Kronikë e zezë

​Mashtruan se do t’i sjellin veturë nga Gjermania, 30 ditë paraburgim për të pandehurin

Kështu njoftoi Gjykata Themelore e Gjilanit.

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit A. B.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi bazuar se nga data 20.01.2022 e deri më datë 30.04.2022 e në vazhdim, i pandehuri A. B. në bashkëveprim me të dyshuarin A. K., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme duke e përdorur metodën e mashtrimit se kinse do t’i sjellin një veturë Golf VII nga Gjermania e kanë mashtruar të dëmtuarin B. B., të cilët bëjnë një marrëveshje për blerjen e veturës prej 9 mijë euro, me ç’rast i dëmtuari fillimisht si kapar ia jep 300 euro të pandehurit A. B., pastaj në vazhdimësi e mbajnë nën lajthim duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 6 mijë e 500 euro.

“Me këto veprime i pandehuri A. B., dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative, mirëpo sipas vlerësimit duke u bazuar edhe në të lartcekurat aplikimi i masave tjera më të buta do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale si dhe parandalimin e mundësisë së përsëritjes së veprës penale apo edhe të kryerjes së ndonjë vepre tjetër më të rëndë penale nga ana e të pandehurit. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë.

Vendi

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij, duke e ofenduar atë dhe anëtarët e familjes së tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet i mituri që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:51, kur vetura e drejtuar nga i dyshuari ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.

Pas punës hetimore, njësia e hetimeve ka arritur që më 3 shtator të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë sekuestruar rreth 10.5 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Gjatë aksionit të realizuar nga Njësiti për Luftimin e Narkotikëve, i cili u koordinua nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, është arrestuar një person i dyshuar për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Përveç lëndës narkotike, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe një telefon mobil që do t’i nënshtrohet ekzaminimeve hetimore. I dyshuari është dërguar për intervistim në stacionin policor, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nën udhëzimet e prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara