Lajmet

​Lista zyrtare e deputetëve të AAK-së

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 62 mijë e 111 vota ose 7.0,78%, vota këto që ia sigurojnë tetë ulëse.

Më së shumti vota kanë marrë vëllezërit Haradinaj. Derisa Ramush Haradinaj ka marrë 41 mijë e 406 vota, Daut Haradianj ka marrë 13 mijë e 749 vota.

I treti me më së shumti vota është Besnik Tahiri me 7 mijë e 815 vota, Bekë Berisha me 7 mijë e 630 vota dhe Time Kadrijaj me 6 mijë e 804 vota.

Kjo është lista e plotë e deputetëve të AAK-së:

Vendi

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

lajme

Kuvendi mban seancë sot: Në rend dite interpelanca me ministrin Vitia dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, ku pritet të shqyrtohen marrëveshje ndërkombëtare, mocioni për energjinë elektrike si dhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është interpelanca e thirrur për ministrin Vitia lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e vdekjes së pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi. Po ashtu, deputetët do të diskutojnë edhe mocionin përmbajtjesor mbi planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në vend.

Gjatë kësaj seance, në votim pritet të hidhen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik penal: tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë (për ekstradimin, transferimin e të dënuarve dhe ndihmën e ndërsjellë juridike) si dhe traktati për ndihmë juridike ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës. Në rend dite mbetet edhe miratimi i Propozim-Programit të Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026. /E.A/

Continue Reading

lajme

Sot mbahet seanca e mbyllur ndaj Jeton Sylajt për rastin e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë mban sot shqyrtimin fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Arlinda Zekaj.

Seanca gjyqësore, e cila nis në orën 11:00, do të zhvillohet pa praninë e publikut dhe mediave, në bazë të vendimit të marrë nga gjykata më 10 nëntor, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Përjashtimi i publikut ka për qëllim mbrojtjen e jetës private dhe familjare të palëve të përfshira në procedurë, me fokus të veçantë te mbrojtja e privatësisë dhe interesit të fëmijës së mitur. Gjatë kësaj seance pritet të shqyrtohen deklarimet e palëve, raportet psikologjike, bashkëbisedimet me fëmijën si dhe video-incizimet që janë pjesë e shkresave të lëndës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara