Lajmet
Murati: Pakoja e Ringjalljes dhe masat e fundit synojnë të mbështetet çdo segment i ekonomisë
Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMinistri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Financa dhe Ekonomi sot në Shkup, ku u diskutua lidhur me situatën ekonomike në periudha të krizave globale.
Gjatë fjalës së tij, ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.
Me këtë rast, menaxhimi i mirë i financave publike e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë u theksuan si elemente kyçe që kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale.
Tutje, ministri nënvizoi që Pakoja e Ringjalljes Ekonomike së bashku me masat e fundit mbështetëse kanë synuar që çdo segment i ekonomisë të mbështetet, ashtu që ekonomia e vendit të jetë sa më e qëndrueshme ndaj krizave të ngjashme në të ardhmen.
Bota
IZRAEL – Ministri i Sigurisë paralajmëron për dorëheqje në rast të një marrëveshjeje me Hamasin
Published
13 minutes agoon
January 14, 2025By
UBT NEWSMinistri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i njohur për pozitat e tij të ashpra, ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu në rast se një marrëveshje arrihet me Hamasin për lirimin e pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës. Ben-Gvir e ka quajtur çdo marrëveshje të tillë si një “kapitullim” dhe ka kërkuar që Izraeli të ndalojë plotësisht dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza si pjesë e një strategjie për të nënshtruar Hamasin.
Në këtë kontekst, Ben-Gvir ka ftuar edhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, që të bashkohet me të për të kundërshtuar këtë marrëveshje, ndërsa ka paralajmëruar se nuk do të kërkojë të rrëzojë qeverinë, edhe pse largimi i grupit të tij mund ta lë qeverinë pa shumicë. Kryeministri Netanyahu ka 68 vendet në parlament, dhe një largim i këtyre grupeve do të mund të krijonte probleme për shumicën e tij parlamentare.
Në anën tjetër, opozita ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur një marrëveshje për lirimin e pengjeve, duke ofruar një “rrjet sigurie” për realizimin e saj./UBTNews/
Kulturë
35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër
Published
20 minutes agoon
January 14, 2025By
UBT NEWSMë 14 janar të vitit 1990, Shkodra shënoi një ngjarje të paharruar në historinë e saj, duke u bërë qyteti i parë që ngriti zërin kundër regjimit komunist. Kjo datë shënon 35 vjetorin e protestës së parë antikomuniste, kur një grup të rinjsh shkodranë, të mbështetur nga mijëra qytetarë, u ngritën në shesh kundër regjimit të kohës, kërkesa e të cilëve ishte heqja e bustit të Stalinit, një simbol i diktaturës komuniste.
Protesta u zhvillua në qendër të qytetit, ku mijëra qytetarë mblodhën në heshtje, duke shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit që kishte mbajtur nën kontroll Shqipërinë për dekada. Kjo ngjarje, e cila kishte filluar të planifikohej disa ditë përpara, përbënte një reagim të drejtpërdrejtë ndaj ngjarjeve që po ndodhnin në vendet e tjera të Europës Lindore, të cilat po përjetonin rënien e regjimeve komuniste.
Protesta, megjithëse pa fjalime dhe pa përplasje të dhunshme, ishte një moment kyç për qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Ajo u pasua me një mbulim mediatik të madh, duke u komentuar në mediat ndërkombëtare si BBC World Service, RAI dhe VOA, që përshkruan ngjarjen si një akt të guximshëm të kundërshtimit ndaj regjimit totalitar.
Megjithatë, protesta nuk kaloi pa pasoja për organizatorët dhe pjesëmarrësit. Sigurimi i Shtetit, që ishte në dijeni të planifikimit të protestës, e konsideroi këtë ngjarje si një akt të armiqve të regjimit, të frymëzuar nga ngjarjet e ngjashme që ndodhnin në vendet e tjera të Lindjes. Pas tubimit, u zhvilluan arrestime të disa prej atyre që ishin të përfshirë, me dhjetë prej tyre që u dënuan me disa vite burg për akuzat e agjitacionit dhe propagandës, diversionit dhe moskallëzimit të krimit. Ata që u dënuan ishin: Aldo Perrizi, Dedë Kasenci, Flamur Begu, Gjergj Livadhi, Klaudio Daka, Kolec Hublina, Nikolin Margjini, Nikolin Thana, Rin Monajka dhe Tonin Dema.
Ky akt proteste shënoi një hap të rëndësishëm në rrugën e lirisë dhe demokracisë për Shqipërinë, duke u bërë një simbol i qëndresës dhe i guximit të popullit shqiptar në përpjekjet e tij për të hequr dorë nga një regjim represiv dhe për të kërkuar një të ardhme më të ndritur./UBTNews/
Lajmet
EULEX-i përforcon njësitë në Kosovë, për ta mbështetur stabilitetin
Published
30 minutes agoon
January 14, 2025By
UBTNewsEULEX-i përforcon Njësinë Policore të Specializuar të tij me një Njësi Policore të Specializuar Rezervë për ta mbështetur stabilitetin në Kosovë si dhe sigurinë për të gjitha komunitetet.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij përmes dislokimit të përkohshëm të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia. Këta policë do të punojnë krah për krah me NJPS-në e siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit në mbështetje të stabilitetit në mbarë Kosovën dhe për të garantuar siguri për të gjitha komunitetet.
Në njoftimin e EULEX-it thuhet se NJPSR-ja do të përbëhet nga asetet EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare Franceze, Karabinierët Italianë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë.
“NJPSR-ja pritet të arrijë në Kosovë gjatë ditëve në vijim për ta adresuar nevojën e Misionit për forca shtesë në terren për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë – duke përfshirë funksionimin si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme. NJPSR-ja do të kryejë patrullime të dukshme dhe do të kontribuojë që Misioni të ketë pasqyrë të qartë për situatën”, thuhet në njoftim.
Ky do të jetë dislokimi i pestë i NJPSR-së së EULEX-it, ndërsa dislokimi i parë është bërë në mars 2022.
“EULEX-i shërben si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti, kurse misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Masakra që bindi botën: Serbia vazhdon të mohojë gjenocidin që kreu në Reçak
Published
48 minutes agoon
January 14, 2025By
UBTNewsNjëzetegjashtë vjet më parë bota mësoi emrin e Reçakut – fshatit të vogël që pak kush kishte dëgjuar për të. Aty po kryhej gjenocid nga forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë 45 civilë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e të moshuar. Të gjitha të dokumentuara, por ende Serbia e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës.
Zyrtarët e lartë serbë, nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, në vazhdimësi e kanë mohuar masakrën duke e quajtur “inskenim” e “gënjeshtër”. Kjo nuk është diçka e re, meqë politikanët në Serbi, historikisht kanë tentuar të shtrembërojnë të vërtetën në Ballkan.
Por që për masakrën e Reçakut flasin raporte ndërkombëtare e burime arkivore të cilat dëshmojnë tmerrin që ndodhi në këtë fshat, e thotë edhe profesori i Historisë, Selim Bezeraj.
“Edhe Pashiqi, ai që ishte shumë më herët se sa ky [Vuçiqi] udhëheqës i Serbisë, ka mohuar krimet që kanë kryer serbët në Kosovë. Kemi mohimin e krimeve edhe në Luftën e Dytë Botërore që bëjnë serbët në Kosovë. E mohojnë edhe Rankoviqi edhe Tito. Dhe natyrisht këta të fundit janë bashkëpjesëmarrës në krimet në Kosovë, për shkak se ata kanë qenë para 26 viteve pjesë e qeverisë kriminale të Millosheviqit dhe natyrisht që këta e mohojnë, por faktet janë tjera, argumentet janë tjera. Sepse pikërisht këta i kanë kryer të gjitha këto krime dhe këtë masakër të 15 janarit në Reçak. Në politikën e tyre të Serbisë është gjithmonë praktikë ajo që dëshirojnë që faktin ta mbulojnë me gënjeshtër, me falsifikim”, shton ai.
I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Ai vizitoi Reçakun një ditë pas masakrës dhe pasi pa trupat e civilëve tha se “ky është një krim i rëndë kundër njerëzimit”.
Profesori universitar thotë se ajo çfarë ndodhi në fshatin Reçak është kryer me plan të qartë nga Serbia.
“Masakra e Reçakut është një nga masakrat më të rënda që ka ndodhur nga regjimi i Serbisë në Kosovë. Kjo masakër është e kryer plotësisht mbi planet që ka pasur Serbia gjithmonë ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Historikisht është e dokumentuar që krimet që ka kryer Serbia janë me plane. Nuk janë aty për aty dhe edhe masakra e Reçakut është një nga ato që është kryer prej Serbisë…Shto këtu që aty kanë qenë të involvuar edhe pjesa intelektuale edhe pjesa fetare-religjioze sepse bekimin e këtyre krimeve e ka bërë kisha që është rast unik në botë që nuk ka ndodhë asnjëherë që të jetë diçka e tillë, sepse ata e involvojnë kishën si diçka nacionale”, deklaron ai.
Njëzetegjashtë vjet pas kësaj ngjarje të tmerrshme, asnjë person nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet në Reçak.
Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish-Jugosllavisë në 2003 ngriti një aktakuzë kundër disa eprorëve serbë për krimet e kryera kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se nuk janë dënuar asnjëherë ata të cilët dhanë urdhër vrasjen e civilëve shqiptarë.
“Ne kemi një aktgjykim në Hagë, i cili dënon njerëz të parëndësishëm sa i përket masakrës së Reçakut. Por ne si IKD kemi thënë vazhdimisht, është e vërtetë që është shumë e vërtetë të ndiqen penalisht kryerësit e këtyre veprave penale por nëse do të kishim një qasje institucionale, nëse do të kishim një qasje shumë më gjithëpërfshirëse, të gjithë e dimë por e dinë edhe Prokuroria Speciale që masakrat që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës dihet qartë se kush ka qenë komandant i policisë, komandant i forcave ushtarake, komandant i forcave paramilitare, do të thotë grupet kriminale paraushtarake që kanë kryer krimet në Kosovë. Dhe nëse do të kishim më shumë aktakuza që e prekin zingjirin komandues, në një mënyrë do të rritej edhe llogaridhënia edhe përgjegjësia e personave të cilët kanë qenë urdhërdhënës në këto masakra”, deklaron Miftari.
Edhe Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se ende nuk është ofruar drejtësi për viktimat e Reçakut.
“Fare pak apo aspak është ofruar drejtësi për viktimat civile të cilat janë vrarë 26 vjet më parë në masakrën e Reçakut. Sigurisht që këtu një prej problemeve apo sfidave është mos bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë dhe personat të cilët i kanë bërë këto krime nuk gjenden në Kosovë. Kohëve të fundit Prokuroria Speciale me hyrjen në fuqi të Ligjit për Gjykim në Mungesë janë ngritur disa aktakuza në mungesë dhe vitin e kaluar, në dhjetor të vitit të kaluar e kemi pasur edhe aktgjykimin e parë në mungesë për krimet e luftës të kryera në Komunën e Shtimes. Aktakuza të tjera lidhur me masakrën e Reçakut nuk janë proceduar pranë gjykatave të Kosovës”, shprehet ai.
Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.
Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës – dhunshëm të dëbuar, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Shifrat flasin për mbi 13.000 civilë të vrarë gjatë luftës së viteve 1998/99 nga forcat serbe dhe për mbi 6.000 të zhdukur me dhunë, 1.600 prej tyre vazhdojnë të jenë të pagjetur.
IZRAEL – Ministri i Sigurisë paralajmëron për dorëheqje në rast të një marrëveshjeje me Hamasin
35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër
EULEX-i përforcon njësitë në Kosovë, për ta mbështetur stabilitetin
Jani Vreto, iluministi e atdhetari i njohur si Gutenbergu shqiptar
Masakra që bindi botën: Serbia vazhdon të mohojë gjenocidin që kreu në Reçak
Mundësi e artë për nxënësit e klasave të 9-ta: Testi Provues në UBT International Smart Schools!
Parashikimet rrëqethëse të Simpsons për vitin 2025
Norvegjia lider botëror në makinat elektrike, 88.9% e makinave të reja janë ekologjike
“Shqiptarët i shihni me llupë, për serbët i mbyllni sytë”, aksioni i shqiptarëve në Bujanoc
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!