Lajmet

​Moti sot

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Published

on

Instituti i Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe sot.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, thuhet në njoftim.

Vendi

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati. Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Më pak anije qarkullojnë nëpër Hormuz, ndërsa SHBA dhe Irani vazhdojnë sulmet

Published

on

By

Më pak anije kanë udhëtuar të mërkurën përmes Ngushticës së Hormuzit, në ditën e parë pasi SHBA-ja riktheu bllokadën e saj detare ndaj porteve iraniane, teksa të dyja vendet përshkallëzuan sulmet në të gjithë Gjirin, treguan të dhënat e transportit detar.

Sipas të dhënave të kompanisë Kpler, shtatë anije e kaluan ngushticën të mërkurën, kryesisht në itinerarin iranian, duke shënuar rënie nga 13 që ishin një ditë më parë.

Armiqësitë janë intensifikuar që kur Irani deklaroi të shtunën vonë se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Operacionet ushtarake po i pengojnë anijet të lundrojnë përmes kësaj rruge ujore, e cila përpara luftës mbante rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit.

Të mërkurën, katër anije të zbrazëta hyrën në Gji, duke përfshirë tre tankerë të vegjël nafte dhe një anije të ngarkesave të thata për drithëra, treguan të dhënat. Tre anijet që dolën nga ngushtica të mërkurën transportonin gaz të lëngshëm të naftës (LPG), qymyr dhe karburant nafte .

Të martën, një tanker i tipit Suezmax që transportonte 1 milion fuçi naftë bruto saudite doli nga ngushtica me transponderin e fikur, treguan të dhënat e Kpler.

Të mërkurën nuk pati asnjë tanker të përmasave jashtëzakonisht të mëdha (VLCC) apo tanker të gazit natyror të lëngshëm (LNG) që të kalonte përmes ngushticës. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Kujtesë

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 16 korrik 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

Foto: Nju-Jorku

16 korrik 1993

Vilem Van Ekelen: Konflikti në Kosovë do të çonte në një konflikt evropian në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Evroperëndimor, Vilem Van Ekelen, në një intervistë dhënë gazetës së sotme “Borba”, theksoi se katër dekada “kemi folur se nëse duhet do ta përdorim forcën dhe për këtë kemi qenë të gatshëm”. Mirëpo, vazhdon më poshtë njeriu i parë i këtij unioni ushtarak të disa vendeve evropiane, që u themelua më 1954, “në Jugosllavi nuk qemë të gatshëm t’i përdorimin potencialet tona ushtarake me qëllim të përkrahjes së qëllimeve tona politike”.

Duke folur për Kosovën, Vilem Van Ekelen thotë: “Disa në Evropë mendojnë se krejt kjo çështje do të merr fund në Bosnjë. Në Bosnjë, ndoshta, merr fund një kapitull, por druaj se kapitulli tjetër do të jetë edhe më i përgjakshëm se i pari. Bartja e konfliktit në Kosovë dhe në Maqedoni, pas mendimit tim, do të çonte në një luftë evropiane në Ballkan. Frikësohem se, po ndodhi kështu, në Ballkan do të kemi situatën e luftës qytetare spanjolle, në të cilën vendet fqinje – ndodhta edhe disa të tjera – do t’i përkrahnin palët e ndryshme në konflikt dhe, kështu, do të vazhdonte procesi i eskalimit”, thotë Ekelen, për të konstatuar se “është e qartë se kjo do të kishte pasoja për stabilitetin e përgjithshëm evropian”.

16 korrik 1994

Edhe një kongresist amerikan iu bashkangjit Projektligjit për Kosovën

Kongresisti amerikan Geri Akerman, demokrat nga Nju-Jorku, iu bashkëngjit listës së kongresistëve që kanë përkrahur Projektligjin për Paqe dhe Demokraci në Kosovë.

Siç dihet këtë projektligj e kanë paraqitur kongresistët Suzan Molinari dhe Eliot Engël, të cilët kërkonin që sanksionet ndaj Serbisë të mos zbuten pa u bërë një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Geri Akerman është anëtar i lartë i Komitetit për marrëdhënie të jashtme në Kongresin Amerikan dhe është i angazhuar në Këshillin e të drejtave të njeriut në Kongres, njofton “Ruder Finn” nga Uashingtoni.

 

16 korrik 1997

“Nata” gëlltit flamujt shqiptarë

Rasti i viktimës së tretë u problematizua dhe u politizua tej mase në një pjesë të mjeteve të informimit në gjuhën maqedonase. Për Milaim Dautin, shtypi maqedonas mohon se është viktimë e ngjarjeve të Gostivarit, mirëpo, përkundër pohimeve të tilla, faktin se Milaimi ishte njëmend viktimë e dhunës policore, pos deklaratave të shumta të dobërdolasve, anëtarëve të familjes së të ndjerit, si dhe të strukturave shqiptare politike, e vërtetojnë edhe mjekët e Spitalit të Gostivarit. Ata thonë se ai ishte sjellë me plagë në kokës nga goditjet ditën e mërkurë. Milaim Dauti ishte rast i humbur, prandaj nga spitali i Gostivarit e dërguam si rast të rëndë në Qendrën Kirurgjike të Spitalit Ushtarak në Shkup, ndërsa shkrimet e shtypit maqedonas janë qesharake, theksojnë në spitalin e Gostivarit. Kryeshefi i repartit kirurgjik të spitalit të Gostivarit, kirurgu Gafur Mehmeti, i deklaroi “Rilindjes” se i ndjeri Milaim Dauti qe hospitalizuar më 9 korrik, ndërkaq për shkak të gjendjes së tij tejet të rëndë shëndetësore, gjakderdhjes dhe lëndimeve tjera që kishte pësuar nga goditjet në kokë, ai ishte transferuar në Qendrën Kirurgjike të Spitalit Ushtarak të Shkupit.

Ai ka thënë gjithashtu se prej të mërkurës e deri më këtë spital kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 189 veta, prej të cilëve 28 u dërguan në spitalet e Shkupit, kurse 49 iu nënshtruan trajtimit hospilator në Gostivar. Dje në këtë spita nNga këta të ishin të shtrirë tre pacientë, jasht rrezikut jetësor.

Në Maqedoni vazhdon aksioni i policisë për heqjen e flamujve shqiptarë para kuvendeve të komunave, ku Këshillat e komunave sollën vendime për përdorimin e flamujve në ato komuna ku kjo popullatë përbën shumicën e popullsisë së komunës, duke u bazuar në nenin 48 të Kushtetutës së Maqedonisë i cili thotë se “nacionalitetet në Maqedoni mund të kultivojnë veçoritë kombëtare, kulturën dhe t’i përdorin simbolet. . . ”

Pas intervenimit brutal të policisë në Gostivar dhe Tetovë flamuri kombëtar shqiptar u hoq dje edhe para kuvendit të komunave të Dibrës dhe komunës së Likovës në afërsi të Kumanovës.

Nga Dibra bëhet e ditur se rreth orës 3:30 pesona të panjohur hoqën nga shtylla para kuvendit të komunës flamurin shqiptar dhe turk të cilët para komunave valonin pas vendimit të këshillit të komunës për përdorimin e falmujve kombëtar. Nga shtylla nuk u hoq flamuri shtetëror i Maqedonisë, por kryetari i komunës Qemajl Xhafa, me të kuptuar për këtë rast urdhëroi një anëtar të këshillit që të heqë nga shtylla edhe flamurin shtetëror. Kryetari i Komunës ka kërkuar infomacione nga policia në Dibër, por thuhet se nuk posedon informacione për kryerësit e kësaj vepre.

Poashtu sipas një informacioni nga Gostivari, që u emetua TVM edhe mbrëmë persona të panjohur i zbritën nga shtyllat flamujt shqiptarë, turk dhe shtetëror maqedonas dhe i dogjën.

Edhe në komunën e Likovës në Kumanovë, mbrëmë rreth orës 12:15 policia maqedonase hoqi nga shtylla para komunës flamurin kombëtar shqiptar. Sipas informatës së rojës së komunës, policia atij i ka urdhëruar të fikte dritat, ka hequr flamurin dhe ia ka dhënë rojës.

Lidhur me heqjen tre flamuve kombëtarë në këto komuna, zëdhënësi i Qeverisë në konferencën e djehsme për gazetarë tha se “Qeveria nuk ka njohuri për këtë”!?

Me rastin e ngjarjeve të fundit në Maqedoni udhëheqja më e lartë e komunës së Likovës në Kumanovë i dërgoi një letër të hapur kryetarit të Maqedonisë z. Kiro Gligorov.

Në këtë letër në mes tjerash thuhet se “shqiptarët në Maqedoni pa dyshim janë popullatë e madhe dhe autoktone, e cila me shekuj jeton në trojet e veta etnike dhe se padyshim janë qytetarë lojal ndaj shtetit maqedonas. Themi kështu me plot përgjegjësi për shumë arsye në radhë të parë shqiptarët paguajnë tatimet dhe taksat shtetërore, japin vetëkontributet e shpallura për ndërtmin e Maqedonisë, paguajnë kontrbibutet për arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi dhe kontribute të tjera, marrin pjesë në kryerjen e shërbimit ushtarak, bile edhe ata persona që nuk e kanë rregulluar çështjen e nënshtetësisë.

Përkundër kësaj ky shtet shqiptarëve nuk iu ofron asgjë. Shqiptarët pothuaj në të gjitha sferat e jetës janë të privuar nga të drejta e tyre. Të gjitha kontributet që ia japin shtetit shkojnë në dobi të tjetërkujt, pjesëmrrja e shqiptarëve në arsim është katastrofale. E njëjta situatë është dhe në lëmenj tjerë të jetës si, kulturë, punësim etj.

Nuk duhet të jetë njeriu shumë i mençur që të kuptojë realitetin e shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët ftohen masovikisht në shërbim ushtarak dhe përbëjnë 30 për qind të regrutëve, përkundër kësaj numri i kuadrit udhëheqës ushtarak është katastrofal, por jo me fajin e shqiptarëve. Kjo nuk do koment.

Universiteti i Tetovë lindi si nevojë imanente e kohës dhe është domosdoshëmri për sigurimin e egzistencës së shkollës shqipe, për emancipimin e popullit shqiptar, prandaj si kryetar i Kuvendit të komuëns së Likovës në bazë të Statutit të Këshillit komunal, u bashkëngjitemi themeluseve të Universitetit të Tetovës”.

Në fund të letrës shprehet dëshira që me me autoritetin e tij z. Gligorov të ndikojë që këto probleme të zgjdihen sepse këto janë në dobi të shiptarëve dhe të Maqedonisë, thuhet në mes tjerash në letrën e hapur që këto ditë ia dërgoi z. Vahit Nasufi, kryetar i komunës së Likovës në emër të vet dhe Këshillit komunal, kryetarit të Republikës z. Kiro Gligorov.

 

Continue Reading

Lajmet

Argjentina përmbys Anglinë me magjinë e Messit dhe arrin në finalen e madhe

Published

on

By

Argjentina ka siguruar një kualifikim dramatik për në finalen e madhe pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2:1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta. Edhe pse anglezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon, argjentinasit nuk u dorëzuan dhe treguan një karakter të jashtëzakonshëm në minutat e fundit të lojës.

Lionel Messi ishte sërish vendimtar duke dhuruar dy asistime kyçe: fillimisht për supergolin e Enzo Fernandezit që barazoi shifrat në minutën e 85-të, dhe më pas për Lautaro Martinezin, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.

Me këtë përmbysje të madhe, Argjentina shkon në finalen e dytë radhazi dhe ka shansin e artë të mbrojë trofeun e Kupës së Botës të fituar në Katar në vitin 2022, një sukses që historikisht e kanë arritur vetëm Brazili dhe Italia shumë kohë më parë.

Ndeshja finale do të luhet këtë të dielë në New Jersey në orën 21:00, ku Argjentina do të përballet me Spanjën, e cila eliminoi Francën. Ndërkohë, Anglia dhe Franca do të diskutojnë vendin e tretë të shtunën në orën 23:00. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara