Kronikë e zezë

​Mitrovicë, në dy raste të ndryshme sekuestrohen tri armë zjarri

Published

on

Njësitet policore në jug të Mitrovicës, gjatë natës, brenda një periudhe të shkurtër kohore në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar tri armë zjarri.

Sipas Policisë, në rastin e parë i cili ka ndodhur rreth orës 00:02 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë, ku pas pranimit të informacionit për të shtëna, polica ka identifikuar lokacionin ku i dyshuari në një aheng familjar kishte shtënë me armë, nga i njëjti është sekuestruar arma e llojit pistoletë me një fishek.

“I dyshuari, A. R, 34 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. Ndërsa në rastin e dytë të raportuar për të shtëna rreth orës 00:15 në rrugën “Morava” në Mitrovicë, njësitet përkatëse policore kanë reaguar me urgjencë me ç’ rast në vendin e ngjarjes fillimisht kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit F. Xh., 32 vjeçar, nga i cili është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishek,. Si rezultat i hetimeve të para policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe gëzhoja tjera të cilat ishin indikacion i identifikimit të edhe një personi tjetër të dyshuar për të shtëna në të njëjtin lokacion, ku nga i dyshuari R. I., 67 vjeçar, është sekuestruar një armë pushkë automatike AK 47, me tre fishek. Nga hetimet e para bëhet e ditur se dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë në ajër. Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. Ndërsa pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme me urdhër të prokurorit të rastit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësoren

Published

on

By

Një këmbësore është goditur nga një veturë të martën, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas kosovar, gjatë drejtimit të veturës dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas konsultimit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa ai është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje

Published

on

By

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, më 22 shtator është raportuar se një grua, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicë të Jugut, më 21 shtator, është arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një viktimë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara