Lajmet

​LVV në Podujevë hap fushatën me aksion simbolik

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka hapur fushatën zgjedhore me një aksion simbolik për shkak pandemisë COVID-19.

Disa simpatizantë të kësaj partie, në sheshin e këtij qyteti kanë mbajtur në duar pankartat me ngjyrë të kuqe e mbishkrime të emrave të fshatrave të Podujevës.

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në hapje të fushatës, i cili tha se sivjet hapja e fushatës është në mënyrë simbolike duke respektuar masat e IKSHP-së. Ai tha se LVV dega në Podujevë hynë këtë garë me synimin për të fituar këto zgjedhje.

“Gjatë kësaj periudhe nëntë mujore kemi treguar një qeverisje stabile, një qeverisje me seriozitet në punë dhe në veprime konkrete dhe shpresojmë shumë se do ta kemi besimin e qytetarëve për këto zgjedhje”, tha ai.

Synimet kryesore të LVV-së në Podujevë janë në tri shtylla kryesore.

“Synimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën tonë janë në tri shtylla kryesore, në shëndetësi, në arsim dhe në infrastrukturë. Në shëndetësi do ta bëjmë gjithsesi spitalin e përgjithshëm të qytetit të Podujevës, si synim kryesor i yni, do të krijojmë një fond të veçantë për fëmijët me autizëm. Në arsim gjithsesi se do i thellojmë reformat e nisura”, tha ai.

Ndërsa, tek infrastruktura prioritet në mandatin katër vjeçar mbetet ndërtimi i stacionit të autobusëve, dhe krijimi i një tregu të gjelbër, i cili do të vendoset në vend të stacionit të autobusëve.

Pjesëmarrës në këtë fushatë ishin edhe disa nga kandidatët për asamble nga ky subjekt. Fushata zgjedhore zgjatë një muaj, ndërsa më 17 tetor mbahen zgjedhjet lokale.

Lajmet

​Parandalohet kontrabandimi me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Publikuar

nga

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën gjatë kontrolleve taktike dhe operacionale në terren, më 12 qershor 2024 në rrugën Stanqiq-Gjilan ka ndaluar një automjet transportues furgon me targa vendore me drejtues B. F.

Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 euro si dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjenerali britanik rrëfen për hyrjen në Kosovë në vitin 1999: Ndryshimi është i jashtëzakonshëm

Publikuar

nga

Gjeneralmajor Jeremy Rowan, oficer i lartë në pension i Ushtrisë Britanike, e ka quajtur të jashtëzakonshëm zhvillimin e Kosovës 25 vjet pas çlirimit.

Rowan kishte hyrë në Kosovë një çerek shekulli më parë, me ushtrinë britanike në kuadër të forcave të NATO-s, pas 78 ditë të bombardimeve. Ai thotë se Prishtina është bërë një qytet kozmopolit e metropolitan.

“Gjithçka është ndryshe, është bërë një qytet kozmopolit e metropolitan shumë i zënë, zhvillimi i tij është i jashtëzakonshëm. E  vetmja gjë që nuk ndryshon është mirëpritja e ngrohtë nga njerëzit këtu. Gjëja që e bën këtë hapësirë ​​të veçantë janë njerëzit”, tha Rowan.

Ai theksoi se gjëja që e bën të veçantë Kosovën është mikpritja e ngrohtë e popullit.

“Mbrëmë isha me 20 shokë, këtu po qëndroj me miqtë në qytet, po qëndroj te një doktor dhe gruaja e tij, kështu që nuk po qëndroj në hotel po qëndroj me ta dhe është e jashtëzakonshme”, tha ai.

Rowan dha një mesazh për qytetarët për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Ju falënderoj për mikpritjen dhe urime për atë që keni arritur. Madhështore”, tha gjeneralmajor Jeremy Rowan.

Ndryshe, Rowan bashkë me miqtë e tij të enjten u pritën në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me ç’rast i pari i Prishtinës i nderoi me çmimin “Helmeta Ilire”, për kontributin e dhënë në muajin qershor të vitit 1999 në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani takohet me presidenten maqedonase, flasin për raportet mes dy shteteve

Publikuar

nga

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore.

Osmani tha se me Siljanovska-Davkovan folën për raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit.

“Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, shkroi Osmani.

Ky është takimi i parë i një lideri të shtetit të Kosovës me presidenten e sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovan.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

BE: Serbia nuk mund të bëhet anëtare pa normalizimin e raporteve me Kosovën

Publikuar

nga

Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, shtoi ai.

Kjo deklaratë erdhi pasi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për edicionin e 13 qershorit të së përjavshmes NIN nga Beogradi, tha se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE.

Bashkimi Evropian, megjithatë, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës do të jetë kusht për Serbinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe Stano përsëriti se “qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”.

“Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit”, tha Stano.

Prej se Kosova e shpalli pavarësinë, 15 vjet më parë, Bashkimi Evropian është shprehur vazhdimisht se çështja e njohjes së Kosovës është një çështje në kompetencë të vendeve anëtare të BE-së dhe, si bllok evropian, ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Por, në anën tjetër, Kosova ka raporte të veçanta kontraktuale me Bashkimin Evropian, përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ndërsa në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE nuk përfshihet territori i Kosovës.

Në BE gjithmonë kanë ngulur këmbë që të përdorin normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën si kusht për Serbinë. Interpretimin se a nënkupton “normalizimi i plotë” edhe njohjen formale të Kosovës nga Serbia, në BE ua kanë lënë palëve ta interpretojnë vetë.

Një zyrtar i BE-së, duke rikujtuar edhe ndryshimet në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, ku në kapitullin 35 është përfshirë si kusht edhe normalizimi i raporteve me Kosovën, ka thënë se pa këtë normalizim, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.

Njëkohësisht, BE-ja ka thënë se lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare përben shkelje “të qartë” të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja: Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshinë edhe Nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për Radion Evropa e Lirë.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia më 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më vonë ajo u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por edhe kjo ka mbetur kryesisht e pazbatuar.

Serbia loboi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në maj, i cili përfundimisht vendosi të mos e fuste fare në agjendë kërkesën e Prishtinës për anëtarësim, pavarësisht se ajo i kaloi dy prej tri fazave të nevojshme, shkruan REL.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara