Lajmet

​Miratohet projektligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë vota kundër dhe asnjë abstenim, kanë votuar projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, së bashku me 50 amandamente. Ndërsa në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Ndërkohë ka nisur seanca e jashtëzakonshme ku po shmangies nga afatet procedurale për projektligjin për zyrtarët publik. Kurse, pas tij, për shmangie të procedurave do të jetë edhe projektligji për paga.

E përkundër që pritej, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ende nuk ka vendosur ta vë në votim projektligjin për buxhetin e vitit 2023.

Continue Reading

Lajmet

I ofroi para zyrtarit policor, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Published

on

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bernjak të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 09:07. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim

Published

on

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2029, rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator rreth orës 23:45. I dyshuari dhe zyrtari policor kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për sulm ndaj personit zyrtar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara