Sport

​Ministrja e Punëve të Jashtme e Spanjës flet për ndeshjen me Kosovën

Published

on

Rruga për në Kupën e Botës 2022 ka vendosur përballë njëra-tjetrës Kosovën dhe Spanjën.

Spanja është njëra nga vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ishte raportuar se kjo mund të çojë në një konflikt diplomatik por që Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha González Laya e ka hedhur poshtë.

“Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në turne në të cilat merr pjesë Kosova. Në këtë mënyrë, pozicioni zyrtar i Qeverisë së vendit tonë përballë kësaj situate delikate ishte i qartë, duke diferencuar çështjen e sportit nga politika”, tha ajo.

Laya ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me rregullat e FIFA-s, të cilat nuk duhet të përkojnë me ato të së drejtës ndërkombëtare.

Duke parë të gjitha këto zhvillime, gazeta spanjolle “Marca” thotë se ndeshja Spanjë – Kosovë pritet të zhvillohet në Madrid edhe pse diskutimet rreth kësaj çështje janë duke u zhvilluar edhe më tutje.

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Sport

Osmani dhe Gashi titullarë në humbjen e Bayernit U19

Published

on

By

Dy mesfushorët, Erblin Osmani dhe Yll Gashi, ishin titullarë në humbjen 2:0 të Bayern Munichut U19 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në UEFA Youth League.

Në takimin e zhvilluar të hënën, Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të Bayernit, muajin e kaluar regjistroi edhe debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua për tre minuta në fitoren 1:0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Genc Nuza delegohet gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Published

on

By

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Twentes dhe Thunit, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje.

Atij do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Rolin e ndihmësit të gjyqtarit në VAR (AVAR) do ta ketë Alban Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Sipas FFK-së, angazhimi i Nuzës dhe ekipit të tij në garat evropiane dëshmon profesionalizmin dhe përparimin e gjyqtarëve të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

D.L

Continue Reading

Sport

Getafe zyrtarizon transferimin e Dani Carvajal

Published

on

By

Klubi spanjoll Getafe ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Dani Carvajal, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

Ish-kapiteni i Real Madridit i bashkohet skuadrës së re pas një karriere të suksesshme me klubin madrilen, ku regjistroi 451 paraqitje, 14 gola dhe 66 asistime.

Gjatë periudhës së tij te Real Madridi, Carvajal fitoi gjithsej 27 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër të La Ligës.

Sipas raportimeve, transferimi ishte vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, pasi oferta fillestare prej 400 mijë eurosh ishte konsideruar e ulët në krahasim me pagën e tij të mëparshme te Real Madridi, që arrinte deri në 10 milionë euro në vit.

Me këtë transferim, Getafe synon të përforcojë repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e madhe e mbrojtësit spanjoll.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara