Lajmet

​Mbi 1 mijë raste të reja me kancer

Published

on

Nga janari deri në pjesën e parë të shtatorit në Kosovë janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.

Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

“Në klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-pjesa e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me Pandeminë COVID-19. Brenda kësaj kohe, janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer. Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Po ashtu në periudhën e lartcekur janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

“Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19, me intensitet të plote, gjë që ka mundësuar që pacientet me kancer te kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontrollë. Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të zakonshëm ose me probleme të vogla”, përfundon njoftimi. 

Lajmet

Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut: Policia po heton rastin si ‘Vrasje në tentativë’

Published

on

By

Në Mitrovicën e Jugut është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku sipas dyshimit të parë të policisë, gjuajtja ka ndodhur mes dy palëve.

Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë vërejtur disa vrima shpuese në muret e dy banesave, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet e projektilëve.

Në kuadër të ekzaminimit të vendngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë relevante kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Continue Reading

Lajmet

Të lënduar nga sulmi fizik dhe të shtënat me armë në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë trupor në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, tre burra kanë pësuar lëndime të renda trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person, i cili gjatë incidentit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Ndihmuam Ukrainën me parim, e pakuptimtë të shihemi përmes prizmit të Serbisë

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur keqardhje për deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai rikonfirmoi mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës gjate qëndrimit te tij në Serbi.

Përmes një reagimi në rrjetin X, Konjufca ka rikujtuar se që nga dita e parë e agresionit rus, Kosova ka qëndruar pa hezituar krah Ukrainës duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke ofruar ndihmë humanitare e ushtarake, si dhe strehim për gazetarët ukrainas, përkundër faktit që Ukraina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“E bëmë këtë me gjithë mosnjohjen e shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimi”, thuhet në reagimin e Konjufcës.

Në reagim vihet në pah se përderisa Kosova i është bashkuar plotësisht sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë. Po ashtu, theksohet se shtetësia e Kosovës është produkt i çlirimit nga regjimi i Millosheviqit dhe procesit ndërkombëtar të udhëhequr nga OKB-ja, i konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

“Përpjekjet e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent apo arsyetim për pushtimin, okupimin apo tentim-aneksimin e territorit ukrainas janë historikisht dhe ligjërisht të rreme. Asnjë paralelizëm i tillë nuk ekziston”, shkruan Konjufca.

MPJD-ja i ka bërë thirrje Ukrainës për njohjen e Republikës së Kosovës, duke nëvizuar se Kosova e refuzon me vendosmëri çdo kornizim të shtetësisë së saj përmes prizmit të integritetit territorial të Serbisë.

“E mirëpresim njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina. Një vendim i tillë do të fuqizonte vetë parimet e lirisë, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare që vetë Ukraina po i mbron sot”, përfundoi ministri Konjufca. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Etno Fest: Dita e gjashtë sjell traditën e Istogut, artin e familjes Grubi dhe teatrin e Shkodrës në Kukaj

Published

on

By

Nata e gjashtë e festivalit “Etno Fest” në fshatin Kukaj u karakterizua nga një gërshtim i traditës autoktone, muzikës klasike dhe artit skenik, duke mbledhur artistë e dashamirës të kulturës nga treva të ndryshme.

Sipari i mbrëmjes u hap me performancën e Etno Ansamblit “Vullkani i Istogut”, i cili solli në skenë këngë, valle dhe motive tradicionale të trevës së Istogut.

Programi vazhdoi me një koncert artistik të interpretuar nga Blerim Grubi, Nita Grubi dhe Arjana Kuriu Grubi, të cilët sollën një frymë me finesë muzikore për pranishmit.

Ngjarja qendrore e mbrëmjes ishte shfaqja teatrore “Pesë fytyrat e heshtjes”, me regji të Ilir Bokshit, e realizuar nga trupa e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Shfaqja trajtoi tema komplekse njerëzore, me fokus te dhuna familjare dhe përjetimet e pathëna.

Aktivitetet e ditës së gjashtë u përmbyllën në orët e vona me “Etno Nejën”, ku grupi “Melodia e Vjetër” interpretoi pjesë nga repertori i traditës muzikore e shpirtërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara