Lajmet

​Ministri i Jashtëm çek viziton sot Kosovën

Lipavsky gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do të takohet me liderët shtetërorë.

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský do të vizitojë sot Kosovën. Lipavsky gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do të takohet me liderët shtetërorë.

Në ora 12:00 ministri i Jashtëm çek do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të ketë takim në ora 14:15.  Ai do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku pas takimit do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.

Para se të vizitojë Kosovën, Lipavský ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

Lajmet

​Ndalohet një person për shkak se ndikoi gjatë zgjedhjeve në Kllokot

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me iniciale D.K. nga fshati Verbovc të Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve të përcaktuara sipas Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës, do të ushtrojë ndonjërën nga masat, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, që do të zhvillohet./KP

Continue Reading

Lajmet

​OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Qëllimshëm u anashkaluam sërish

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë ka folur për rritje të pensioneve dhe pagave.

Sipas OVL-UÇK-së, kryeministri në detyrë “edhe kësaj radhe nuk ka përmendur fare pensionet e veteranëve të luftës”.

Nga kjo organizatë thonë se Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi.

Përmes këtij reagimi OVL e UÇK-së kërkon nga qeveria e ardhshme që pensionet e veteranëve të përfshihen në rritjen e pagës minimale.

Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht. Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit. OVL UÇK kërkon që çdo qeveri e ardhshme të kthejë atë që na takon me ligj, përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale, të drejtë që u mohua padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Qeveria në detyrë ka miratuar projektbuxhetin në vlerë prej katër miliardë euro për vitin 2026.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim për rritjen e pensioneve në 150 euro, si dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor i këtij viti.

Po ashtu, qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi për vendimet e Kurtit: Mashtrimi elektoral nuk kalon, uji i turbullt s’pihet dy here

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë në detyrë për miratimin e projektbuxhetit 2026, rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë.

Krasniqi e ka quajtur këtë “tentativë për mashtrim elektoral”, në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve parlamentare.

Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh e për zgjedhje parlamentare,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai shtoi se “krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen”.

Krasniqi në fund ka dhënë mesazhin se “mashtrimi elektoral nuk kalon” dhe se “uji i turbullt s’pihet dy herë”.

Buxheti për vitin 2025 ishte 3.6 miliardë euro, derisa paga minimale ishte 350 euro bruto, shtesat për fëmijë ishin 20 euro, pensioni bazik 120 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj i reagon qeverisë: Shumë vonë, shumë pak

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e projekt buxhetit për vitin 2026, rritjen e pagës minimale, pensioneve dh shtesave për fëmijët.

Sipas tij, kjo rritje është e vonuar dhe e pakët. Teksa ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj tha se një rritje e tillë është dashur të ndodh para shumë vitesh.

Shumë vonë, shumë pak. Marre. Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh. Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, ka shkruar ai.

Qeveria në detyrë ka miratuar projektbuxhetin në vlerë prej katër miliardë euro për vitin 2026. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim për rritjen e pensioneve në 150 euro, si dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor i këtij viti.

Po ashtu, qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro./KP

Continue Reading

Të kërkuara