Lajmet

​Mehmeti: Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN në Beograd

Mehmeti nuk përmendi emrat e shteteve për të cilat tregton Kosova rrymë.

Published

on

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë në Beograd.

Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Mehmeti ka përmendur emrat e kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit. Mehmeti tha se emrat e tregtarëve janë: GEN, Tirana shpk dhe KESh.

Megjithatë edhe pas insistimit të deputetit Ferat Shala për shtetet që tregton Kosova rrymë, Mehmeti nuk pranoi të përmend emrat e shteteve.

Kujtojmë se kompania GEN me zyrë në Beograd, së cilës i plasi një skandal në Slloveni në të cilin dyshohet se u përfshi dhe ambasadori kosovar, Martin Berishaj.

Kryesuesi Bordit të KOSTT, Mehmeti gjatë intervistimit ka folur edhe për devijimet në sistemin energjetik dhe për humbjet në sistem.

Continue Reading

Lajmet

Qarkullim i lehtë në kufi – pa pritje të gjata

Published

on

By

Me fillimin e pushimeve verore, bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në Kosovë, duke shkaktuar një rritje të lehtë të qarkullimit në pikat kufitare.

Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, deri mëngjesin e së dielës nuk është shënuar ndonjë fluks i madh të automjeteve në hyrje apo dalje të vendit. Në orën 06:55, pritjet në të gjitha pikat kufitare ishin të vogla – nga 3 deri në 5 minuta.

Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet në ditët në vazhdim me intensifikimin e ardhjeve nga diaspora. Qytetarët këshillohen të ndjekin informatat zyrtare për të udhëtuar më lirshëm dhe pa vonesa.

Continue Reading

Lajmet

Sulmoi tre persona, arrestohet i dyshuari në kryeqytet

Published

on

By

Një person është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar tre qytetarë.

Sipas policisë së Kosovës, për këtë rast me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 06.07.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar tre viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast tjetër sipas raportit të fundit të policisë, në Podujevë është arrestuar një i dyshuari për shkak se tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.5 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë dhe një cigare e mbushur me narkotik të gatshme për shitje.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Nisin hetimet për vdekjen e një foshnje gjatë procesit të lindjes në Gjakovë

Published

on

By

Një foshnje ka ndëruar jetë gjatë procesit të lindjes në Gjakovë. Për këtë, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Edhe një tentim sot për ta bërë Kuvendin

Published

on

By

Deputetët mblidhen sërish sot, më 7 korrik, në një tentim të radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo është përpjekja e 43-të me radhë për ta bërë Kuvendin.

Vazhdimi i fundit i seancës u bë mbrëmjen e së shtunës, më 5 korrik, pasi gjatë ditës pati një alarm të rrejshëm për bombë.

Dështimet për konstituimin e Kuvendit po vazhdojnë edhe pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka obliguar deputetët që ta bëjnë Kuvendin më së largu deri më 26 korrik.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, pas së cilës deputetët e zgjedhur janë betuar por nuk kanë arritur ende t’i formojnë trupat e legjislativit.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.

Deri më tash, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike – si përpjekje për ta zgjidhur ngërçin, por të gjtiha të pasuksesshme.

Continue Reading

Të kërkuara