Kronikë e zezë

​Manipuluan me tiketë, suspendohen tre zyrtarë policorë

Të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut rrugor-NRTRR në Ferizaj.

Published

on

Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor, që të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut rrugor-NRTRR në Ferizaj, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

IPK përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë se më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe pesë pikë negative.

Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse.

Me këtë rast dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se nga zyrtarët policorë, tashmë të suspenduar, është manipuluar tiketa dhe rasti, thuhet në komunikatë. 

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Në rastin e parë në Prishtinë, një burrë dhe një grua janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një viktimë femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Zubin Potok, ku një grua dhe një burrë dyshohen se kanë kanosur një person tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe procedura po vazhdon sipas rregullave ligjore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kanoset një zyrtar policor në Suharekë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast të kanosjes ndaj personit zyrtar në Suharekë.

Sipas policisë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet të mprehtë një zyrtar policor derisa ndodhej në veturë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” për kanosje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:20, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, ku i dyshuari, dyshohet se ka kanosur një tjetër burrë.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me leje dhe 45 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Continue Reading

Të kërkuara