Lajmet

​Murati merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike.

Published

on

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po organizohet nga The Economist në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministri Hekuran Murati mori pjesë në panelin “Investimet në Ballkanin Perëndimor për Rritje të Qëndrueshme”.

Gjatë fjalës së tij, ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

Me këtë rast, menaxhimi i mirë i financave publike e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë, subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike, e së fundmi edhe mbështetja ndaj bizneseve prodhuese kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale, e të vazhdojë të ketë rritje pozitive edhe gjatë këtij viti.

Murati u fokusua edhe te roli i institucioneve ndërkombetare financiare si mbështetëse të rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e projekteve kyçe infrastrukturore.

Ai u shpreh se qeveritë duhet të jenë pro-aktive dhe të përkushtuara që nevojat që identifikohen gjatë procesit politikë-bërjes të adresohen me institucionet ndërkombëtare financiare, ashtu që financimi i tyre të jetë sa më i përballueshëm.

Konferenca e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka mbledhur politikanë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, akademikë, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit e ndërmarrësisë për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në rajon.

Lajmet

Ngjarjet sot në Kosovë

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga disa aktivitete të rëndësishme në fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, drejtësinë, punësimin dhe përkujtime kombëtare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e aneksit të Depos së barnave të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe fillimin e renovimeve në këtë objekt. Aktiviteti mbahet në rrugën “Aziz Abrashi”, zona industriale në Prishtinë, nga ora 10:00.

Po në orën 10:00, para administratës së QKUK-së në Prishtinë, Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë takim me punëtorët e sigurimit fizik, ku do të vendosen hapat e mëtutjeshëm për të drejtat dhe përfaqësimin e tyre.

Në fushën e drejtësisë, po ashtu në ora 10:00 në hotelin “Mercure” në Prishtinë, do të lansohet Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Përmbarimit, një hap drejt dixhitalizimit dhe rritjes së efikasitetit në këtë proces.

Ndërkohë, nga ora 11:00 në hotelin “Sirius”, Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) do të mbajë një konferencë me temën “Punësimi dhe përfshirja institucionale e komuniteteve joshumicë në Kosovë”.

Në Ferizaj, do të zhvillohen ceremonitë mortore për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ekrem Jashari. Homazhet pranë arkivolit do të fillojnë në orën 13:00 në Galerinë e Arteve, pasuar nga mbledhja komemorative në Teatrin “Adriana” në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Varrezat e Veteranëve të qytetit në orën 17:00.

Continue Reading

Bota

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi

Published

on

By

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rindezur sërish, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Irani ka shkelur armëpushimin duke lëshuar raketa në drejtim të Izraelit vetëm pak orë pasi marrëveshja për ndaljen e luftimeve hyri në fuqi.

Katz bëri të ditur se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të rifillojë sulmet ndaj caqeve paramilitare dhe objekteve qeveritare brenda territorit iranian. Sipas tij, raketat e lëshuara përbëjnë një “shkelje të plotë” të marrëveshjes për armëpushim.

Izraeli raportoi se raketat janë pikasur në hapësirën ajrore të vendit më pak se tri orë pas fillimit të armëpushimit, të cilin të dyja palët – si Izraeli, ashtu edhe Irani – kishin pranuar pas thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që ka tronditur Lindjen e Mesme.

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste dhune në familje brenda një dite – viktima kryesisht gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar një numër shqetësues të rasteve të dhunës në familje gjatë datës 23 qershor, me incidente të ndodhura në disa komuna të vendit.

Në Prishtinë, janë regjistruar tri raste të ndara të dhunës në familje:

Në një rast, një mashkull është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një femër. Viktima është trajtuar mjekësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në një tjetër incident, një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një tjetër mashkull. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa rasti është nën hetim.

Po ashtu, një tjetër burrë u arrestua pas dyshimeve për ushtrim dhune ndaj një gruaje. Ai u dërgua në mbajtje pas intervistimit.

Në Gjilan, një mashkull u arrestua për dhunë ndaj një gruaje pas një konflikti verbal e fizik. Edhe ai është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, dy burra u arrestuan pasi dyshohet se ushtruan dhunë ndaj një gruaje. Pas intervistimit, ata u liruan në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, një burrë u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes. Pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Vushtrri, një tjetër rast i dhunës në familje ka rezultuar me arrestimin e një burri, i cili është dërguar në mbajtje. Viktima është trajtuar mjekësisht.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për raportim të menjëhershëm të çdo forme të dhunës dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë për parandalimin e rasteve të tilla.

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të dyshuar për sulm seksual në Viti, një në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dyshuar për sulm seksual është raportuar në komunën e Vitisë, ku dy persona janë shoqëruar për intervistim nga Policia e Kosovës. Sipas informacioneve zyrtare, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj viktimave femra.

Pas procedurave fillestare, me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Continue Reading

Të kërkuara