Shëndeti

​Me llojet e reja, prania e koronavirusit në ajër rritet

Zbulon studimi i ri.

Published

on

Llojet e reja të koronavirusit mund të përhapen gjithnjë e më shumë përmes ajrit, tregon një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se pacientët e infektuar me llojin alfa të virusit, lloji dominues që qarkulloi gjatë studimit, lëshuan 43 deri 100 herë më shumë virus në ajër sesa njerëzit e infektuar me versionin origjinal të koronavirusit.

Një pjesë e kësaj ishte për shkak të faktit se pacientët e infektuar me llojin alfa kishin një sasi të shtuar të virusit në shtupat e hundës dhe pështymën. Por sasia e virusit të nxjerrë ishte 18 herë më e madhe sesa mund të shpjegohej me ngarkesën më të madhe virale, sipas një artikulli të botuar në revistën Clinical Infectious Diseases.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se maskat pa fytyrë, të veshura nga pacientët me COVID-19 të butë, mund të zvogëlojnë sasinë e grimcave virale në ajër me rreth 50 për qind.

“Ne e dimë se varianti delta që tani po qarkullon është edhe më ngjitëse sesa lloji alfa”, tha bashkautori Don Milton pranë Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Maryland, raporton Reuters.

“Hulumtimi ynë tregon se llojet përhapen më lehtë përmes ajrit, kështu që përveç vaksinimeve, ne duhet të sigurojmë ventilim më të mirë, si dhe të veshim maska që ngjiten mirë në fytyrë për të parandaluar përhapjen e virusit”, shtoi ai.

Shëndeti

Ujë me limon: Zakoni që ndryshon mëngjesin tuaj

Published

on

Uji me limon është një mënyrë shumë e mirë për të nisur ditën – i freskët, pastrues dhe stimulues për sistemin tretës.

Përgatitja e ujit me limon në mëngjes:

1 gotë ujë të vakët (rreth 250 ml) – jo shumë i nxehtë që të mos shkatërrojë vitaminën C.

Gjysmë limoni i freskët – shtrydhe direkt në ujë.

Opsionale:

Pak mjaltë nëse dëshiron një shije më të ëmbël (veçanërisht nëse ke fytin e ndjeshëm), xhenxhefil të freskët të grirë për një efekt më të fortë detoksifikues.

Një majë kripe himalaje ose piper të zi për ta aktivizuar edhe më shumë sistemin tretës dhe qarkullimin.

Pse është mirë të pish ujë me limon në mëngjes?

Ndihmon në aktivizimin e tretjes dhe përgatit stomakun për ushqimin, ka efekt detoksifikues për mëlçinë dhe sistemin e tretjes, jep një dozë të mirë vitamine C, që forcon sistemin imunitar. Ndihmon në hidratim, sidomos pas një nate gjumi ku trupi ka qëndruar pa ujë për orë të tëra.

E pi para mëngjesit, të paktën 15-20 minuta para ushqimit për ta ndier efektin më mirë.

Continue Reading

Shëndeti

Ndikimi negativ i kafesë tek njerëzit me migrenë

Published

on

Nëse vuani nga migrena, ka ardhur koha që të heqni dorë nga pirja e kafesë. Studiuesit kanë zbuluar se pirja e tre ose më shumë kafeve në ditë rrit ndjeshëm rrezikun e një sulmi.

Studimi mori si model 98 njerëz që vuanin nga migrena, e thanë se kanë dhimbje koke deri 14 ditë në muaj, pirja deri në dy filxhanë kafeje ose pije tjera me kafeinë nuk kanë asnjë ndryshim në mundësinë e tyre për një migrenë.

Por kur pinin tre filxhanë kafe, rreziku për të patur një sulm në të njëjtën ditë u rrit me 40 përqind. Nëse do të pinin 5 kafe, ajo u rrit me 161 përqind.

Udhëheqësi i studimit, Elizabeth Mostofsky, tha: ‘Pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë nuk duket të jetë e lidhur me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë mund të shoqërohen me shanse më të larta për të zhvilluar një dhimbje koke.

Më shumë se tetë milion britanikë, tre të katërtat e tyre gra – vuajnë nga sulmet e migrenës, që përfshijnë marramendje, nauze dhe dhimbje koke.

Dhimbjet mund të zgjasin nga katër deri në 72 orë.Migrena prek më shumë njerëz sesa diabeti, astma dhe epilepsia të kombinuara .

Studiuesit, rezultatet e të cilëve janë botuar në American Journal of Medicine, thanë që ndikimi i kafeinës te migrena është komplekse se varet nga doza dhe frekuenca. Edhe pse mund të  shkaktojë një sulm, ajo  gjithashtu mund të ketë një efekt qetësues.

Pjesëmarrësit plotësuan disa ‘’ditarë’’ dy herë në ditë për gjashtë javë duke raportuar për shpeshtësinë e ashpërsinë e migrenës e konsumimin e pijeve me kafeinë. Shkaku i migrenës nuk është kuptuar plotësisht.

Ajo mendohet se ndodh kur aktiviteti jonormal i trurit ndikon në sinjalet nervore, kimikatet dhe enët e gjakut në tru. Shkaktarë tjerë përfshijnë stresin, ankthin, depresionin, gjumin me cilësi të dobët ose ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual.

Dehidratimi, pirja e tepërt e alkoolit dhe ushqimi i paktë e shkakton atë, qetësuesit janë trajtim efektiv, fjetja ose shtrati në dhomë të errët janë teknika të rekomanduara.

Continue Reading

Shëndeti

Çka e shkakton pneunominë?

Published

on

Pneumonia është infeksion respirator që kërcënon jetën dhe është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në mbarë botën.

Nuk i kushtojmë vëmendjen që meriton, ndoshta besojmë se nuk do të na trokasë në derë dhe nuk është sëmundje serioze.

Çfarë e shkakton atë?

Shkaqet kryesore të pneumonisë janë bakteret, viruset dhe kërpudhat.

Si transmetohet?

Njerëzit që mbajnë viruse që shkaktojnë pneumoni ose baktere streptokok në zgavrën e hundës dhe faringun infektojnë të tjerët përmes ajrit duke teshtitur ose kollitur.

Kush është më në rrezik?

Mosha është faktori më i rëndësishëm i rrezikut. Sidomos 50 vjeç e tutje, sistemi imunitar bëhet më pak i aftë të na mbrojë nga sëmundjet e mundshme. Faktorë tjerë që rrisin rrezikun e sëmundjes janë diabeti, astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, pirja e duhanit, alkoolizmi, një sistem imunitar i shtypur dhe faktorë të ndryshëm mjedisorë.

SOS

Duhanpirësit kronikë bëjnë pjesë në grupet më të prekshme nga rreziku, prandaj nuk duhet ta neglizhojnë vaksinimin.

Si ta kuptoni se keni pneumoni?

Simptomat e pneumonisë variojnë nga të lehta në të rënda dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktit nëse pneumonia është me origjinë bakteriale apo virale. Simptomat që zakonisht shoqërohen me pneumoni bakteriale janë:

* Djersitje e tepërt.

* Temperaturë e lartë, dridhje dhe të dridhura.

* Dhimbje në gjoks kur merrni frymë ose kolliteni.

* Kollë me gëlbazë që vazhdon ose përkeqësohet.

* Buzët dhe thonjtë që duken cianotikë për shkak të mungesës së oksigjenit në gjak.

Simptoma të tjera të pneumonisë janë: Ethe, kollë e thatë, dhimbje koke, mialgji, dobësi.

Continue Reading

Shëndeti

Avokado ul rrezikun e sulmit në zemër

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara