Lajmet

​Murati: Rishikimi i buxhetit nuk është i domosdoshëm

Murati tha se për pensionistët me probleme shëndetësore verifikimi kryhet nga ekipet mobile.

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi pas kritikave për mungesë të rishikimi të buxhetit. Ai tha se rishikimi është mundësi por jo kërkesë ligjore, megjithëse tha se janë duke monitoruar situatën me organizatat buxhetore por bëri të qartë se asgjë nuk mund të bëhet pa fillimin e sesioni vjeshtor të punës së Kuvendit, i cili miraton rishikimin.

Çështja e rishikimit të buxhetit është mundësi, por nuk kërkohet, nuk është e domosdoshme, megjithatë ne jemi duke monitoruar dhe duke shqyrtuar organizatat buxhetore dhe ekzekutimin edhe të projekteve dhe nevojave të tyre, ka disa kërkesa që kemi pasur deri më tani dhe do të shohim siç procedojmë tutje, natyrisht Kuvendi është në pushim dhe nuk është se edhe po të bëhej diçka nga ana e qeverisë do të kishte ndikim për shkak se derisa të kthehet prej pushimit nuk mund të dorëzojmë projektligjin në Kuvend”, tha Murati.

Murati është përgjigjur edhe rreth kërkesës që pensionistët të paraqiten fizikisht në zyrat Departamentit të Pensioneve për verifikim, duke thënë se kjo është kërkesë ligjore, pavarësisht se pezullimi kishte ndodhur për shkak të pandemisë.

Sipas tij, duan të sigurohen që pensionet po shkojnë në adresën e duhur.

Ka qenë një periudhë pezullimi kur kjo kërkesë ligjore ka qenë e pezulluar për shkak të pandemisë, megjithatë marrë parasysh numrin që kemi pa që ka raste shpeshherë ai zinxhiri i raportimit nuk funksionon sa duhet nëpër institucione të tjera dhe nëpër disa komuna ose regjione, e kemi pa të nevojshme që të rikthejmë edhe një herë që të bëhet një ri-shoshitje dhe të sigurohemi që numri i pension-marrëseve të jetë i saktë sepse jemi të përkushtuar që të kemi mbështetje të dinjitetshme për të gjitha kategoritë shoqërore në vend, megjithatë duam po ashtu të sigurohemi që paratë po shkojnë në adresën e duhur, aty ku ka nevojë, edhe ky proces është bërë me këtë gjë në mendje”, vijoi Murati.

Ai tha se numri paraqitjeve po ndryshon çdo orë por shtoi se shumica dërrmuese tashmë e kanë kryer këtë obligim.

Ai tha se për pensionistët me probleme shëndetësore verifikimi kryhet nga ekipet mobile, ndërsa për pensionistët që lajmërohen më vonë, pagesa e pensionit do t’ju bëhet në mënyrë retroaktive.

Mjafton që dikush prej familjes të paraqitet në zyrën e pensioneve dhe ekipi mobil shkon dhe nëse ka raste të gjendjes së rënduar shëndetësore, por edhe të çështja e këtij afati ka të bëjë me pezullimin e përkohshëm, pra kurdo që paraqitet me vonë, gjatë muajve të ardhshëm mund t’i kthehet retroaktivisht pensioni vetëm se pezullohet për momentin për të pasur mundësi që institucionet e vendit ta bëjnë verifikimin e duhur për pension-marrësit”, përfundoi Murati.

Afati i paraqitjes fizike të pensionistëve në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij departamenti do të përfundojë sot.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara