Lajmet

​Lista Serbe: Edhe kur skadon afati mund të zgjasim validitetin e targave KM

Lista Serbe thotë se targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten, ndërkaq të reja nuk do të lëshohen tani për tani.

Published

on

Lista Serbe ka reaguar sot pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat, duke thënë se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit.

Lista Serbe thotë se targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten, ndërkaq të reja nuk do të lëshohen tani për tani.

“Lista Serbe mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke konfirmuar se targat KM mbeten në përdorim, se askush nuk do t’i heqë dhe do t’u shqiptohen gjoba qytetarëve tanë që posedojnë automjete me targa KM. Duam të informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të KM si më parë. Prandaj të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM pa ndërprerje. Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten dhe të reja nuk do të lëshohen tani për tani”, thuhet në njoftimin e saj.

Lajmet

Nxënësi kosovar sulmon mësuesen me thikë në Essen të Gjermanisë, ndodhet në gjendje kritike

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Essen, Gjermani, ku një nxënës me prejardhje kosovare dyshohet se ka sulmuar me thikë mësuesen e tij në një shkollë profesionale.

Viktima u godit në bark dhe ndodhet në gjendje kritike, duke iu nënshtruar një operacioni urgjent.

Pas sulmit, i riu është arratisur dhe policia gjermane ka nisur një operacion të madh me forca speciale dhe helikopter për kapjen e tij.

Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të shmangin zonën e ngjarjes derisa të sigurohet situata./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kosova organizon garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova 2025”

Published

on

Në Prishtinë ka nisur gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosova 2025”, e cila zhvillohet l deri më 6 shtator, nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Sportit.

Në ceremoninë hapëse mori pjesë Ministri Çeku, i cili u uroi mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.

Ai theksoi se gara të tilla janë dëshmi e potencialit të madh sportiv që ka Kosova dhe një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030, ku pritet pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare.

“Tour of Kosova 2025” është garë e kategorisë 2.2 të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI). Starti u dha nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke vazhduar rrugën nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në këtë edicion po marrin pjesë 16 ekipe me gjithsej 124 çiklistë nga skuadra elitare evropiane, duke garantuar garë të fortë dhe spektakël sportiv./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Operacion policor për ‘fajde’ dhe ‘shpëlarje parash’, dy persona të arrestuar

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një operacion lidhur me veprat penale të “fajdes” dhe “shpëlarjes së parave”.

Sipas komunikatës së përbashkët, gjatë aksionit janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim” thuhet në komunikatë.

Autoritetet theksuan se mbeten të përkushtuara që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen para përgjegjësisë ligjore./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Statcionet policore hapin portën për qytetarët në 26-vjetorin e themelimit të Policisë

Published

on

By

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoritë Rajonale si dhe stacionet policore kanë organizuar portën e hapur për qytetarë.

Komandanti i Qendrës, kapiten Sami Halimi, theksoi rolin mbështetës të komunitetit dhe falënderoi qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë.

Ju jeni si pjesë mbështetëse e Policisë së Kosovës dhe polica është mirënjohjes për të gjitha aktivitete që bëni në shërbimin e policisë, në kuadër të 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në të gjitha stacionet e policisë organizohet porta e hapur që organizohet vizita të ndryshme nga kategoritë të ndryshme të shoqërisë. Policia organizon manifestime sikurse si sot. aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj, ndeshjet sportive e të tjera”, ka theksuar ai./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara