Lajmet

​Musliu: Veteranët po kërkojnë diçka minimale

Musliu tha se propaganda ndaj veteranëve të luftës që është zhvilluar tash e 20 vite, duhet të ndalet.

Published

on

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është parë në protestën e veteranëve të OVL-UÇK, ndërsa tha se e përkrah këtë protestë.

Musliu tha se propaganda ndaj veteranëve të luftës që është zhvilluar tash e 20 vite, duhet të ndalet.

Protesta e tyre është e drejtë, është paqësore dhe ne i mbështesim. Është e tepërt lufta dhe propaganda që është zhvilluar ndaj veteranëve që është zhvillu që 20 vite dhe sot duhet të jepet një mesazh, që të ndalohet propaganda. Vetë fjala paga minimale tregon se çfarë gjendje janë veteranët sot. Prandaj këta asgjë më shumë s’po kërkojnë, vetëm një të drejtë minimale për të jetuar në shtetin për të cilin kanë dhënë gjymtyrët e vetëm jetën e vet. Bashkëndjej me ta sot. Dhe do të jem në anën e veteraneve sa herë që kanë nevojë për mua si deputete”, tha Musliu.

Deputeti, Bekim Haxhiu ka deklaruar se duhet të tërhiqet projektligji për pagat dhe të mos kalojë në kuvend.

Do të vazhdojmë të mbështesim kërkesën e juaj dhe ky projektligj diskriminues nuk do të lejohet të kalojë në kuvend, nëse është nevoja do të përdoren të gjitha mjetet demokratike me ndalu votimin e një projektligji i cili cenon lerat më të mëdha. Projektligj i cili është kundër vlerave i cili përpiqet të miratohet duke anashkaluar veteranët e luftës dhe kategoritë më të ndishme të shoqërisë atëherë edhe ne nuk do të lejojmë të kalojë në kuvend, Qeveria do të kfjellët dhe të tërheq këtë projektligj diskriminues dhe të ulët të bisedojë me veteranët për miratimin e ligjit për pagën minimale, ata që nuk dëshirojnë të bisedojnë me veteranët, prandaj ju garantojmë që kurdo që fillon seanca ne do të jemi në kuvend duke e penguar një projektligj të tillë. Ne jemi me veteranët, ata që nuk janë me veteranët e kanë vendin përtej kufirit në Merdare”, tha ai.

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Pejë dhe Klinë, tre persona të arrestuar

Published

on

Policia ka raportuar për tri raste të dhunës në familje të regjistruara në Pejë dhe Klinë gjatë datave 19 dhe 20 shtator.

Në Pejë, më 19 shtator, është arrestuar një grua kosovare, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Klinë më 20 shtator, rreth orës 12:00. Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po më 20 shtator, rreth orës 18:10, në Pejë është raportuar edhe një rast tjetër. Një grua kosovare dyshohet se ka tentuar të sulmojë një grua tjetër dhe, gjatë përpjekjes për ta larguar, ka sulmuar fizikisht një burrë kosovar.

Viktima mashkull ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara