Lajmet

​MSh pranoi mbi gjysmë milionë vaksina nga ShBA dhe bleu mbi 53 mijë të tjera

Published

on

503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, të cilat kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 mijë e 920 doza të vaksinës Pfizer.

“Prej këtij kontigjenti, 503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të ShBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer. Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSh i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të grupmoshës mbi 16-vjeçare sikurse edhe kategorisë së fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione mjekësore që të vaksinohen, si mënyra më adekuate për t‘u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në mënyrë specifike, MSh u bën thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen sikurse edhe nënave gjidhënëse gjithashtu, duke qenë që nuk ka asnjë dëshmi shkencore që vaksinimi kundër COVID-19 shkakton probleme për shtatzënësinë apo të lidhura me fertilitetin. 

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezanton vizionin e UBT-së për “Smart City” në Kongresin Ndërkombëtar të Cilësisë në Francë

Published

on

Në një ngjarje prestigjioze që ka mbledhur profesionistë dhe liderë nga e gjithë bota, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, po merr pjesë si i vetmi personalitet nga rajoni shqipfolës në Kongresin e 65-të Evropian të Cilësisë, i cili po mbahet në Reims, Francë.

Ky kongres, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e cilësisë, ka tërhequr rreth 5,000 pjesëmarrës nga Evropa, SHBA-ja, Kina, India, Kanadaja dhe shumë shtete të tjera. Ai shërben si një platformë globale për shkëmbimin e praktikave të suksesshme dhe avancimin e cilësisë në fusha të ndryshme, përfshirë edukimin, shkencën, teknologjinë, dhe menaxhimin e cilësisë.

Në kuadër të këtij kongresi të nivelit të lartë, Rektori Hajrizi do të prezantojë një temë të rëndësishme, “UBT Smart City – The Convergence Platform for Entrepreneurial Education, Research, Science, Technology, and Innovation-Based Ecosystem”. Kjo temë përshkruan vizionin e UBT-së për krijimin e një ekosistemi inovativ, i cili bashkon edukimin, kërkimin shkencor, teknologjinë, dhe inovacionin për të zhvilluar një platformë të menaxhimit të cilësisë që i shërben shoqërisë dhe ekonomisë globale.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi do të theksojë rolin e UBT-së në nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e bazuar në cilësi, duke përfshirë kontributin e institucioneve arsimore në përmirësimin e proceseve dhe standardeve globale. Idetë novatore që ai do të paraqesë po gjejnë jehonë të gjerë në audiencën globale, duke u vlerësuar për përkushtimin e UBT-së për të ofruar një arsimi të nivelit të lartë dhe të integruar me kërkimin dhe teknologjinë e avancuar.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë kongres prestigjioz është një garanci për përkushtimin e UBT-së ndaj cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ajo gjithashtu përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të promovuar rëndësinë e arsimit të avancuar dhe inovacionit në rajonin shqiptar, duke lidhur përvojat dhe praktikat më të mira të Evropës dhe botës./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Reforma e asistencës sociale, lansohet masa për mbështetjen e punësimit

Published

on

By

Masa për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, do të lansohet sot.

Në këtë ngjarje që nis në orën 13:00 marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Po ashtu i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

Continue Reading

Lajmet

​Rexhbeçaj: Do të luajmë të bashkuar

Published

on

By

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, theksoi rëndësinë e kontrollimit të lojës në mesfushë dhe angazhimin e të gjithë ekipit për të fituar kundër Rumanisë.

Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë këtë javë. Besoj se jemi gati, e dimë se çfarë atmosfere na pret, por ne jemi futbollistë profesionistë të gjithë, jemi të përgatitur 100 përqind për ndeshjen kundër Rumanisë. Na duhet që ta kontrollojmë lojën në mesfushë, por duhet të gjithë të luftojmë së bashku, pasi kemi ekip shumë cilësor në ofensivë. Do të luajmë të bashkuar në mënyrë që ta dominojmë lojën”, tha Rexhbeçaj, duke premtuar se do të japë maksimumin për fitoren e Kosovës.

Në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, Rumania kryeson me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek me 9 pikë. Për të fituar grupin dhe për të avancuar në Ligën B, Kosovës i nevojitet një fitore më e thellë se 3:0 kundër rumunëve. Ndeshja vendimtare do të zhvillohet nesër në ora 20:45.

Continue Reading

Lajmet

​Malishevë, arrestohen tetë persona të mitur të përfshirë në një rrahje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Malishevë, janë arrestuar tetë persona të mitur të cilët ishin përfshirë në një rrahje mes vete.

Sipas policisë në këtë rast dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri.

Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë me dije se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara