Sport

​Liga e Evropës rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje

Published

on

Pas dy ditëve me ndeshje në Ligën e Kampionëve, tani radhën ka Liga e Evropës, ku rikthehet sot me një program përplot ndeshje interesante, në kuadër të raundit të 1/32-ës.

Dy përballjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Real Sociedad e Manchester United dhe Benfica e Arsenal.

Pas diskualifikimit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Manchester United do të shikojë që të arrijë sukses në Ligën e Evropës, pasi e hapin këtë garë kundër spanjollëve të Real Sociedad-it.

Në anën tjetër, Arsenal është mysafir i skuadrës portugeze Benfica, por ndeshja do të zhvillohet në stadium neutral, në “Stadio Olimpico” të Italisë, për shkak të protokollit kundër pandemisë Covid-19.

Programi i plotë i ndeshjeve në Ligën e Evropës vijon si më poshtë:

16:00 Dynamo Kyiv – Club Brugge KV (Stadiumi NSC Olympiyskiy)

18:55 Braga – AS Roma (Stadiumi Braga Municipal)

18:55 FK Crvena Zvezda – AC Milan (Stadiumi Rajko Mitic)

18:55 Krasnodar – Dinamo Zagreb (Stadiumi i Krasnodarit)

18:55 Olympiacos Piraeus – PSV (Stadiumi Karaiskaki)

18:55 Real Sociedad – Manchester United (Stadiumi neutral, Allianz)

18:55 Slavia Prague – Leicester City (Stadiumi Sinobo)

18:55 Wolfsberger AC – Tottenham (Stadiumi neutral, Puskás Aréna)

18:55 Young Boys – Bayer Leverkusen (Stadiumi Wankdorf)

21:00 Antwerp – Rangers (Stadiumi Bosuilstadion)

21:00 Benfica – Arsenal (Stadiumi neutral, Stadio Olimpico)

21:00 Granada CF – Napoli (Stadiumi Nuevo de Los Carmenes)

21:00 Lille – Ajax (Stadiumi Stade Pierre Mauroy)

21:00 Maccabi Tel Aviv – Shakhtar Donetsk (Stadiumi Bloomfield)

21:00 Molde – Hoffenheim (Stadiumi Estadio de la Ceramica)

21:00 RB Salzburg – Villarreal (Stadiumi Red Bull Arena)

Sport

Prishtina mposht Dritën dhe merr kryesimin në Superligë

Published

on

By

Prishtina ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 2:1.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën në fushën me bari artificial në Gjilan, pasi ishte shtyrë për shkak të angazhimit të Dritës në garat evropiane.

Kryeqytetasit kaluan herët në epërsi me golin e ish-futbollistit të Dritës, Blend Baftiu.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt, duke barazuar shifrat në minutën e 19-të. Për 1:1 realizoi sulmuesi Blerim Krasniqi, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Prishtina arriti të shënojë edhe golin e fitores. Ardian Hasani realizoi me kokë për 2:1, ndërsa goli u konfirmua pas rishikimit të situatës përmes sistemit VAR.

Kujtojmë se këto dy skuadra ishin përballur edhe më 25 tetor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku Drita kishte triumfuar me rezultat të thellë 3:0.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e parë të tabelës me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva që renditet e dyta.

Në anën tjetër, Drita mbetet në pozitën e tretë me 23 pikë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Drita e Prishtina përballen sot në Gjilan për majën e tabelës

Published

on

By

Kampioni në fuqi, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, do të përballen sot në Gjilan në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës. Sfidë kjo ku tri pikët mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në luftën për kreun e tabelës.

Ballafaqimi i dy gjigantëve të futbollit vendor do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari artificial në Gjilan, ku ambalazhohet një përplasje e fortë taktike. Për skuadrën e Dritës, ky takim përfaqëson shansin ideal për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për t’u barazuar me Prishtinën në pozitën e dytë me 26 pikë. Në krahun tjetër, bardhekaltërit nga kryeqyteti synojnë një fitore që do t’i ngjiste në kuotën e 29 pikëve, duke parakaluar lideren aktuale, Malishevën, që udhëheq me 27 pikë.

Format e të dyja ekipeve paralajmërojnë një duel mjaft interesant. Drita hyn në këtë përballje pas katër fitoreve radhazi në kampionat, përfshirë edhe një triumf bindës 0-3 të arritur pikërisht ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndërkaq, Prishtina – e cila e e nisi këtë edicion me shtatë fitore rresht – ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë dulet e fundit, duke kërkuar kësisoj këndelljen në një nga transfertat më të vështira të sezonit.

Peshën e takimit e rrit edhe bilanci i historikut mes tyre. Në dhjetë përballjet e fundit, Drita dominon me pesë fitore kundrejt dy të Prishtinës, ndërsa tri sfida janë mbyllur me barazim. Sidoqoftë, Prishtina mbetet skuadra më e dekoruar në vend me 11 tituj kampioni, nëntë Kupa dhe 11 Superkupa pas pavarësimit të futbollit kosovar. Nga ana tjetër, Drita ka konsoliduar suksesin në futbollin e pasluftës me pesë tituj kampioni, dy prej të cilëve radhazi në edicionet e fundit, duke i dhënë këtij derbi të gjitha përbërësit e një përplasjeje të madhe sportive. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Galatasaray triumfon ndaj Stuttgartit: Batrakov dypikësh dhe vendimtar në Stamboll

Published

on

By

Galatasaray ka arkëtuar tri pikë me mjaft peshë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Stuttgartin me rezultatin 2-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Skuadra turke e nisi sfidën me një ritëm të lartë dhe arriti të krijojë epërsi të dyfishtë që në 15 minutat e para. Protagonist i padiskutueshëm i takimit ishte Alexey Batrakov, i cili realizoi të dy golat e vendasve. Fillimisht, ai shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës për të zhbllokuar shifrat, ndërsa tri minuta më vonë çoi peshë tifozët duke dërguar topin në rrjetë pas asistimit të Davinson Sanchez.

Gjermanët provuan të reagonin që në minutat e para, por Jamie Leweling goditi shtyllën. Në vijim, Stuttgarti rriti presionin përmes tentimeve të Chris Fuhrich dhe Deniz Undav, mirëpo portieri i vendasve, Ugurcan Cakir, u shfaq në formë të shkëlqyer duke ndalur çdo rrezik. Në pjesën e dytë, Fuhrich realizoi një gol të bukur nga distanca, mirëpo pas rishikimit në sistemin VAR, realizimi u anulua për pozitë jashtë loje.

Përbaljka u karakterizua nga një atmosferë mjaft e tensionuar në fushë, ku gjyqtari shpërndau tetë kartonë të verdhë, ndërsa në një moment shpërtheu edhe një përplasje e ashpër mes Deniz Undav dhe Baris Alper Yilmaz.

Pavarësisht trysnisë së mysafirëve, Galatasaray ruajti epërsinë deri në bilbilin e fundit. Me këtë fitore, gjiganti turk ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e 14-të të tabelës, ndërsa Stuttgarti mbetet në vendin e tetë me shtatë pikë të grumbulluara. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Barcelona shkëlqen ndaj Aston Villas: Katalunasit triumfojnë bindshëm 3-0

Published

on

By

Barcelona ka regjistruar një fitore të madhe dhe mjaft bindëse para tifozëve të vet, duke mposhtur Aston Villan me rezultatin e pastër 3-0, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalunase diktoi ritmin që nga fillimi i takimit. Talenti Lamine Yamal i dha avantazhin e hershëm vendasve, duke zhbllokuar shifrat pas vetëm shtatë minutave lojë. Ndonëse Aston Villa provoi të kundërpërgjigjej dhe pati një mundësi të mirë përmes Johan Manzambit, i cili dështoi nga afërsia, mysafirët nuk arritën të konkretizojnë.

Dominimi i Barcelonës u konfirmua edhe në pjesën e dytë. Raphinha u përkujdes për golin e dytë në minutën e 52-të pas një bashkëpunimi të bukur me Ferminin, ndërsa po i njëjti lojtar vulosi triumfin me një tjetër realizim spektakolar në minutën e 64-t.

Me këtë fitore të merituar, Barcelona ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në tabelë, duke barazuar pikërisht me Aston Villan pas katër ndeshjeve të para në këtë fazë të kompeticionit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara