Sport

​Mancini futet në listën e ngushtë të emrave për trajner të Manchester United

Ralf Rangnick sapo është emëruar si trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq”.

Publikuar

Trajneri aktual i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini është futur në listën e ngushtë të emrave të dëshiruar nga drejtuesin e Manchesater Unitedit për t’u emëruar si trajner i tyre në fund të këtij sezoni, raporton “The Telegraph”.

Ralf Rangnick sapo është emëruar si trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, por ata janë duke hulumtuar për për një emër të ri si pasues i Ole Gunnar Solskjaer.

Roberto Mancini ka punuar si trajner në Premier Ligë të Manchester City, klub me të cilin edhe e fitoi titullin e kampionin në sezonin 2011-12.

Sport

​Juventusi e dëshiron Mario Mitajn

Publikuar

nga

Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e djathtë brazilian Yan Couto dhe mbrojtësin e majtë të Shqipërisë, Mario Mitaj.

Juventusi ka njoftuar tashmë nënshkrimin e Douglas Luiz nga Aston Villa dhe ka arritur marrëveshje për Khephren Thuram të Nice dhe Michele Di Gregorio të Monzas.

Teun Koopmeiners i Atalantas mbetet objektivi kryesor në mesfushën qendrore, Cristiano Giuntoli do të përpiqet gjithashtu të forcojë departamentin e mbrojtjes.

Danilo dhe Andrea Cambiaso pritet të jenë mbrojtësit kryesorë në “Allianz Stadium” sezonin e ardhshëm, por “Zonja e Vjetër” kërkon rezerva të mundshme për mbrojtësit brazilian dhe italian.

Me Giovanni Di Lorenzo që pritet të mbetet në Napoli pas emërimit të Antonio Contes, gjiganti i Serie A tani ka vënë sytë te mbrojtësi i Manchester Cityt, Couto.

Mbrojtësi i djathtë brazilian do të kthehet në “Etihad Stadium” pas një huazimi dyvjeçar te Getafe, por ndërsa Juventus thuhet se është i gatshëm të diskutojë një marrëveshje huazimi, Manchester City e vlerëson 22-vjeçarin në 25 milionë euro.

Reprezentuesi shqiptar Mitaj, aktualisht nën kontratë me Lokomotiv Moskën, mund të jetë më i lirë pasi, mbrojtësi i majtë 20-vjeçar mund të largohet nga kryeqyteti rus për rreth 12 milionë euro.

Vazhdo të lexosh

Sport

Roma përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me agjentin e Chiesas

Publikuar

nga

Roma është gati për një raund të ri bisedimesh me agjentin e Federico Chiesa, Fali Ramadani.

Chiesa pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës pasi ai nuk ka arritur ende një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij përtej qershorit të vitit 2025.

Për më tepër, trajneri i ri Thiago Motta nuk e sheh ish-sulmuesin e Fiorentinas si një pjesë kyçe të projektit të tij.

Nga ana tjetër, shefi i Romës, Daniele De Rossi është një admirues i madh i Chiesas dhe, drejtori i ri i Romës, Florent Ghisolfi së shpejti do të takohet sërish me agjentin e anësorit për të vazhduar bisedimet për transferim.

Takimi i parë mes dy palëve ka ndodhur tashmë në qershor, por Ghisolfi do të përditësohet për situatën e transferimit të Chiesas pas Kampionatit Evropian, i cili me siguri nuk e lejoi Juventusin të rriste vlerën e transferimit të anësorit.

Juventusi nuk ka marrë ende një ofertë për Chiesan, pavarësisht zërave për disa klube evropiane, përfshirë Bayern Munichun.

Chiesa thuhet se është i intriguar nga projekti i Romës së De Rossit, plus partnerja e tij Lucia Bramani do të preferonte të transferohej në Romë sesa në çdo qytet tjetër jashtë vendit.

Vazhdo të lexosh

Sport

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Chelseat në radarin e Interit pasi Buchanan ka nevojë për operacion

Publikuar

nga

Mbrojtësi i Interit, Tajon Buchanan, do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni pasi pësoi një lëndim të rëndë me kombëtaren e Kanadasë, ndaj “Nerazzurrët” thuhet se kanë vënë syrin te Marcos Alonso dhe Layvin Kurzawa.

Interi është në kërkim të zëvendësuesve për yllin kanadez Buchanan, i cili pësoi një dëmtim të rëndë me kombëtaren e tij të martën teksa përgatitej për çerekfinalen e Kupës së Amerikës.

Buchanan do të ketë nevojë për operacion, kështu që ai do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushës për pesë deri në gjashtë muaj. Prandaj, kampioni i Serie A ka filluar tashmë të kërkojnë një mbrojtës të ri të krahut të majtë.

Marcos Alonso, një ish-lojtar i Fiorentinas, Chelseat dhe Barcelonës, është një opsion për Beppe Marottan dhe Piero Ausilion. Spanjolli sapo është larguar nga Barcelona pas dy vitesh në klub dhe është në dispozicion si transferim i lirë.

Mbrojtësi i majtë francez Kurzawa është një tjetër opsion dhe ai është gjithashtu i disponueshëm si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me PSG.

Kurzawa i është ofruar tashmë disa klubeve të Serie A, por mungesa e kohës së tij të lojës gjatë viteve të fundit i ka dekurajuar skuadrat italiane që të bëjnë oferta në këtë fazë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Edhe dy sporte të tjera kosovare përfaqësohen në Lojërat Olimpike

Publikuar

nga

Gresa Bakraçi do të përfaqësojë sportin e atletikës në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja kosovare do të garojë në disiplinën e 800 metrave.

Gresa merr pjesë me ftesë të univerzalitetit, pas përzgjedhjes së bërë nga komisioni përkatës i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Po ashtu, edhe Hana Beiqi dhe Adell Saboviq do ta përfaqësojnë notin e Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues.

Hana do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, ndërsa Adelli në 100 metra stil i lirë.

Adelli është me prejardhje nga Peja, ndërsa karrierë ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara