Lajmet

​Mbi 800 mijë vizita u bënë në lokacionet e MANIFESTA 14 në Prishtinë

Në konferencën përmbyllëse të saj u tha se Prishtina u kthye në qendër kulturore në Evropës dhe botë.

Published

on

Mbi 800 mijë vizita i janë bërë lokacioneve të Manifestës gjatë 100 ditëve në Prishtinë. Në konferencën përmbyllëse të Manifesta Bienalja 14 u tha se përmes saj, Prishtina u kthye në qendër kulturore në Evropës dhe botë.

Kjo sipas kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, solli një imazh të ri kulturor për kryeqytetin, i cili shton përgjegjësinë insitucionale për të vazhduar tutje.

“Për herë të parë, falë punës së mrekullueshme të ekipit fantastik të Manifestës dhe ndihmës së pakursyer të kryeqytetit, Prishtina zuri vëmendjen e mediave botërore. Tash jo për makiatot më të mira në botë, as për narrativen e një qyteti të pasluftës, por për potencialin e jashtëzakonshëm për të krijuar dhe qenë pikë e rëndësishme në skenën kulturore evropiane dhe botërore. Ky imazh i ri i kryeqytetit, jo vetëm se na ndërron, por na shton përgjegjësinë institucionale për të vazhduar me të njëjtit hapa për të konservuar atë çka u arrit bashkë me Manifestën dhe për të marrë si shembull për punë të tjera konkrete që na presin tash e tutje”, tha ai.

E lumtur me të arriturat e MANIFESTA 14 në Prishtinë, u shpreh edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Derisa paraqiti shifrat për numrin e vizitorëve, ajo tha se MANIFESTA ka pasur rol edhe ekonomik, përveç atij kulturor.

“Manifesta shumë shpejtë do të dal me shifra zyrtare, por në bazë të këtyre preliminare që i kemi në total janë mbi 800 mijë vizita që janë bërë lokacioneve të Manifestës, duke përfshirë 150 mijë në hapësira të mbyllura dhe rreth 700 mijë të intervenimeve publike. Që të dyja vizitorët kanë pasur mundësinë të shohin art bashkëkohor të kalibrit botëror”, shtoi Osmani.

Ndërkaq, nga MANIFESTA, Hedwig Fijen, tha se shpreson që të ketë edhe investime përcjellëse nga institucionet në punimet e tyre.

Ajo nënvizoi se vetëm infrastruktura e mirë urbane do t’i tërheq turistët dhe investitorët në Prishtinë.

“Duhet gjendur një mënyrë për t’i ruajtur të gjitha këto në një vend. Pastaj, rilindja, fabrika e tubave, shpresojmë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në ato hapësira, gjithashtu hamami do të ketë hapësira në të ardhmen në kuadër të ekosistemit të rigjallëruar. Gjithashtu kemi pasur intervenime urbane, pasi MANIFESTA është një përvojë kolektive. Jam tepër krenare për punën dhe gjithë kolegët që kemi bashkëpunuar”, tha ajo

Manifesta 14 organizoi 346 turne apo guida të ndërmjetësuara në të gjithë qytetin, duke prezantuar mënyrat e reja për publikun.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara