Lajmet

​Maliqi: Vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim

Maliqi ka theksuar se nuk po respektohet as Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Published

on

Vetëm 12 për qind e fëmijëve më aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim. Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se të njëjtit nuk kanë mundësi të vijojnë mësimin për shkak të gjendjes shëndetësore, ekonomike dhe hapësirave jo të përshtatshme në shkolla. Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut ai ka folur edhe për Komisionin për Vlerësimin e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, ku deklaroi se të njëjtit nuk e respektojnë ligjin.

Maliqi ka theksuar se nuk po respektohet as Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

“Ministria e ka shtuar numrin e asistentëve mbështetës nëpër shkolla, nuk e di sa e dini vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim. Këta asistentë do të shkojnë dhe të lehtësojnë këtyre fëmijëve, është shumë e mirëpritur. Por çka me 80 për qind që janë jashtë procesit arsimor, institucionet e tona duhet me ta duhet të merren. Ata nuk janë të përfshirë fare në arsim. Arsyet janë çështjet shëndetësore, çështjet ekonomike të familjeve, transporti i papërshtatshëm, mund të jetë shkolla e papërshtatshme”, ka deklaruar Maliqi.

Në mbledhjen e këtij komisioni, Maliqi ka shtuar se Komisioni për Vlerësimin e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë nuk po e zbaton ligjin.


“Ata janë duke bërë çështjen, nuk e di as çfarë fjale me gjet. Së pari nuk e zbatojnë ligjin. Problemi është se nuk i vlerësojnë drejtë, nuk e zbatojnë rregulloren të cilën e kanë… As gjysmë minuti nuk i vlerësojnë, fare. Edhe nuk janë profesionistë, nuk janë njohës edhe njerëzit po pësojnë se ata nuk po e respektojnë. Ne kemi informata se ata deri më tash 25 personave u është mohuar kjo e drejtë, nga Departamenti i Pensioneve kemi informata se që pesë vjet afër 40 personave kanë vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore…Janë duke u maltretuar njerëzit, me ankesa nëpër gjykata tmerrësisht. Unë ju kam drejtuar edhe sekretarit të ministrisë edhe ja kam dërguar informatat. Që ky komision dhe dy komisionet duhet të shkarkohen, duhet të ndërrohen. 60 persona i vlerëson për dy orë”, ka shtuar ai.

Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara tashmë është në Gjykatë Kushtetuese. Jo për kontestim, por që konventa të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

“Për momentin çështja e konventës ka shkuar në qeveri, mandej qeveria e ka sjellur në kuvend, kemi informata se kuvendi e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe pritet përgjigja nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është për momentin situata…. Kjo është një nga konventat më të rëndësishme sa i përket të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara dhe i përafrohet vendeve të tjera, i rregullon çështjet në fusha të shumta, e rregullon terminologjinë dhe çdo herë kur ka ligje të reja, iniciativa të reja këto harmonizohen me këtë konventë. Pra është një dritë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë Maliqi.

Lajmet

Erdogan: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh për mediat se priten vendime pozitive nga Samiti që po mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllan tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, ka thënë në turqisht Erdogan./atsh

Continue Reading

Lajmet

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Published

on

By

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin Politik Evropian të Tiranës ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim të shkurtër për mediet lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Meloni tha se “mendoj se nuk do të kërkojmë alternativa, por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar”.

Të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqeje që të ketë garanci dhe siguri edhe për Ukrainën. Po vazhdojmë të punojmë edhe në këtë format për këtë objektiv”, tha meloni

E pyetur nëse do të vizitojë qendrën e emigrantëve në Gjadër, Meloni tha se nuk ka pasur kohë.

Puna po vazhdon, kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit duke dëshmuar siç kishim premtuar jemi në rrugën e duhur”, theksoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Starmer: Putini nuk është serioz sa i takon paqes, po i tërheq gjërat zvarrë

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer deklaroi sot nga Tirana se “Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po i tërheq gjërat zvarrë”.

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë, i pyetur lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Starmer tha se “ajo çfarë pamë dje është një tjetër provë që vërteton se Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po tërheq gjërat zvarrë”.

Është e nevojshme për rrjedhojë që ne të kemi unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë edhe sot për të qenë të qartë që të ketë një armëpushim. Për të qenë të qartë gjithashtu nëse nuk veprojmë së bashku për sansksionet nuk do të ketë armëpushim”, deklaroi ai.

Starmer u shpreh se “sot është një mundësi e rëndësishme, e vërtetë, për të punuar me kolegët që të jemi të bashkuar tërësisht, presidenti Zelensky do të jetë këtu do ta diskutojmë me të”.

I pyetur lidhur si po shkojnë bisedimet lidhur me rivendosjen e Brexit, kryeministri britanik u shpreh se “në fakt keni parë dy javët e fundit një marrëveshje tregtare me Indinë me SHBA, që është shumë e rëndësishme, mendoj që do të vazhdojë. Të hënën do të ketë diçka do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e njerëzve që punojnë. Kjo është shumë pozitive për të pritur edhe Samitin e të hënës”./atsh

Continue Reading

Lajmet

Kancelari gjerman Merz: Bashkëpunim më i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Tiranë

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Jam i lumtur që jam këtu për herë të parë për këtë takim. Pres të takohem me shumë liderë evropianë dhe pres të thellojmë bashkëpunimin mes nesh. Qëllimi im është të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe përtej mes të gjitha shteteve që janë të pranishme në këtë takim. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Merz në një prononcim për mediet.

Merz po viziton Shqipërinë për herë të parë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë./atsh

Continue Reading

Të kërkuara