Lajmet

​Ministri austriak: Policia e Kosovës po vepron në mënyrë të duhur në veri

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ruhet gjakftohtësia atje dhe të mos ketë provokime.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se situata në veri është e qetë, e kontrolluar dhe se me ndihmën e shteteve aleate dhe misioneve aleate situata do të tejkalohet paqësisht.

“Njësitë speciale janë aty për te mbështetur punën e institucioneve tjera që përkujdesen për rend dhe ligj atje, doganës dhe policisë kufitare, në momentin që do të përfundojë nevoja për këtë mbështetje nuk kemi arsye që policia speciale e Kosovës të qëndrojë aty”, ka thënë Sveçla.

Këto komente Sveçla i bëri gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, të cilin e njoftoi mbi ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer ka thënë se në situata të tilla të vështira nevojiten partnerë, derisa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë qëndrimit atje.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ruhet gjakftohtësia atje dhe të mos ketë provokime që do të eskalonin situatën.

“Në këtë situatë të vështirë nevojiten partner, por siç me siguroi ministri operacioni po zhvillohet pozitivisht, gëzohem që aty ku ka protestues policia kosovare po vepron në mënyrë përkatëse dhe me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë. Ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe e duhur edhe pse nuk është rrugë e shpejtë dhe spektakolare. Më e rëndësishmja në situata të tilla është të mos provokohemi dhe posaçërisht të këtë qetësi dhe qartësi edhe duke e siguruar qeveria e Kosovës ndërsa BE është duke siguruar që ne mos të pranojmë dhunën si mjet politik”, tha ndër të tjerash ministri austriak, Karl Nehammer.

Lajmet

Dështon shmangia e procedurave për ligjin e energjisë: Përplasje mes pozitës dhe opozitës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë shmangen e afateve procedurale për Projektligjin për Energjinë Elektrike, pasi propozimi mori vetëm 63 vota për, përballë 45 votave kundër të opozitës.

Opozita e cilësoi këtë nxitim si të dëmshëm dhe me prapavijë politike. Ferat Shala nga PDK-ja kritikoi mungesën e dëgjimeve publike, ndërsa Janina Ymeri nga LDK-ja u shpreh se votojn kudër pasi ky ligj prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in.

“Votojmë kundër shmangies sepse ligji prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in. Nuk mbështesim shmangien nga procedura e rregullt”, u shpreh Ymeri.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK-ja theksoi se vendosja në agjendë përmes shmangies është vetëm humbje kohe në prag të përfundimit të mandatit. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të reformave.

“Ky është vendim politik. Po i humbni shtetit 9 milionë euro dhe po pengoni integrimin në tregun rajonal dhe atë të Bashkimit Evropian”, sipas Tahirit.

Përveç këtij ligji, Kuvendi nuk miratoi as shmangien e afateve për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

 

Continue Reading

Lajmet

FSK rrit gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në male

Published

on

By

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Nesër në UBT diskutohet për sigurinë në punë: Sfidat dhe zgjidhjet për sektorin e ndërtimit

Published

on

By

Me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, UBT do të jetë nikoqir i një diskutimi që prek një prej sektorëve më dinamikë në vend: ndërtimin. Ngjarja do të mbahet nesër, më 28 prill 2026, duke filluar nga ora 14:00, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.

Ky panel diskutimi do të bëjë bashkë krerët e institucioneve publike, përfaqësues të Inspektoratit të Punës, si dhe ekspertë të fushës nga Oda e Arkitektëve dhe ajo e Inxhinierëve. Qëllimi kryesor është analiza e thellë e shkaqeve të aksidenteve në vendet e punës dhe propozimi i masave konkrete për rritjen e sigurisë.

Përmbajtja e diskutimit do të shtrihet në tri shtylla kryesore:

  • Analiza e incidenteve: Shqyrtimi i statistikave aktuale dhe roli i zbatimit të ligjit nga inspektorati.
  • Faktorët natyrorë: Ndikimi i gjeologjisë, rrëshqitjeve të dheut dhe ndryshimeve klimatike në sigurinë e kantiereve.
  • Perspektiva akademike: Roli i universiteteve në edukimin e brezave të rinj dhe integrimin e inovacionit për parandalimin e rreziqeve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të jubileut të 25-të të UBT-së, duke rikonfirmuar misionin e këtij institucioni për të shërbyer si një platformë ku shkenca, politika dhe industria bashkohen për të zgjidhur problemet jetike të shoqërisë kosovare dhe për të garantuar mbrojtjen e jetës së punëtorëve.

Continue Reading

Të kërkuara