Lajmet

​Ministrat e BE-së nesër diskutojnë për statusin e kandidatit për Bosnjë e Hercegovinën

Nëse ambasadorët do të japin dritën jeshile, ministrat do ta konfirmonin këtë vendim nesër.

Publikuar

Kërkesa e Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim në BE është në rendin e ditës të takimit të ministrave për Çështjet Evropiane nesër në Bruksel.

Pritet që sonte ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të marrin vendim për dhënien e statusit kandidat për BeH. Nëse ambasadorët do të japin dritën jeshile, ministrat do ta konfirmonin këtë vendim nesër dhe më pas liderët e BE-së më 15 dhjetor në samitin e tyre.

Zyrtarët e BE-së nuk mund të thonë sot nëse BE do të marrë këtë vendim për BeH dhe nëse disa vende anëtare të BE janë ende të lëkundur.

Sipas portalit evropian Euractiv, disa vende anëtare e kanë përkrahur statusin kandidat për BeH, ndërsa kundërshtarë janë Franca, Holanda dhe deri diku Gjermania, por Haga, siç thuhet, nesër nuk do ta kundërshtojë vendimin.

BeH aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2016 dhe në tetor Komisioni Evropian rekomandoi që shtetet anëtare t’i japin BeH statusin kandidat, por me një listë prej tetë kushtesh që vendi duhet të përmbushë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Lajmet

​Pandeli Majko shpallet “Qytetar Nderi” i Rahovecit

Publikuar

nga

Për kontributin e tij të çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në 25-vjetorin e çlirimit të komunës së Rahovecit, kryetari Smajl Latifi e ka shpallur qytetar nderi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i emocionuar për lëvdatat që u thanë ndaj tij, është shprehur se detyra e tij ishte të mos tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Sipas tij, kontributi i Majkos nuk krahasohet me ushtarët e UÇK-së që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën.

“Nuk mendoj se ato që i kam bërë mund të krahasohen me ato që kanë bërë ushtarët e UÇK-së që kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë që është jeta. Detyra e kryeministrit ishte mos të tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Ishte një gjest simbolik pasi isha dhe jam i bindur se ShBA, Britania e Madhe dhe NATO nuk na kanë lënë, as nuk do të na lënë sepse me luftën e Kosovës ka qenë jo vetëm fitore..”, është shprehur Majko.

Ndërsa kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Majko ishte njeriu i duhur në kohën dhe momentin e duhur për Kosovën dhe popullin e saj.

“Që nga viti 1913 popullata e kësaj ane ka përjetuar dhunë sistematike. Populli i kësaj ane që është shtyrë dhunshëm drejt asimilimit. Humbëm shumë njerëz, gjaku i të cilëve forcon themelet e lirisë që e kemi sot. Duke qenë në krye të qeverisë zotëri Majko i mblodhi krerët pas masakrës së Reçakut dhe ju tha atyre ‘kur serbët na vrasin ne bashkohemi’. Qeveria shqiptare duke shprehur shqetësimin e saj, kërkon një ndërhyrje sa më të shpejtë në Kosovë. Gjithashtu, kanë nënshkruar një dokument sekret, ku Majko merr përsipër furnizimin e UÇK-së me armatim. Majko, ishte njeriu i duhur në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Kosova mbetet çështje e zemrës për atdhetarin Pandeli Majko. Qëndrimi i tij i prerë e ka rritur krenarinë tonë kombëtare”, ka thënë Latifi.

Gjithashtu ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka shtuar se nën drejtimin e Majkos mijëra shqiptarë nga Kosova u strehuan në Shqipëri. Malaj ka shtuar se ai ka pasur një rol kyç në intervenimin e NATO-s në Kosovë.

“Rahoveci si shumë vende tjera në Kosovë ka treguar se fuqia dhe vendosmëria e njerëzve se tan është e pamposhtur, Dëshmi e forcës dhe rezistencës së popullit. Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë sakrifica e të cilëve nuk do të harrohet kurrë. Ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Kosovën në momentet më të brishta. Ka qenë një zë i fuqishëm dhe një mik i madh i cili vazhdon të jetë një mik i Kosovës. Nën drejtimin e tij Shqipëria priti qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës. Luajti një rol kyç në intervenimin e NATO-s në Kosovë. Kontributi i tij nuk do të harrohet asnjëherë”, ka shtuar Malaj.

Edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Majkon për kontributin e tij gjatë luftës. Ai ka theksuar se Majko ka nderuar popullin e Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Na keni nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Po shënojmë çerek shekulli nga liria jonë. Rahoveci e ka nderuar vetën në mënyrën më të mirë sepse ka zgjedhur Majkon për qytetarë nderi. Falënderoj Majkon, urime me meritë faleminderit”, ka theksuar Haradinaj.

Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari Latifi së bashku me ish kryeministrin e Shqipërisë Majko, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Malaj dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj kanë vizituar kullën e heronjve të Rahovecit “Toni dhe Mici”, kanë përuruar emblemën e UÇK-së dhe vizituar kompleksin memorial në Gradish.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Organizohet aksion për dhurimin e gjakut, Zhubi: Qytetarë të shumtë po japin gjak

Publikuar

nga

Pjesëtarë të njësive policore të Kosovës, ushtarë italianë e qytetarë të shumtë janë bërë pjesë e dhurimit vullnetar të gjakut në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Ky aksion është organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, me ç’rast ky aksion ka nisur nga e hëna dhe do të jetë deri të shtunën.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, tha se ky aksion është organizuar për nder të ditës botërore të dhurimit të gjakut, ndërsa aksioni ka nisur nga qyteti i Ferizajt.

“Në orët e mëngjesit dhe aty kemi pasur pjesëmarrje të dukshëm të qytetarëve të Ferizajt duke filluar nga kryetarit i Ferizajt (Agim Aliu) e shumë qytetarë tjerë. Meqenëse jemi në sheshin ‘Nëna Terezë’ këtu në Prishtinë ftoj edhe të gjithë qytetarët tjerë të interesuar dhe që kanë ngel dhe nuk arrit deri tani të dhurojnë gjak. Ne po qëndrojmë këtu i presim ata dhe do na rrisin madhështinë e këtij eventi. Sot është 14 qershori Dita e Botërore e Dhuruesit të Gjakut, event ky që festohet që 20 vjet e po ashtu edhe në vendin tonë në kuadër të këtij organizimi kemi dhuruar javën e dhurimit vullnetar të gjakut që ka startuar nga data 10 deri më 15 qershor ndërsa sot në 14 qershor kemi disa evente të organizuara ne nivel të Kosovës. Fillimisht kemi startuar me Ministrinë e Shëndetësisë të cilët dhurojnë gjak tash e disa vite dhe janë dhurues të gjakut, kemi pasur pjesëmarrje të konsiderueshme të pjesëtarëve të policisë speciale, KFOR-it, Njësive Karabinierë italiane dhe shumë qytetarë tjerë”, u shpreh Zhubi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Human Rights Watch bën thirrje për përgjegjësi ndërsa ushtria izraelite i shtohet “listës së zezë” të OKB-së

Publikuar

nga

Drejtoresha e Human Rights Watch për të drejtat e fëmijëve, Jo Becker, tha se përfshirja e Izraelit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në listën e vendeve që sipas OKB-së kryejnë “shkelje të rënda kundër fëmijëve” në konfliktet e armatosura ishte “plotësisht e justifikuar”.

Edhe pse OKB-ja ia kishte atribuar tashmë 8 mijë e 700 viktima fëmijë ushtrisë izraelite midis viteve 2015 dhe 2022, në vitin 2023, shkalla e shkeljeve me sa duket ishte shumë e madhe që Sekretari i Përgjithshëm t’i injoronte”, tha Becker përmes një deklarate.

Becker tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së ishte kritikuar në të kaluarën për “përjashtimin e disa palëve nga ‘lista e turpit’ pavarësisht dëshmive të shkeljeve në raportet e OKB-së”.

Sipas saj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet “të mbajë përgjegjës përgjegjës dhe të bëjë të qartë se fëmijët janë të ndaluar në konfliktin e armatosur”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Sulme me dronë mes Moskës dhe Kievit, disa të plagosur në Ukrainë, dëmtohen cisternat e karburantit në Rusi

Publikuar

nga

Kievi dhe Moska shkëmbyen dhjetëra sulme me dronë dhe raketa gjatë natës, thanë zyrtarët e dy vendeve të premten, duke lënë disa të plagosur në Ukrainë dhe duke dëmtuar një vend depozitimi karburanti. Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se kundërajrorët e tyre rrëzuan të 17 dronët e llojit Shahed, me të cilët Rusia sulmoi shtatë rajone ukrainase.

Rusia lëshoi edhe 17 raketa balistike dhe lundruese, gjysma e të cilave u rrëzuan, tha ushtria ukrainase në një deklaratë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të premten se forcat e saj  rrëzuan 87 dronë ukrainas në pesë rajone ruse, por edhe në Gadishullin e Krimesë që është pushtuar nga Kremlini.

Sipas autoriteteve lokale ruse, si pasojë e sulmeve është kufizuar furnizimi me energji elektrike në rajonin Rostov dhe u dëmtuan cisternat e naftës në Vorondezh. Sulmet e ndërsjella mes forcave ruse dhe ukrainase u kryen disa pasi liderët e G7-ës në Itali arritën marrëveshje që t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë kredi nga interesat e aseteve të ngrira ruse hua./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara