Lajmet

​Lumezi: Sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme

Ai tha edhe se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.

Published

on

Në konferencën vjetore të prokurorëve, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se nga ky institucion është bërë punë e madhe, e cila sipas tij vërtetohet me rezultate konkrete. Ai tha edhe se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.

“Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lumezi.

Lumezi foli edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, tha Lumezi.

Si sukses të punës ndër të tjera ai ka përmendur rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica” ku ka thënë se “kemi vërtetuar që puna e përbashkët ka dërguar porosi që nuk mund të vihen mbi institucionet e shtetit”.

“Secili vit pasueses ka shënuar arritje te reja në sistemin prokurorial si rezultat i punës transparente dhe të përgjegjshëme të prokurorit të shtetit”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se sfidë mbetët konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme duke bërë thirrje që rastet e konfiskimit të trajtohen me prioritet.

Lajmet

Arrestohet tifozi i Real Oviedos për gjuhë draciste drejt Mbappes

Published

on

Policia Kombëtare spanjolle e ka arrestuar një tifoz të Real Oviedos për shkak të thirrjeve raciste në hapësirën e tifozëve vendës në stadiumin “Carlos Tartiere” gjatë ndeshjes me Real Madridin, e zhvilluar më 24 gusht.

Këtë e bën të ditur Policia e Asturie ku tifozi u ndalua për një krim kundër integritetit moral dhe një krim të urrejtjes pasi u identifikua falë analizës së fotove dhe të videove.

Ai bëri gjeste dhe tinguj majmuni në minutën e 37-të, që përkoi me festimin e golit të parë të skuadrës mysafire, të shënuar nga Kylian Mbappe.

Ky incident i panevojshëm u raportua pas ndeshjes së organizuar nga LFP (Liga de Fútbol Profesional).

Burri, i identifikuar, e dha një deklaratë në selinë e policisë dhe iu dorëzua gjyqtarit të parë hetues në Oviedo.

“Më shumë sesa thjesht një arrestim. Është propozuar gjithashtu një shkelje kundër Ligës kundër Dhunës, Racizmit, Ksenofobisë dhe Intolerancës në sport, e cila e parasheh një gjobë prej 60 mijë deri në 650 mijë euro për vepra shumë të rënda penale, si dhe një ndalim në impiantet sportive”.

Sipas asaj që e parasheh Kodi Penal dhe Selia e Lartë e Policisë së Asturie, krimet si ai i urrejtjes mund ta mbartin një dënim maksimal prej tre vjetësh burgim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Komandanti i KFOR-i takon diplomaten greke, flasin për sigurinë e Kosovës

Published

on

By

Gjatë ditës së sotme, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj Heleni Vakali, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.

Vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth.

Gjeneral Major Barduani përshkroi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për KFOR-in.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të kërkuarve

Published

on

By

Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

Dyshohet se më datën 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në Jezerc – Ferizaj, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale shpërdorim i pasurisë së huaj.

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë stacionin e policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Tyson trondit me rrëfimin e tij: Kam përdorur fentanyl për të përballuar dhimbjet

Published

on

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl (substancë narkotike), për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës së tij ikonike.

“Ishte një analgjezik, dhe e përdorja për të trajtuar gishtin e këmbës. Ishte si heroinë sapo të kalonte efekti dhe hiqeje Band-Aid-in, fillon të kesh simptoma të tërheqjes, të vjella, ashtu si në heroinë”, rrëfeu Tyson në episodin e fundit të “Katie Miller Podcast”.

Fentanyl është një opioid sintetik shumë i fuqishëm, i aprovuar nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat në SHBA për përdorim si qetësues dhimbjesh, por mund të jetë fatal edhe në doza të vogla nëse përdoret pa recetë.

Miku i ngushtë i Tyson, Arturo Gatti, i cili ndërroi jetë në 2009, kishte një betejë të gjatë me opioidet, siç kishte rrëfyer më parë në intervista.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vitin e kaluar 48,422 persona humbën jetën për shkak të përdorimit të paligjshëm të fentanylit.

Ky opioid është 100 herë më i fuqishëm se morfina dhe 50 herë më i fuqishëm se heroinë.

Varësia nga drogët është një sfidë me të cilën Tyson ka përballuar për një kohë të gjatë, dhe kjo nuk është hera e parë që publikohet dhimbja ekstreme në këmbët e tij.

Ai madje kishte goditur me shuplakë Jake Paul gjatë përgatitjeve për ndeshjen e tyre në nëntor 2024, pasi Paul i kishte shkelur gishtin gjatë peshimit. Tani në të 50-tat, Tyson është angazhuar fuqishëm në biznesin e tij të kanabisit, duke e përdorur si alternativë ndaj ilaçeve tradicionale për dhimbje./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara