Lajmet

​Mbi 51 mijë qytetarë morën vaksinën antiCOVID

Published

on

Që nga nisja e procesit të vaksinimit e deri më tani, në Kosovë mbi 51 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID.

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar ende dhe paralelisht me grupmoshat mbi 65-vjeç po vaksinohen edhe profesionistët shëndetësorë. Kështu ka treguar koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Bardhi ka folur edhe rreth shqetësimit të të moshuarve për aplikimin online në mënyrë që të marrin më pastaj vaksinën për mbrojtje nga infektimi me virusin korona. Ai tha edhe se problemet me aplikimin online në e-Kosova janë ende evidente.

“Edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu edhe në gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare me grup moshat 65-vjeç e mbi. Aktualisht deri më tash në sallën ‘1 Tetori’ janë mbi 250 persona tashmë të vaksinuar, ndërsa nëse flasim deri në këto çaste në nivel vendi kemi diku rreth 1 mijë e 430 persona të vaksinuar. Kurse shifrat totale nga dita e parë e vaksinimit e deri më tash është gjithsej mbi 51 mijë e 400 vaksina të dhëna tashmë. Paralelisht me grupmoshën që kemi 65-vjeç kemi edhe profesionistë shëndetësorë duke u vaksinuar. Interesimi për t’u vaksinuar është shumë e madh dhe ne me ekipet mjekësore që kemi në sallën ‘1 Tetori’ dhe në vendet tjera është duke ecur si është më së miri”, tha Bardhi.

I pyetur lidhur me furnizimin me vaksina ai nënvizoi se ata përdorin kontingjentin që iu dërgohet ndërsa për çështje tjera vendosin të tjerët.

“Sa i përket shqetësimit të qytetarëve për shkak të vështirësive në aplikim ajo akoma është evidente, tek moshat e mëdha kuptohet që është i padiskutuar por shpresojmë që shumë shpejtë ajo lehtësi të jetë prezentë. Kurse sa i përket çështjes së procesit të vaksinimit, ne vazhdojmë me kontingjentin që kemi, na i sjellin dhe ajo është procedura jonë, për çështje tjera vendosi të tjerët dhe jo ne”, deklaroi Bardhi.

Kujtojmë që në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë kanë arritur dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një ditë më pas filloi edhe procesi i vaksinimit, ku i pari që mori vaksinën ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Rajoni

Me shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së

Published

on

Këshilli Studentor i UBT-së ka zhvilluar procesin zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të studentëve, në një proces të drejtë, transparent dhe të monitoruar nga autoritetet akademike të institucionit. Me shumicë votash, Vesa Shatri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Studentor të UBT-së, duke marrë besimin e studentëve për të udhëhequr strukturën përfaqësuese të tyre.

Në përbërjen e re të kryesisë, janë zgjedhur këta përfaqësues:

  • Kryetare: Vesa Shatri
  • Nënkryetare: Eliona Kastrati
  • Sekretar: Mal Shehu
  • Këshilli Akademik: Ema Spahija
  • Komisioni për Ankesa: Elena Jashanica
  • Komisioni i Cilësisë: Odesa Mala
  • Komisioni Disiplinor: Rizgjim Sejdiu
  • Komisioni i Etikës: Arianit Hasani

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga përfaqësues të lartë të UBT-së, përfshirë Prorektorin e UBT-së, Prof. Dr. Binak Beqaj, sekretarin e institucionit, Prof. Dr. Artan Tahiri, këshilltarin në Zyrën e Rektorit, Prof. Dr. Elmi Kelmendi, koordinatoren për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, si dhe Ismije Pllana, nga zyra e sekretarit.

Zgjedhja e kryesisë së re vjen me synimin që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të jetës akademike e studentore në UBT. Përfaqësuesit e rinj do të angazhohen për të qenë zëri i studentëve, për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të bashkëpunuar ngushtë me menaxhmentin e institucionit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e re, Vesa Shatri, falënderoi studentët për besimin dhe theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes studentëve dhe strukturave drejtuese të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i kërkon KPK-së zbatimin e plotë të reformave: Shteti ligjor, parakusht i domosdoshëm për integrim

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se në takimin e zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij t’i zbatojnë plotësisht reformat e KPK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se shteti ligjor është parakusht thelbësor për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të tij që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të mbrojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të u.d. së kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe përplasjeve brenda KPK-së, Zyra e BE-së dje ka kërkuar takim urgjent me të gjithë anëtarët.

Ndërsa tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut të kundërligjshmërisë në KPK.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatës./EO

Continue Reading

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Të kërkuara