Lajmet

​Mbi 80 për qind e ekonomive familjare ngrohen me dru zjarri

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se territori i Kosovës mbulohet 100 për qind me energji elektrike.

Published

on

Në vendin tonë mesatarisht ngrohen rreth 52.67 metra katror për ekonomi familjare. Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se territori i Kosovës mbulohet 100 për qind me energji elektrike, ndërsa për ngrohje përdoret dru zjarri në mesatare të 82,33 për qind të ekonomive familjare.

“Sa u përket lëndëve djegëse, dru zjarri ishte më i përdorur gjerësisht me një mesatare të përdorur në 82,33 për qind të ekonomive familjare. Po ashtu, vend të konsiderueshëm merr edhe GLN (plin) me 17,8 për qind”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për hulumtimin me të dhëna për Konsumin e Energjisë në Ekonomitë Familjare për vitin 2022.

Sipas ASK-së, analizat e energjisë dhe lëndëve djegëse të konsumuara (sipas numrit të amvisërive) treguan se energjia elektrike është përdorur në 100% të ekonomive familjare, 4,19% nga ngrohja e blerë nga sistemet e ngrohjes qendrore.

Lajmet

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Nga Kushtetuesja kanë thënë se kjo kërkesë është ende në shqyrtim.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Trump: Putin duhet të ndalë luftën në Ukrainë e jo të testojë raketa

Published

on

Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend se të testojë raketa me kapacitet bërthamor.

Udhëheqësi amerikan shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore afër brigjeve të Rusisë.

Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik – armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse.

Kurse, Putin tha se shteti do të lëvizë drejt dislokimit të kësaj arme.

Moska theksoi se raketa 9M730 Burevestnik (e njohur si Storm Petrel) kishte fluturuar 14.000 kilometra.

“Ata e dinë që ne kemi një nëndetëse bërthamore, më të mirën në botë, pranë brigjeve të tyre. Kështu që, nuk kemi nevojë të fluturojmë 8 mijë milje (14.000 kilometra)”, u tha Trump gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë.

Që kur u bë publik raketa 9M730 Burevestnik më 2018, Putin e ka paraqitur këtë armë si përgjigje ndaj lëvizjeve të SHBA-së për të krijuar një mburojë nga sulmet ajrore, pasi Uashingtoni më 2001 u tërhoq nga Traktati për raketa antibalistike i vitit 1972.

Trump vazhdimisht ka folur për dislokimin e nëndetëseve amerikane pranë brigjeve të Rusisë, pas deklaratave të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, mbi rrezikun e një lufte midis dy fuqive bërthamore.

Megjithatë, është gjë e rrallë që palët të flasin publikisht për vendndodhjen e nëndetëseve të armatosura me armë bërthamore.

Duke folur për testimin e raketës ruse, Trump u shpreh:“Ne testojmë raketa gjatë gjithë kohës. Ata nuk po luajnë lojëra me ne, e as ne nuk po luajmë lojëra me ta”, përfundoi Trump./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Media gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

Published

on

Media gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës të dielën, duke theksuar se tensioni ishte i ndjeshëm gjatë seancës që nisi me mbi një orë vonesë.

Në artikull thuhet se për herë të tretë në karrierën politike, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkonte të zgjidhej kryeministër i vendit ballkanik, por rezultati ishte një dështim që ishte i pritshëm. Vetëm 56 deputetë votuan për formimin e kabinetit të tij, 52 ishin kundër, ndërsa katër abstenuan. Kështu, Kurti nuk arriti shumicën e nevojshme prej 61 votash në një parlament me gjithsej 120 vende.

Sipas “Berliner Zeitung”, votimi mund të shihet si një simptomë e një krize politike më të thellë në Kosovë.

Më tej shtohet se prej më shumë se nëntë muajsh, bllokadat institucionale dhe përplasjet partiake e kanë paralizuar vendin. Kurti, që nga viti 2020 udhëheq shtetin e ri ballkanik si Kryeministër, konsiderohet nga shumë analistë si shkaku kryesor i kësaj ngecjeje.

“Qasja e tij shpesh e ashpër dhe konfrontuese ndaj kundërshtarëve politikë e ka mbajtur Vetëvendosjen pavarësisht humbjeve si forcën më të madhe politike në vend, por njëkohësisht e ka bërë pothuajse të pamundur krijimin e koalicioneve”, shkruan gazeta. Politikanë të rëndësishëm të opozitës nga partitë kryesore parlamentare “e kanë përjashtuar bashkëpunimin me Albin Kurtin prej vitesh. Tani, zgjidhja e krizës i takon presidentes Vjosa Osmani, e cila ka detyrimin që brenda dhjetë ditësh të emërojë një kandidat të ri për formimin e qeverisë. “Nëse dështon edhe kjo përpjekje, Kushtetuta parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh”, shkruan “Berliner Zeitung”, duke theksuar se tashmë “po shtohen zërat që e shohin këtë si të vetmen mundësi të besueshme për ta nxjerrë vendin nga bllokimi politik.”, thuhet nga mediat gjermane.

Media gjermane shton se edhe Bashkimi Evropian ka treguar pak durim kohët e fundit, gjë që reflektohet në bllokimin e fondeve të ndihmës për Kosovën.

“Për ekonominë e brishtë të vendit, kjo është një zhvillim i rrezikshëm. Me rreth 1.7 milionë banorë, Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës, me papunësi të lartë dhe emigrim të madh të të rinjve. Edhe pse situata ekonomike është përmirësuar disi vitet e fundit, mungesa e mbështetjes së jashtme mund të sjellë rënie të ndjeshme të investimeve dhe humbje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë – një besim që edhe ashtu ka qenë i brishtë,” përfundon artikulli i “Berliner Zeitung”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mediat shqiptare: Liburn Aliu emërohet në post publik në Shqipëri

Published

on

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është emëruar në pozicionin e drejtorit të Portit të Durrësit në Shqipëri vetëm dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.

Aliu, një prej figurave eminente të Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit, kanë njoftuar mediat shqiptare dhe në raportimin ekskluziv, thuhet se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

VNA.al shkruan se përpos Aliut, që do të marrë nën drejtim Portin e Durrësit, ministrja Balluku ka emëruar edhe drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kreshnik Bajraktarin.

Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.

Publikisht, në njoftimin e dorëheqjes, ish-ministri tha se arsyeja e dorëheqjes së tij ishte propozimi nga Vetëvendosje dhe zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara