Sport

​Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Përballja kryesore do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Barcelonës.

Published

on

Gara më presitgjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot më ndeshjet e rrethit të dytë nga grupet A,B,C dhe D.

Vëmendja kryesore pa dyshim se do të jetë te ndeshja e Grupit C ku në stadiumin “Allianz Arena” do të ballafaqohet dy gjigantët evropian, Bayern Mynih dhe Barcelona.

Të dy ekipet kanë nga tre pikë pasi fitoreve në ndeshjet e para kundër Interit, përkatësisht Viktoria Plzenit dhe sot të kërkojnë ta marrin kryesimin e këtij grupi.

Sfidë tjetër mjaftë interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Ajaxit në kuadër të Grupit A. Skuadra e Jurgen Klopp u turpërua nga Napoli në ndeshjen e parë duke u mposhtur me rezultat 4-1 andaj do të kërkojë të këndellet dhe ndaj holandezëve i nevojiten vetëm tre pikë.

Ajaxit nga ana tjetër triumfoi ndaj Rangers me rezultat 4-0 dhe e kryeson grupin.

Lajmet

Derbi i madh i Superligës zhvillohet sot

Published

on

Xhiro e tetë e Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me ballafaqimin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Edhe pse renditja tabelare e të dy skuadrave lë shumë për të dëshiruar në këtë fillim sezoni, ky derbi gjithmonë ofron emocione të forta dhe interesim të madh për ta ndjekur.

Drita, skuadër kampione në fuqi pas shtatë ndeshjeve ka mbledhur vetëm tetë pikë dhe renditet në vendin e tetë në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani e ka nisur në mënyrë katastrofale këtë edicion pasi kanë mbledhur vetëm shtatë pikë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe janë të fundit në renditjen tabelare, pra në vendin e dhjetë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skuadra e madhe e shkarkon trajnerin pas presionit të madh të tifozëve

Published

on

Klubi skocez Rangers ka shkarkuar trajnerin Russell Martin pas vetëm 17 ndeshjesh në krye të skuadrës.

Vendimi u mor të dielën në mbrëmje, pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Falkirk, që shkaktoi pakënaqësi të madhe te tifozët.

Policia u detyrua ta shoqëronte Martinin pas ndeshjes, pasi një grup tifozësh tentuan të ndalonin autobusin e ekipit.

Në njoftimin zyrtar, klubi tha: “Rangers konfirmon se është ndarë nga trajneri kryesor, Russell Martin. Rezultatet nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit. Falënderojmë Russellin dhe stafin e tij për punën e bërë.”

Bashkë me Martinin janë larguar edhe ndihmëstrajneri Matt Gill dhe trajneri Mike Williamson.

Martin u emërua në qershor me kontratë trevjeçare, por fitoi vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat. Rangers aktualisht renditen në vendin e tetë në Premier League Skoceze, 11 pikë prapa kryesuesve Hearts dhe nëntë pas rivalëve Celtic.

Klubi pritet të njoftojë së shpejti emrin e trajnerit të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Përballja me Slloveninë, përzgjedhësi i Kosovës flet sot në konferencë për media

Published

on

Kombëtarja e Kosovës dhe U21 zhvillojnë sot aktivitetet përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese, dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin e aktiviteteve për ditën e sotme për Kombëtaren A dhe Kombëtaren U21.

Në orën 12:00, në hotelin “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda, ku trajneri do të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë para ndeshjeve të ardhshme.

Më pas, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor.

Ndërkohë, Kombëtarja U21 do të dalë në stërvitje në orën 16:00, po në Kampin Nacional të FFK-së, por në fushën me bari artificial.

Këto seanca janë pjesë e përgatitjeve të fundit të përfaqësueseve të Kosovës në prag të ndeshjeve të rëndësishme që i presin në kuadër të kualifikimeve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Juventus e Milan përfundoi pa gola

Published

on

Derbi i madh i javës së gjashtë në Serie A në futboll ndërmjet Juventus dhe Milan ka përfunduar pa gola.

Të dyja këto ekipe janë përballur në 181 ndeshje dhe është barazimi numër 59 deri më tash.

Christian Pulishiq kishte rastin më të mirë për tri pikë të plota të Milan në Torino, por goditja e tij ishte e pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 53.

Edon Zhegrova nuk u paraqit në këtë ndeshje.

Napoli e Roma prijnë pas gjashtë xhirosh në tabelë me nga 15 pikë, pason Milan me 13, Inter e Juventus me nga 12./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara