Lajmet
Lushtaku për hedhjen e ujit: Kjo qeveri ka nevojë për freski, do të padis ata që sulmuan
Ai tha se aksioni i sotëm ndaj qeverisë ishte si reagim i përgjimeve të publikuara në media.
Published
2 years agoon
By
UBT newsPas përleshjeve fizike që ndodhën gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se do t’i padisë për sulm fizik, zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi, ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati.
Deputeti Lushtaku para gazetarëve tha se aksioni i sotëm ndaj qeverisë ishte si reagim i përgjimeve të publikuara në media, për të cilën siç tha ai, qeveria po bashkëpunon me kriminel serb si Milan Radoiçiq.
Duke shtuar se ky aksion nuk ishte i paramenduar nga kjo parti dhe nuk kishte për qëllim të sulmohej askush, por sipas tij, ishte vetëm të freskojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti pas tensioneve.
Ai tha se zëvendëskryeministri Bislimi e dhunoi demokracinë dhe fjalën e lirë.
“Është pak e rëndësishme a do të më godasin apo vrasin, sepse do të qëndroj i fortë, ashtu siç ka qëndruar familja ime në kohën më të vështirë, në kohën e okupimit serb…Ne jemi të interesuar ta mbrojmë interesin e Kosovës dhe qytetarëve të vet dhe si aksion politik, si PDK me paraqitjen e pankartave që kjo qeveri është qeveri ‘Zdravo’, që është në interes të Serbisë e Rusisë, sigurisht se ne kemi vepruar. Në këtë frymë, sigurisht nuk kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë. Prandaj duke parë gjithë këto sulme që bëhen në drejtim timin e të kolegeve, ku fizikisht më është gjuajtur me shishe me plot ujë dhe nga zëvendëskryeministri, ministrja Haxhiu ka ardhur me tentim për të më shtyrë dhe ministri Murati ishte me një mjet të fortë dhe sigurisht se pas atij reagimi, edhe unë natyrshëm kam reaguar. Por, nuk e kisha në plan të kem një reagim të dhunshëm, veprimi im ka qenë politik, dhe si i tillë vetëm kam vepruar me një gjuajte të ujit. Besoj se të gjithë kanë nevojë për freskim, sidomos kjo qeveri që më së shumti po i konvenon Serbisë dhe Rusisë sesa vet Kosovës dhe strategjisë kombëtare. Do të padis këta njerëz të sipërmendur, dhe sigurisht se organet kompetente do të dhënë verdiktin e tyre”, ka theksuar Lushtaku.
Sipas tij, sulmet e tilla nga qeveria janë të papranueshme.
Lushtaku tha po ashtu se pas gjithë atyre sulmeve që ndodhën në Kuvend, ka edhe deputetë tjerë të lënduar.
“Nuk ishte vetëm një shishe, ishte një sulm i koordinuar, dhe po shihet qartë se kanë pasur edhe furnizim që me ardhur sa më shpejtë edhe me policinë, sigurisht ata e bëjnë detyrën e vet. Ata kanë qenë të gatshëm të veprojnë me çdo formë dhe të na nënçmojnë si aksion politik, por atë nuk e ndalin. Nuk ka logjikë të sulmohet nga një kryeministër, zëvendëskryeministër, aksioni politik. Ata mund të reagojnë në foltore si duhet të reagojë çdo shtet demokratik, jo me formën si zëvendëskryeministri duke marrë një pankartë të ‘Pinokios’ që e paska penguar shumë. Ai po dihet qartë se është duke gënjyer dhe është zënë me rren. Ne kemi pas mundësi të kemi ndonjë reagim spontan po assesi të paramenduar…Sigurisht se ka edhe prej deputeteve tonë të lënduar, edhe un jam i goditur, nuk e mbaj mëndi si, sepse ka ndodhur shpejtë”, tha Lushatku.
Lajmet
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Published
41 minutes agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Ushtarët gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën në disa komuna brenda zonës së përgjegjësisë.
Sipas njoftimit, këto patrullime sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, rrisin ndërgjegjësimin situativ dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Patrullat janë pjesë thelbësore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i thekson se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë.
Po ashtu, KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Lajmet
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Published
43 minutes agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e kësaj të marte drejt Brukselit. Rama nesër do të marrë pjesë në samitin mes BE dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Takimi pritet të përqëndrohet në gjetjet më të fundit të paketës së zgjerimit 2025. Gjatë takimit do të dikutohet edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliard eurosh.
Ndërkaq, nga Kosova europianët i çuan ftesë presidentes Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë samit.
Lajmet
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Published
57 minutes agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali nisi sot një vizitë dyditore në Greqi me ftesë të homologut grek, George Gerapetritis. Vizita e Ministres Spiropali nisi në Presidencën greke, ku u prit nga Presidenti Konstantinos Tasoulas.
Gjatë takimit Spiropali theksoi se “Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane”.
Më pas Spiropali zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Në konferencën për shtyp, Spiropali tha se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës, duke theksuar se dy vendet janë pjesë e NATO-s.
“Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq”, tha Spiropali.
Ministrja theksoi se Shqipëria është e hapur për dialog për çështjen e detit dhe shtoi se duan të vijojnë negociatat për njohjen e pensioneve.
“Shqipëria mbetet po ashtu e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me kufirin (përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ku palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv. Ne do të vijojmë të udhëhiqemi nga vlerat thelbësore të BE-së, nga respekti për normat e të drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e stabilitetit në rajon”, shtoi ajo.
Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09.00, Spiropali do të takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias. Në orën 09.45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Lajmet
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Published
3 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se rasti është raportuar më 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa policia, në bashkëpunim me institucionet relevante, po punon intensivisht për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rastit, duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.”
Dronët vranë mbi 100 civilë në Sudan gjatë dhjetorit
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Shqiptarët në jug të Serbisë: Fshirje nga adresat e banimit, mosnjohje e diplomave dhe gjuhë urrejtjeje
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë
