Lajmet

​Lista Serbe s’mbështet Qeverinë Kurti 2, kërkon dy ministri

Published

on

Deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq ka thënë se nuk e mbështesin Albin Kurtin për kryeministër, teksa ka paralajmëruar se do të ankohen në Gjykatë Kushtetuese pasi ky i fundit nuk i ka dhënë dy ministri pakicave serbe.

Simiq në seancën ku do të votohet Qeveria Kurti 2, tha se në këtë mënyrë Kurti po ‘u shkel’ të drejtën për dy ministri, të cilat sipas tij, u takojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai tha se mandatari për kryeministër, Albin Kurti po shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Ju e dini se dy ministri i takojnë komunitetit jo shumicë, jo si një dhuratë nga ju, por qytetarët na kanë dhënë në mënyrë legjitime, por duke votuar Listën Serbe. Ne këtë e kemi paraqitur para jush 11 nënshkrimet e deputetëve që e paraqet shumicën nga komuniteti jo shumicë. Injorimi i së drejtës, shkelja e Kushtetutës janë një fillim i keq i qeverisë që doni ta udhëhiqni. Po ashtu është një mesazh për qytetarët. Lista Serbe nuk do ta mbështesë qeverisjen tuaj, ne do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur të drejtën e qytetarëve tonë. Ju po ashtu, mandatar me këtë e keni dhënë një mesazh dhe na vjen mirë që këtë e kanë dëgjuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare në mënyrë që ta dinë se çfarë po doni të bëni”, tha Simiq. 

Në seancën e sotme të Kuvendit pritet të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Lajmet

Dita Botërore e Televizionit

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit e cila simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.

Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale,

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.

Kjo Ditë e njeh televizionin si një medium jetësor në informimin, edukimin dhe ndikimin e opinionit publik, si dhe në nxitjen e komunikimit dhe mirëkuptimit global.

Globalisht data e 21 nëntorit festohet i rezultat i pas shpalljes nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të miratuar në vitin 1996./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​41 të vdekur e 9 të zhdukur pas përmbytjeve në Vietnamin qendror

Published

on

41 persona vdiqën dhe nëntë të tjerë konsiderohen si të zhdukur pas përmbytjeve që shkatërruan Vietnamin qendror këtë javë.

Departamenti i Menaxhimit të Digave dhe Parandalimit të Fatkeqësive Natyrore njoftoi se më shumë se 52 mijë shtëpi u përmbytën dhe mijëra hektarë me të mbjella, së bashku me bagëti dhe shpendë, u humbën gjithashtu nga ujërat e përmbytjeve.

Media lokale VN Express njofton se provincat pësuan më shumë viktima si Dak Lak me 16 vdekje, dhe Khanh Hoa me 14 vdekje.

Më shumë se një milion klientë mbetën pa energji elektrike për shkak të motit të keq, megjithëse energjia elektrike është rikthyer që atëherë në rreth 600 mijë familje.

Gjithashtu, mbi 140 rrëshqitje toke ndodhën në rrugët provinciale dhe personeli me oficerë policie janë vendosur për t’iu përgjigjur situatës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

KQZ sot shpall rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Published

on

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës sot, ku në rend dite është përfshirë certifikimi i disa rezultateve zgjedhore.

Sipas Elezit, KQZ-ja do të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit për Kuvendet Komunale, për ato komuna për të cilat tashmë është përmbyllur trajtimi i ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

“Në mbledhjen e së premtes do të shqyrtohet dhe pritet të votohet certifikimi i rezultateve për Kuvendet Komunale, për komunat ku janë finalizuar të gjitha procedurat e ankesave”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se në rend dite është edhe certifikimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, që u mbajt më 9 nëntor.

“Gjithashtu, KQZ-ja do të procedojë me shpalljen e rezultateve të raundit të dytë të mbajtur më 9 nëntor, për 18 komunat ku është zhvilluar gara për kryetar komune”, shtoi Elezi.

Në raundin e parë procesin e përmbyllën 20 komuna, kurse 18 të tjera votuan në balotazh më 9 nëntor./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zjarr në samitin COP30, pjesëmarrësit në bisedimet për klimën u evakuuan

Published

on

Pjesëmarrësit në samitin e OKB-së për klimën COP30 janë evakuuar pasi mbrëmë një zjarr shpërtheu në një pavijon në Belem – Brazil.

Zjarri ka shpërthyer në zonën e pavijonit nën rrethana ende të paqarta.

Ministri i Turizmit i Brazilit, Celso Sabino, tha se zjarri ishte nën kontroll dhe se nuk raportohet për të lënduar.

“Zjarri është nën kontroll, zjarrfikësit nga shteti  janë në vendngjarje”, tha ministri për televizionin brazilian, pak minuta pas evakuimit të vendit.

Mijëra njerëz po merrnin pjesë në bisedimet e OKB-së për klimën, përfshirë anëtarë të delegacioneve nga bota, e cila do të përfundojë sot./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara