Sport

​Liverpooli, City, Arsenali e Chelsea luajnë sot në Carabao Cup

Chelsea sot luan me Brightonin.

Published

on

Liverpooli, Manchester City dhe Arsenali do ta fillojnë sot aventurën në Carabao Cup, ndërsa Chelsea i rikthehet kësaj gare pas kualifikimit që e siguroi me fitoren ndaj Wimbledon.

Chelsea e mposhti Wimbledonin 2:1 për ta siguruar 1/16-ën e kësaj gare, ndërsa sot luan me Brightonin me fillim nga ora 20:45.

Ndërkaq, Liverpooli përballet sot me Leicester Cityn, Arsenali është mysafirë i Brentfordit, kurse ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Newcastle United dhe Manchester Cityt.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Carabao Cup e gjeni më poshtë.

20:45 Aston Villa – Everton

20:45 Balckburn – Cardiff

20:45 Bournemouth – Stoke City

20:45 Brentford – Arsenal

20:45 Chelsea – Brighton

20:45 Fulham – Norwich City

20:45 Lincoln – West Ham United

20:45 Liverpool – Leicester City

21:00 Newcastle United – Manchester City 

Aktualitet

Reagim i ‘Tifozave Kuq e Zi’: S’na ndal dot askush, do t’i këndojmë Shqipërisë me zemër e pasion!

Published

on

Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndohet nga “Tifozat Kuq e Zi”, pasi atyre u është ndaluar kjo gjë.

Vetë “Tifozët Kuq e Zi”, kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar se askush nuk mundet dot të imponojë asgjë dhe se do të vazhdojnë t’i këndojnë Shqipërisë me zemër e pasion. “Tifozat Kuq e Zi” kanë theksuar se askush nuk mund të imponojë asgjë mbi ta dhe se do të vazhdojnë t’i këndojnë Shqipërisë me zemër e pasion.

Në reagimin e plotë, ata sqarojnë se grupi nuk ka një “Grup Kryesie” siç është pretenduar nga disa individë të paautorizuar, të cilët janë shfaqur në media. Ata gjithashtu kanë njoftuar se çdo kërkesë për pjesëmarrje në media duhet të dërgohet në adresën zyrtare të emailit [email protected] dhe se çdo deklaratë tjetër do të konsiderohet si qëndrim personal, jo si përfaqësim i grupit.

Grupi theksoi gjithashtu se për 21 vjet askush nuk ka mundur t’i ndalojë dhe se do të vazhdojnë të këndojnë këngët e tyre atdhetare, duke shprehur krenari dhe dashuri për Shqipërinë.

“Tifozat Kuq e Zi” mbyllën reagimin me një thënie: “O sa mirë me qenë Shqiptar!”/UBTNews/

Continue Reading

Sport

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë që lojtari të shitet pas barazimit të Newcastle

Published

on

Continue Reading

Sport

Interi i beson portierit 36-vjeçar, me të deri në vitin 2026

Published

on

Interi ka vendosur ta mbajë Yann Sommer deri në vitin 2026. Portieri zviceran, i cili ka treguar performanca të jashtëzakonshme që nga fillimi i sezonit, ka fituar besimin e plotë të trajnerit Simone Inzaghi dhe të skuadrës. Sommer ka qenë një element kyç në forcimin e mbrojtjes së Interit, duke kontribuar me një seri ndeshjesh të paprekura.

Në 9 ndeshjet e fundit, ai ka ruajtur portën e paprekur në 7 raste, duke qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit të ekipit.

Pavarësisht mundësisë që klubi të mbyllte kontratën e Sommer një vit më herët, Interi ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me portierin deri në përfundimin e marrëveshjes aktuale. Ky vendim ka ardhur pas dyshimeve që lindën verën e kaluar, kur klubi ndërmori blerjen e Josep Martinez nga Leipzig për 13.5 milionë euro, një lëvizje që sugjeronte mundësinë e zëvendësimit të portierit zviceran. Martinez ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare për Interin, por pritet të marrë mundësinë për të treguar veten në sezonet e ardhshme.

Sommer, edhe në moshën 36-vjeçare, ka arritur të tregojë se është në nivel të lartë dhe është i aftë të vazhdojë të kontribuojë për skuadrën. Interi ka vendosur të rishikojë situatën e repartit të portierëve vetëm në vitin 2026, kur do të vlerësohet nëse do të vazhdohet me Sommer apo do të ndryshojnë prioritetet për të ardhmen e skuadrës./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Kosova në grup me Gjermaninë për Euro U19

Published

on

By

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e radhës së grupmoshave U17 dhe U19 për vitin 2025.

Në bazë të shortit, Kombëtarja e Kosovës U-19 do të bëjë pjesë në Grupin e 12-të së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë. Turneu kualifikues i kësaj grupmoshe do të mbahet në Norvegji më datat 8, 11 e 14 tetor 2025.

Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës U-17 do të bëjë pjesë në Grupin e 6-të, ku janë të përfshira edhe Austria, Irlanda dhe Ishujt Faroe. UEFA organizimin e këtij turneu kualifikues ia ka besuar FFK-së, derisa datat e zhvillimit të këtij turneu do të caktohen së shpejti.

Continue Reading

Të kërkuara