Sport

​Mourinho dhe Spalletti në një bisedë interesante në TV, kjo ishte pyetja provokuese e portugezit

Napoli qëndron i pari në Serie A me shtatë fitore në shtatë ndeshje, ndërsa Roma është gjashtë pikë prapa tyre në vendin e katërt.

Published

on

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë shaka me atë të Napolit, Luciano Spalletti, pas një fitoreje tjetër të dielën.

Mourinho dhe Spalletti dolën së bashku në TV, të dy në humor të shkëlqyeshëm pas një fundjave të suksesshme, dhe Mourinho përshëndeti ish-trajnerin e Interit.

“Punë e shkëlqyeshme, Spallettone! Dëshironi t’i fitoni të gjitha ndeshjet?”, Pyeti Mourinho Spallettin në lidhjen direkte në “DAZN”.

Spalletti u përgjigj: “Të shohim, ti je i rrezikshëm”.

Pas pushimit ndërkombëtar, Napoli vazhdon me ndeshjen në shtëpi kundër Torinos, para se të udhëtojë te Roma më 24 tetor.

Trajneri i “Giallorossëve” e pati atë lojë në mendje kur foli me Spallettin dhe tha: “Sipas mendimit tim, ju duhet të humbni ndeshjen e ardhshme në udhëtim”.

Napoli qëndron i pari në Serie A me shtatë fitore në shtatë ndeshje, ndërsa Roma është gjashtë pikë prapa tyre në vendin e katërt.

Sport

Datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Nations League

Published

on

By

Pas shortit të Ligës së Kombeve, Kosova është vendosur në Grupin B3 së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

  • Kosovë vs Irlandë – 24 shtator 2026, e enjte, ora 20:45
  • Austri vs Kosovë – 27 shtator 2026, e diel, ora 18:00
  • Izrael vs Kosovë – 1 tetor 2026, e enjte, ora 20:45
  • Kosovë vs Austri – 4 tetor 2026, e diel, ora 18:00
  • Kosovë vs Izrael – 14 nëntor 2026, e shtunë, ora 15:00
  • Irlandë vs Kosovë – 17 nëntor 2026, e martë, ora 20:45

Tifozët kosovarë tashmë mund të planifikojnë të mbështesin ekipin e tyre në këtë fazë të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Continue Reading

Sport

Kiana Kryeziu sot në pistën olimpike të Milanos

Published

on

By

Skitarja Kiana Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Skiatorja kosovare ka arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike, pasi ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Ajo do të paraqitet në këto gara në skenën më të madhe botërore të sporteve dimërore.

Sot, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu do të garojë në disiplinën Super-G (Super Giant Slalom), duke synuar një paraqitje sa më të mirë në mesin e elitës botërore të skijimit alpin. /Kosova Press/

Continue Reading

Sport

Kupa e Kosovës sjell duel të fortë, Ballkani kundër Llapit

Published

on

By

Tashmë është konfirmuar përballja e çerekfinales në Kupën e Kosovës: FC Ballkani do të ndeshet me KF Llapin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh.

Ballkani vjen në këtë fazë pas një kualifikimi dramatik ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku siguroi kalimin tutje vetëm pas penalltive (11-10). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 3-3, me rikthim të madh nga disavantazhi 2-0.

Në anën tjetër, Llapi eliminoi Dritën me fitore 2-1 si mysafir, falë golave të Arbnor Ramadanit dhe Muhamet Hysenit, duke siguruar me meritë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës.

Tani, dy skuadra në formë të mirë do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante e kësaj faze të garës.

Continue Reading

Sport

Bashkimi dhe Trepça në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Janë zhvilluar mbrëmë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat finaliste: Trepçën dhe Bashkimin.

Në përballjen e parë të mbrëmjes, Trepça u përball me Borën dhe arriti fitore me rezultat 78:66. Mitrovicasit, që kishin fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë 87:64, konfirmuan epërsinë dhe u bënë skuadra e parë finaliste e këtij edicioni. Kampionët në fuqi të Kupës treguan stabilitet dhe përvojë, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë kualifikimin.

Ndërkohë, në ndeshjen e dytë të zhvilluar, Bashkimi mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 85:69. Pas fitores 83:67 në takimin e parë, prizrenasit e menaxhuan me sukses edhe sfidën e kthimit, duke siguruar me meritë një vend në finale.

Kështu, finalja e Kupës së Kosovës, që zhvillohet më 18 shkurt, do të sjellë një duel mjaft interesant mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra që synojnë ta mbyllin këtë edicion me trofe.

 

Continue Reading

Të kërkuara