Lajmet

​Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës

Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores Marie Christine Butel.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ministria e punëve të brendshme ka bërë të ditur se, në këtë takim, ministri Sveçla e falënderoi ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në Kosovë e veçanërisht për rolin e saj aktiv në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ambasadorja Butel vlerësoi lartë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, e në veçanti falënderoi Ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat janë ballafaquar tërë Europa. Republika e Francës dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe Ministri Sveçla ritheksoi se do të angazhohemi në thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve”, thuhet në njoftim.

Me rastin e përfundimit të misionit të saj tre vjeçar në Republikën e Kosovës, Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores Marie Christine Butel.

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rastit, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve dhe mbrojtjes së identitetit të viktimës./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Shqiptohen rreth 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale, 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, 1 person është në vuajtje të dënimit/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara