Lajmet

​Musliu: Serbia paraqet rrezik permanent për sigurinë e Kosovës

Musliu tha se Serbia nuk ka identitet dhe stabilitet politik.

Published

on

Instituti për Studime të Luftës Hibride Octopus prezantoi analizën për sulmin terrorist serb në Banjskë, në të cilën u renditën disa fakte dhe argumente se si erdhi deri tek sulmi i 24 shtatorit, duke përfshirë edhe historikun e Serbisë që nga zanafilla e formimit të saj si shtet.

Drejtori i institutit Octopus, Agim Musliu, tha se Serbia nuk ka identitet dhe stabilitet politik, derisa shtoi se lidhja e pushtetit me krimin është e pandarë.

Musliu tha se plani për sulmin terrorist të 24 shtatorit është përgatitur në mënyrën më të sofistikuar, sa i përket armatosjes dhe pajisjeve. Ai potencoi se në qendrën e ushtrisë serbe urdhërdhënësi është Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se këta njerëz kanë marrë pjesë në luftë në Ish-Jugosllavi, por që janë në pushtet edhe sot.

Musliu theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic ka përgatitur vazhdimisht terrenin propagandistik, derisa shtoi se Serbia paraqet rrezik permanent për sigurinë e Kosovës.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se akti i agresionit në Banjskë ka ngritur brengën jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sipas tij, ky lloj agresioni mund ta zhbëjë të gjithë progresin që Kosova dhe Serbia e kanë bërë te kaluarën, përmes dialogut.

Bislimi shtoi se raporti mes Kosovës dhe Serbisë edhe pas 11 viteve të dialogut, nuk ka shkuar drejt përafrimit, por se ka një ftohje më të madhe’. Ai potencoi se fuqia që kanë aleatët shtetërorë për të ofruar informata të gabueshme apo gjysmë të vërteta, që sipas tij, e përbën thelbin kryesor të luftës hibride, po e keqpërdor Serbia.

Ndërkaq, hulumtuesja e lartë në Ocotopus, Arta Haxhixhemajli prezantoi një pjesë nga analiza, duke treguar për prapavijën e sulmit terrorist në Basnjë të Zvecanit. Ajo foli për Listën Serbska dhe ndikimin e saj në veri.

Haxhixhemajli foli për Milan Rajdojcic, duke e potencuar si personin kryesor për vrasjen e Oliver Ovanovic. Ajo shtoi se Radojcic ka pasur mbështetjen e Vucicit për të marrë nën kontrollë veriun.

Derisa foli për Radojcic, Haxhixhemjali përmendi edhe rastin “Brezovica”, duke thënë se ky i fundit u bë subjekt i hetimit, ku që ‘nga fillimi i vitit 2022 Radojcic nuk do të bëntë më asnjë aktivitet në territorin e Republikës së Kosovës’.

Tutje, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani foli për renditjen e argumenteve pse Serbia vazhdon të jetë rreziku më i madh për sigurinë kombëtarë të Republikës së Kosovës, derisa potencoi barrikadat e datës 31 korrik dhe 10 dhjetor të vitit 2022.

Përpos këtyre, Elshani përmendi sulmet ndaj KFOR-it të datës 25 maj të vitit 2023, dhe sulmit ndaj Policisë dhe gazetarëve e qytetarëve.

Ai tha se Vuçiq në forma të ndryshme ka udhëzuar Milan Radoicicin dhe strukturat ilegale serbe për te mobilizuar persona të rinj në katër komunat në veri, sipas tij për të formuar grupin terrorist që u përfshi në sulmin terrorist të 24 shtatorit. 

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Të kërkuara