Lajmet

​Mbi 38 mijë veteranë të luftës morën mbështetje financiare në fund të vitit 2020

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për tremujorin e fundit të vitit 2020, ku rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 679 familje me gjithsej 103 mijë e 189 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 436 familje.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve në bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë tremujorit të katërt (TM4) 2020: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 679 familje, me gjithsej 103 189 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2 436 familje. Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 142 280 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 451 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 712 përfitues; nga skema për pensionet invalidore ishin 81 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 2 341 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 166 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 583 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 848 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 19 266 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 797 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 550 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 38 216 përfitues”, thuhet në njoftim.

Live

Alarm për bombë në fluturimin Dublin–Romë: Avioni i “Aer Lingus” devijohet me urgjencë drejt bazës ushtarake në Francë

Published

on

By

Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë “Aer Lingus” i llojit Airbus A320, i cili po udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar me urgjencë drejt bazës ajrore Évreux në Fauville të Francës, pas marrjes së një alarmi për kërcënim me bombë.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit të Francës, Sébastien Lecornu, e cila bëri me dije se autoritetet franceze po e monitorojnë situatën nga afër dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

“Po e monitorojmë nga afër situatën në lidhje me avionin e devijuar pas një kërcënimi me bombë”, thuhet në deklaratën zyrtare të zyrës së kryeministrit francez.

Sipas të dhënave të fluturimit, avioni i fluturimit EI402 të “Aer Lingus” ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dublinit në orën 06:23 të mëngjesit dhe kishte si destinacion Aeroportin Fiumicino “Leonardo da Vinci” në Romë, ku parashikohej të ulej në orën 10:50. Autoritetet e sigurisë po kryejnë kontrollet e nevojshme në bazën ushtarake në Francë. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Kurti bën homazhe në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së tij.

Pasi bëri nderime te varri i Deharit, kryeministri Kurti deklaroi se një dekadë pa të është një periudhë e gjatë si për familjen, ashtu edhe për vetë shtetin e Kosovës, për shkak të mungesës së drejtësisë dhe zbardhjes së plotë të rastit.

“Sot, me rastin e 10-vjetorit të mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, vendosëm lule dhe bëmë homazhe te varri i shokut tonë, aktivistit dhe studentit shembullor Astrit Dehari. 10 vjet pa Astritin janë shumë për familjen, por janë gjithashtu shumë edhe për Republikën e Kosovës, sepse vazhdon të mungojë e vërteta”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

Nderimet e sotme shënojnë një dekadë nga ngjarja tragjike e nëntorit të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa thirrjet e familjarëve dhe opinionit publik për zbardhjen e plotë ligjore të rrethanave të vdekjes së tij vazhdojnë të mbeten aktuale. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kryeprokurori pranon në takim aktivistet pas protestave para Prokurorisë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Aktivistet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vazhduar protestën e tyre para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar takim me kryeprokurorin Zejnulla Gashi lidhur me hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Fillimisht, policët dhe zyrtarët e zyrës i njoftuan protestuesit se në takim mund të merrnin pjesë vetëm pesë përfaqësues. Mirëpo, pas këmbënguljes së aktivisteve, kryeprokurori Gashi pranoi të priste shumicën e protestuesve në ambientet e zyrës së tij.

Në këtë takim, aktivistet pritet të paraqesin kërkesat e tyre për drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe trajtim rigoroz të rastit tragjik.

Protestat e nisura pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës kanë përfshirë edhe kërkesa politike e institucionale, me aktivistët që po kërkojnë shkarkimin e ministrave Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla, dorëheqjen e kryetarit të Pejës, si dhe masa ndëshkuese deri në burgim për gjyqtarët dhe prokurorët që janë marrë më parë me rastin. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një shtetas i Shqipërisë gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, pas ndërrimit të jetës të një shtetasi të Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar të mërkurën rreth orës 08:40, ku viktima burrë po merrte trajtim mjekësor në kohën kur ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Policia po vazhdon me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara