Lajmet

​Mbi 35% dalja e votuesve në Lipjan

Published

on

Përkundër vështirësive të shkaktuara nga moti i lig, në komunën e Lipjanit kanë votuar mbi 35 përqind e qytetarëve, që për zyrtarët komunal zgjedhor, dalja është e kënaqshme. Ndërsa, qytetarët e kësaj komune presin ndryshim rrënjësor pas këtyre zgjedhjeve.

Hamza Kadriu, zyrtar i lartë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Lipjan, tha për KosovaPress se distribuimi i materialit nëpër qendra të votimit edhe për kundër vështirësive nga moti i lig është bërë me kohë, vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi i votimit ka filluar me kohë.

“Votuesit paradite kanë dalë në numër më të vogël deri në orën 11:00, mirëpo në raportin e fundit që e kemi marrë nga terreni, dalja mund të themi se është e kënaqshme. Kanë dalë në votime 20 mijë e 416 votues ose në përqindje 35.4 për qind. Ekipet mobile kanë funksionuar në terren, dy ekipe kanë përfshirë qendrën e paraburgimit she shtëpinë korrektuese, katër ekipe kanë qenë të angazhuara me personat e infektuar me Covid-19, ndërsa tri ekipe për personat me aftësi kufizuar”, tha Kadriu.

Qytetari nga Lipjani, Isa Bahtiri tha për KosovaPress se pret ndryshim rrënjësor pas këtyre zgjedhjeve.

“Pres ndryshim rrënjësor, sepse gati është rrëzuar për toke ky vend. Çka duhet me bërë qeveri e ardhshme? Natyrisht me një drejtësi, me një guxim, dhe pa kompromis ndaj së keqes”, tha Bahtiri.

Edhe Bajrush Berisha qytetar pret që në qeverisjen e ardhshme të këtë mirëqenie më të mirë, punësim dhe zhvillim ekonomik.

“Presim sikur shumica që po pret, punë më të mira, me drejtësi. Menaxhim me drejtësi, për mirëqenie sociale, për punësim”, tha Bahtiri.

Në qendrën më të madhe të votimit në Lipjan, në shkollën “Ismail Luma” dalja e qytetarëve për të votuar është më e ulët se në zgjedhjet e kaluara për shkak të motit të ligë.

Menaxheri i kësaj Qendre, Driton Sadiku tha për KosovaPress se në këtë shkollë, të drejt vote kanë 4 mijë 531 votues, ndërsa deri në orën 14:00 kanë votuar vetëm 1300 prej tyre.

Sadiku thotë se pasdite numri i votuesve është rritur, por që respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ishte për të dëshiruar.

“Deri në këto momente kur po flasim janë diku 1 mijë e 300 qytetarë që iu kanë përgjigjur vullnetit demokratik për me votuar. Ajo që vlen të theksohet, është që kur pati dalje më të madhe të qytetarëve, distanca e tyre ishte më e vogël. Megjithatë numri më i madhe i tyre janë me maska, por edhe ne si qendër jemi pajisur me maska rezervë për t’iu dhënë maska qytetarëve këtu. Edhe temperaturat e ulëta sot nuk po lejojnë një dalje më të madhe, por në këto momente ka një lëvizje më të madhe të qytetarëve”, tha ai.

Komuna e Lipjanit ka 57 mijë e 714 votues, 34 qendra të votimit dhe 78 vendvotime.

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Lajmet

​Rohde jep lamtumirën: Do të vazhdojmë të jemi partner i madh i Kosovës

Published

on

By

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë, ka ndarë një video lamtumirëse në të cilën ka folur për përvojën e tij gjatë qëndrimit pesë vjeçar këtu. Ai ka theksuar se Gjermania do të mbetet partner i madh i Kosovës.

Koha ime në Kosovë së shpejti do të përfundojë. Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë, dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, shëtitjet, kur shikoj majtas drejt Parkut të Gërmisë ku shpesh përdor biçikletën malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Ka qenë një kohë e mrekullueshme këtu”, ka thënë Rohde.

Ai ka përmendur edhe pasardhësin e tij, Rainder Rudolph, të cilit ka thënë se po ia “pason topin”.

Kemi parë shumë zhvillime – liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka edhe gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike – 600.000 kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet, dhe jam i sigurt që lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Ne kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë kuadër, do të doja t’ju kërkoja të shtrini mirësjelljen dhe miqësinë tuaj edhe ndaj pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti. Dhe, duke qëndruar në gjuhën e futbollit, së shpejti do t’ia pasoj topin pasardhësit tim, Rainer Rudolph”, theksoi Rohde./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara