Lajmet

​Mustafa citon ish-presidentin Rugova: Vetëm me përkrahjen e ShBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet

Mustafa thotë se Rugova ishte udhëheqës unik i Kosovës e me vizion të hapur.

Published

on

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka kujtuar ditëlindjen e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, për të cilin thotë se ai ishte udhëheqës unik i Kosovës e me vizion të hapur.

Nëpërmjet një shkrimi, Mustafa ka thënë se Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për çka citoi edhe atë se “vetëm me përkrahjen e ShBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet”. Profestizim ky për të cilin Mustafa thekson se vlen edhe për ditët e sotme.

“Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur. Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme! IM”, ka shkruar Mustafa.

Ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.

Lajmet

Anulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

Published

on

By

Seancat gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë anuluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas përfundimit të Konferencës së Statusit të sotëm, ju njoftojmë se të gjitha seancat dëgjimore të planifikuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjyqin Thaçi etj. janë anuluar dhe hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç u përmend gjatë Konferencës së Statusit, Trupi Gjykues synon të nxjerrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm në procedura më vonë këtë javë“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Hagë kanë dëshmuar si dëshmitar të mbrojtjes së Thaçit ndër të tjerë kanë dëshmuar diplomatë amerikanë si; James Rubin, Cristopher Hill dhe së fundmi ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KP

Continue Reading

Lajmet

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Published

on

By

Xhafer Tahiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri.

Përmes një postimi në Facebook Tahiri tha se ky vendim i tij nuk erdhi nga lodhja apo zhgënjimi por për të hapur rrugë për energji të reja, transmeton KosovaPress.

Ky vendim nuk vjen as nga lodhja, as nga zhgënjimi. Vjen nga dashnia e madhe që kam për qytetin e zemrës dhe nga respekti që kam për secilin prej jush“, ka shkruar Tahiri në Facebook./KP

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë, iniciohen procedura ndaj shoferit

Published

on

By

Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi./KP

Continue Reading

Lajmet

Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Shkarkimi i tij u bë me pesë vota për, raporton Betimi për Drejtësi.

Në vend të Kelmendit, si u.d Kryeprokuror i Shtetit u caktua Agron Qala.

Ndërkohë që parditen e kësaj të enjte, u mbajtë takimi i 278-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) e ku u kërkua shkarkimi. Mirëpo gjatë diskutimit pas propozimit për t’u futur në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ky i fundit dhe katër anëtarë të tjerë të Këshillit Prokurorial të Kosovës lëshuan mbledhjen, duke thënë se po tentohet shkatërrimi i sistemit.

Aty Kelmendi tha se nuk do të dorëhiqet dhe do të qëndrojë stoik përballë siç tha ai interesave të një grupi dhe një individi që vazhdimisht e ka pëkrahur.

Ka ardh koha e fundit se ky njeri ta kuptojë se ka ardh koha për një sistem prokurorial të ndershëm, e që ka fuqi ta mbrojë Kushtetutën dhe Ligjin. Do të isha shumë i lumtur sikur mos të kisha qenë kurrë pjesë e këtij KPK dhe kurrë nuk jam ndi më keq se këto ditët e fundit kur u bë plani për larimin tim nga kjo pozitë. Ka qenë shumë e letë të ofrojë dorëheqje por duke parë këtë plan e këtë strukturë, kam vendos që deri në fund të qëndroj stoik e ta mbrojë Prokurorinë e Shteti. Krejt kjo po ndodhë për shkak të një anëtari të ri të KPK-ë. Humbi kandidati i  njerëzve të interesuar dhe tani po bëjnë përpjekjet e fundit për të shkatërruar procesin dhe njerëzit që janë këtu për të mbrojtur procesin”, tha Kelmendi

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është propozuar si rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ky propozim erdhi nga zëvenëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantollli e cila tha se Kelmendi është pozicionuar në një grup të caktuar të anëtarëve të KPK-së dhe sipas saj, nuk po përfaqëson unitetin e Këshillit Prokurorial, për çka edhe është zotuar.

Ndërkohë pas fjalës së saj, UD Kryeprokurori, Besim Kelmendi akuzoi Granitollin duke thënë se kjo është një lojë e një grupi të anëtarëve të cilin e përfaqëson Granitolli./KP

Continue Reading

Të kërkuara