Lajmet

​Lista Serbe s’mbështet Qeverinë Kurti 2, kërkon dy ministri

Published

on

Deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq ka thënë se nuk e mbështesin Albin Kurtin për kryeministër, teksa ka paralajmëruar se do të ankohen në Gjykatë Kushtetuese pasi ky i fundit nuk i ka dhënë dy ministri pakicave serbe.

Simiq në seancën ku do të votohet Qeveria Kurti 2, tha se në këtë mënyrë Kurti po ‘u shkel’ të drejtën për dy ministri, të cilat sipas tij, u takojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai tha se mandatari për kryeministër, Albin Kurti po shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Ju e dini se dy ministri i takojnë komunitetit jo shumicë, jo si një dhuratë nga ju, por qytetarët na kanë dhënë në mënyrë legjitime, por duke votuar Listën Serbe. Ne këtë e kemi paraqitur para jush 11 nënshkrimet e deputetëve që e paraqet shumicën nga komuniteti jo shumicë. Injorimi i së drejtës, shkelja e Kushtetutës janë një fillim i keq i qeverisë që doni ta udhëhiqni. Po ashtu është një mesazh për qytetarët. Lista Serbe nuk do ta mbështesë qeverisjen tuaj, ne do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur të drejtën e qytetarëve tonë. Ju po ashtu, mandatar me këtë e keni dhënë një mesazh dhe na vjen mirë që këtë e kanë dëgjuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare në mënyrë që ta dinë se çfarë po doni të bëni”, tha Simiq. 

Në seancën e sotme të Kuvendit pritet të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Lajmet

Rutte: Reduktimi i pranisë së NATO-s në Kosovë është lajm i mirë

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se reduktimi i pranisë së NATO-s në Kosovë është një zhvillim pozitiv, duke e lidhur këtë me përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.

Sipas tij, zvogëlimi i pranisë së forcave të NATO-s është tregues se gjendja e sigurisë ka shënuar progres dhe se institucionet po arrijnë të menaxhojnë më mirë sfidat në terren.

Pak ditë më parë, edhe komandanti i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, kishte paralajmëruar një “optimizim” të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Megjithatë, NATO ka theksuar vazhdimisht se mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inaugurohet murali “Çast” në Prishtinë, në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Published

on

Në Prishtinë është inauguruar murali “Çast”, një vepër artistike kushtuar viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Projekti është realizuar nga Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se murali përfaqëson një akt dinjiteti, kujtese dhe përgjegjësie ndaj së vërtetës historike.

Ajo theksoi se pas luftës Kosova trashëgoi pasoja të rënda, përfshirë mbi 20 mijë gra dhe burra që përjetuan dhunë seksuale, duke shtuar se murali është një dëshmi publike dhe një thirrje që kjo histori të mos harrohet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se murali i vendosur në zemër të kryeqytetit do të shërbejë si kujtesë kolektive për brezat e ardhshëm dhe si nderim për të mbijetuarit e këtij krimi të luftës.

Ndërkaq, Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës u shpreh se, përkundër njohjes së të drejtave të tyre, të mbijetuarave të dhunës seksuale ende u mungon drejtësia.

Murali “Çast” është vendosur pranë Kinemasë ABC në Prishtinë dhe synon të mbajë gjallë kujtesën për një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së dhe TU Wien zhvillojnë punëtori ndërkombëtare për planifikimin hapësinor në Austri

Published

on

By

Studentët e UBT-së të programit master të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me studentët e Universitetit Teknik të Vjenës dhe profesorët e tyre, Thomas Dillinger, Skender Kosumi dhe Nina Svanda, mbajtën në Vjenë të Austrisë workshopin e dytë njëjavor të këtij semestri, në kuadër të bashkëpunimit tradicional ndërmjet këtyre dy universiteteve.

Nga UBT-ja, monitorimin e studentëve të saj e bënë profesorët Binak Beqaj, Shqipërim Ahmeti dhe Modest Gashi.

Në workshopin njëjavor në Vjenë morën pjesë aktive edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, drejtori i Urbanizmit, Arbër Nuraj, si dhe përfaqësues të drejtorive të urbanizmit të komunave të Pejës dhe Deçanit.

Përveç angazhimit intensiv në workshop-e dhe ligjëratave të profesorëve, programi i studentëve ishte i pasur edhe me aktivitete të tjera, si ekskursionet në Parkun Kombëtar Ötscher-Tormäuer dhe në Seestadt Aspern, mbrëmjet sociale në Heuberg dhe Heurige, si dhe vizitat në garat me kuaj në Krieau të Vjenës.

Studentët e UBT-së, në kuadër të këtij bashkëpunimi të ngushtë dhe të organizuar në grupe të përziera me kolegët e tyre nga TU Wien, kanë treguar nivel të lartë angazhimi dhe pune kreative.

Projektet zhvillimore rajonale shkollore të këtyre dy komunave do të finalizohen në muajin korrik dhe pritet të ekspozohen në UBT, në TU Wien, si dhe në komunat e Pejës dhe Deçanit.

Continue Reading

Lajmet

Kosova drejt licencimit të udhërrëfyesve turistikë, pritet të hapet thirrja e parë publike

Published

on

Po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e procesit të licencimit të udhërrëfyesve turistikë në Kosovë.

Për këtë qëllim është mbajtur një takim informues dhe koordinues ndërinstitucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave të sektorit të turizmit dhe shoqërisë civile, lidhur me zbatimin e Ligjit për Turizëm dhe Udhëzimit Administrativ që rregullon kushtet, kriteret dhe procedurat për regjistrimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë.

Sipas njoftimit, licencimi i udhërrëfyesve turistikë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt profesionalizimit të sektorit të turizmit, rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe promovimit më dinjitoz të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të Kosovës.

Përmes këtij procesi synohet vendosja e standardeve të qarta profesionale dhe krijimi i një sistemi të rregulluar për ushtrimin e këtij profesioni.

Pas përfundimit të procedurave përgatitore, pritet të hapet thirrja e parë publike, duke shënuar nisjen zyrtare të procesit të licencimit të udhërrëfyesve turistikë në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara