Lajmet

​Mësimdhënësit afat Muratit: Nëse nuk i ekzekutoni pagat deri nesër, të padisim sërish

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se greva do të përfundojë kur të realizohen kërkesat e tyre.

Published

on

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së pas vizitës në shkollën e mesme teknike, “28 Nëntori”, vizituan edhe shkollën fillore, “Naim Frashëri”, në Prishtinë. Këtu, ata paralajmëruan ministrin e Financave, Hekuran Murati se në rast se nuk i ekziston të gjitha pagat e tyre deri nesër, do të angazhojnë avokat dhe do të bëjnë padi shtesë ndaj tij.

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherësh edhe kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se pavarësisht rrugëtimit nëntë muaj me angazhime duke kërkuar institucionet për realizimin e kërkesave në mënyrë që mos të ndodhë greva, asnjëra prej tyre nuk është përfillur.

Ndërsa, tha se nuk do të dorëzohen pavarësisht presioneve nga Qeveria.

Dje ministri Murati në vend se të dërgojë mesazhe pozitive, të ulemi dhe të bisedojmë, në vend që znj. Nagavci të thotë po ulemi dhe bisedojmë dhe të na urojë me ndonjë mesazh, ndodhi ajo më ë papritura e cila është gjykuar nga pjesa më e madhe e popullit… Gjithë kjo po bëhet me qëllim që të na gjunjëzojnë, që ne të dorëzohemi dhe pastaj ata të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin, me idetë e tyre. Ne nuk do të dorëzohemi, pavarësisht presioneve e nxitjeve që Qeveria do të bëjë , personalisht edhe ndaj meje, nuk do të dorëzohem, do të jem zëri juaj”, thotë ai.

Ai po ashtu tha se greva do të përfundojë kur të realizohen kërkesat e tyre.

Më tej, Jasharaj tha se presin nga Qeveria sot, të merren me zgjedhjen e këtyre problemeve. Sipas tij, më me kërcënime e presione nuk arrihet asgjë e mirë.

Uroj që Qeveria ta ketë kuptuar se me asnjë masë ndëshkuese s’mund të na gjunjëzojë sepse jemi në rrugën tonë, uroj që Qeveria Kurti, Nagafci, Murati të ulën që sot dhe të na thirrin edhe neve dhe të fillojmë me zgjedhjen e këtyre problemeve. Sepse me kërcënime e presione nuk arrihet asgjë e mirë, por gjendja shkon vetëm duke u përshkallëzuar”, thotë ai.

Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist në SBAShK, thotë se greva po respektohet dhe ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë pozitivisht karshi kërkesave të tyre.

Greva po respektohet dhe kështu do të shkojmë edhe më tutje. Qeveria të reflektojë pozitivisht, të bënë zgjidhjen e kërkesës sonë që e kemi shumë minimale, karshi shtrenjtimeve të shumta”, thotë ai.

Ymer Ymeri, koordinator i SBAShK-ut, tha se nëse pagat nuk ekzekutohen deri në ditën e nesërme, do të angazhojnë avokat dhe do të bëjnë padi shtesë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Nëse pagat nuk ekzekutohen gjatë datë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme, ne do të angazhojmë një ekip të avokateve dhe do të bëjmë padi shtesë për ministrin Murati ashtu si ja kemi bërë dje, një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit për shkak të ndërhyrjes në grevë. Qëllimi i ministrit Murati është thyerja e grevës”, thotë ai.

Ndërsa i është përgjigjur deklaratës së Muratit, ku sipas tij ka diskrepancë në deklarimin e të hyrave të kësaj sindikate. Derisa shton se qëllimi i ministrit të Financave është t’i lë anash kërkesat e SBAShK-ut.

40% të pagave shkojnë në shoqatë sindikale dhe për ato pare që shkojnë në sindikatë, jep llogari shoqata sindikale dhe jo SBAShK-u, 10% e tyre shkojnë në nivel komunal që jepin llogari shoqatat komunale, 12% e asaj pjese paguhet anëtarësia në BSPK, dhe pjesa tjetër e mbetur prej 12 % shkon për pushim që i dërgojmë rreth 420 arsimtar në deti, ndërsa një pjesë tjetër paguhet internacionalja botërore e arsimit dhe mbesin 30 % në SBAShK. Qëllimi kryesor i ministrit Murati është që ne me u marrë me këto dhe mi lënë kërkesat tona. Asnjë përgjigje nuk do ja japim askujt deri ta përfundojmë kërkesën që kemi për anëtarësi”, thotë ai.

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara