Lajmet

​Lushtaku për hedhjen e ujit: Kjo qeveri ka nevojë për freski, do të padis ata që sulmuan

Ai tha se aksioni i sotëm ndaj qeverisë ishte si reagim i përgjimeve të publikuara në media.

Published

on

Pas përleshjeve fizike që ndodhën gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se do t’i padisë për sulm fizik, zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi, ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati.

Deputeti Lushtaku para gazetarëve tha se aksioni i sotëm ndaj qeverisë ishte si reagim i përgjimeve të publikuara në media, për të cilën siç tha ai, qeveria po bashkëpunon me kriminel serb si Milan Radoiçiq.

Duke shtuar se ky aksion nuk ishte i paramenduar nga kjo parti dhe nuk kishte për qëllim të sulmohej askush, por sipas tij, ishte vetëm të freskojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti pas tensioneve.

Ai tha se zëvendëskryeministri Bislimi e dhunoi demokracinë dhe fjalën e lirë.

“Është pak e rëndësishme a do të më godasin apo vrasin, sepse do të qëndroj i fortë, ashtu siç ka qëndruar familja ime në kohën më të vështirë, në kohën e okupimit serb…Ne jemi të interesuar ta mbrojmë interesin e Kosovës dhe qytetarëve të vet dhe si aksion politik, si PDK me paraqitjen e pankartave që kjo qeveri është qeveri ‘Zdravo’, që është në interes të Serbisë e Rusisë, sigurisht se ne kemi vepruar. Në këtë frymë, sigurisht nuk kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë. Prandaj duke parë gjithë këto sulme që bëhen në drejtim timin e të kolegeve, ku fizikisht më është gjuajtur me shishe me plot ujë dhe nga zëvendëskryeministri, ministrja Haxhiu ka ardhur me tentim për të më shtyrë dhe ministri Murati ishte me një mjet të fortë dhe sigurisht se pas atij reagimi, edhe unë natyrshëm kam reaguar. Por, nuk e kisha në plan të kem një reagim të dhunshëm, veprimi im ka qenë politik, dhe si i tillë vetëm kam vepruar me një gjuajte të ujit. Besoj se të gjithë kanë nevojë për freskim, sidomos kjo qeveri që më së shumti po i konvenon Serbisë dhe Rusisë sesa vet Kosovës dhe strategjisë kombëtare. Do të padis këta njerëz të sipërmendur, dhe sigurisht se organet kompetente do të dhënë verdiktin e tyre”, ka theksuar Lushtaku.

Sipas tij, sulmet e tilla nga qeveria janë të papranueshme.

Lushtaku tha po ashtu se pas gjithë atyre sulmeve që ndodhën në Kuvend, ka edhe deputetë tjerë të lënduar.

“Nuk ishte vetëm një shishe, ishte një sulm i koordinuar, dhe po shihet qartë se kanë pasur edhe furnizim që me ardhur sa më shpejtë edhe me policinë, sigurisht ata e bëjnë detyrën e vet. Ata kanë qenë të gatshëm të veprojnë me çdo formë dhe të na nënçmojnë si aksion politik, por atë nuk e ndalin. Nuk ka logjikë të sulmohet nga një kryeministër, zëvendëskryeministër, aksioni politik. Ata mund të reagojnë në foltore si duhet të reagojë çdo shtet demokratik, jo me formën si zëvendëskryeministri duke marrë një pankartë të ‘Pinokios’ që e paska penguar shumë. Ai po dihet qartë se është duke gënjyer dhe është zënë me rren. Ne kemi pas mundësi të kemi ndonjë reagim spontan po assesi të paramenduar…Sigurisht se ka edhe prej deputeteve tonë të lënduar, edhe un jam i goditur, nuk e mbaj mëndi si, sepse ka ndodhur shpejtë”, tha Lushatku.

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara