Sport

​Lewandowski: Nuk dua ta luaj më për Bayernin

Për shërbimet e Lewandowskit besohet se ka interesim të fuqishëm nga Barcelona.

Published

on

Robert Lewandowski ka deklaruar se ai përfundimisht e ka mbyllur aventurën e tij me Bayernin.

Sulmuesi polak pritet që të ndahet me gjigantin bavarez dhe në sezonin e ri do të paraqitet me fanellën e ndonjë klubi tjetër. Ai ka thënë se tashmë nuk shëh asnjë mundësi që të vazhdojë me këtë klub dhe se tashmë nuk ka më as dëshirë për të luajtur aty.

“Aventura ime me Bayernin ka përfunduar. Nuk shoh ndonjë mundësi që të vazhdojë të luaj më shumë në këtë klub”, tha sulmuesi polak.

“Bayerni është klub serioz dhe nuk besoj që ata duan të më mbajnë mua. Largimi im është gjëja e duhur në këtë rast dhe shpresoj që ata të mos më pengojnë”, ka shtuar ai.

Për shërbimet e Lewandowskit besohet se ka interesim të fuqishëm nga Barcelona.

Sport

Armando Broja i mallkuar, dëmtohet rëndë në FA Cup, del me barelë nga fusha

Published

on

Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 68-të të takimit të FA Cup mes Evertonit dhe Peterborough (2-0). Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u fut në fushë për të zëvendësuar Beton, por gjatë një dyluftimi ai ra në tokë pas një goditjeje të keqe të këmbës. Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë dhe e stabilizoi këmbën e tij me protezë.

Broja doli me barelë nga fusha mes lotësh dhe me shumë shqetësime, pasi ky ishte një tjetër dëmtim i rëndë për të, teksa pritej që ai të kthehej në versionin më të mirë të tij. Megjithatë, shkalla e dëmtimit do të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore më të detajuara./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Kriza në futbollin spanjoll: Atletico Madrid kundër Barcelonës për regjistrimin e Olmo dhe Víctor!

Published

on

Atletico Madrid ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me një çështje të nxehtë në futbollin spanjoll, që ka të bëjë me regjistrimin e lojtarëve të FC Barcelona, Dani Olmo dhe Pau Víctor. Në një komunikatë për mediat, klubi madrilen ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për vendimin e Këshillit të Lartë të Sportit (CSD) të marrë më 8 janar 2025, i cili ka lejuar Barcelonën të regjistrojë këta lojtarë, pavarësisht se nuk ka përmbushur afatin e fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm.

“Ne besojmë se ky vendim rrezikon sistemin aktual të futbollit, duke vënë në pikëpyetje rregullat e lojës”, thuhet në deklaratën e Atletico Madrid. Ky reagim erdhi pasi Barcelona kishte afat deri më 31 dhjetor 2024 për të provuar se kishte qëndrueshmëri financiare për të regjistruar Olmo dhe Pau Víctor për pjesën e dytë të sezonit 2024-2025. Përkundër përpjekjeve për të plotësuar kërkesat financiare, Barcelona nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin në afatin e caktuar, duke e çuar situatën në apel.

Në këtë kontekst, Barcelona kishte kërkuar ndihmën e Këshillit të Lartë të Sportit (CSD), një institucion qeveritar, duke argumentuar se mosregjistrimi i lojtarëve mund të shkaktonte pasoja financiare të rëndësishme për klubin. Kjo është për shkak të një klauzole në kontratën e Dani Olmo, e cila mund të shkaktonte një katastrofë financiare për Barcelonën nëse aktivizohej. CSD, duke e mbështetur kërkesën e Barcelonës, ka miratuar një masë të përkohshme, e cila lejon regjistrimin e Olmo dhe Víctor, duke theksuar se mosregjistrimi i tyre mund të dëmtonte interesat e LaLigës dhe të ekipit kombëtar të Spanjës.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në futbollin spanjoll, me Atletico Madrid që e konsideron atë një cenim të rregullave dhe një rrezik për integritetin e sistemit të futbollit. Tensionet mes klubeve dhe institucioneve të futbollit pritet të vazhdojnë, pasi ky vendim i CSD mund të hapë një precedent të ri për trajtimin e situatave të ngjashme në të ardhmen./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Sport

Muriqi me shokë do ta sfidojnë Realin sonte në Superkupën e Spanjës

Published

on

Vedat Muriqi dhe skuadra e tij, Mallorca, do të sfidojnë sonte Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës. Mallorca, si finaliste e Copa del Rey, do të ketë mundësinë të kërkojë trofeun e Superkupës përmes dy ndeshjeve, ku mund të arrijnë finalen pas sfidës me ekipin e njohur të Madridit.

Për Muriqin dhe shokët e tij, ky është një mision i vështirë, pasi Real Madrid konsiderohet favorit në këtë përballje. Megjithatë, Mallorca do të synojë të kalojë pengesën e madhe të “Los Blancos” për të arritur në finale dhe për t’u përballur me Barcelonën, që mbrëmë mundi Athletic Bilbaon.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në stadiumin “King Abdullah Sports City” dhe do të nisë në orën 20:00. Një fitore e mundshme për Mallorcën mund të sjellë një finale të papritur, me një “El Clasico” mes Barcelona dhe Real Madrid./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Sokol Cikalleshi mbyll përvojën në Iran, kthehet në Turqi

Published

on

Sokol Cikalleshi ka mbyllur kapitullin e tij me Traktorin në Iran dhe ka vendosur të rikthehet në Turqi, ku ka kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij. Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është prezantuar këtë të mërkurë te skuadra e Adanasporit, një ekip që militon në Ligën e Dytë turke. Ky transferim është konfirmuar nga klubi i Adanasporit, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshje parimore me Cikalleshin, i cili ka luajtur më parë te Koniaspor dhe Traktori në Iran.

Në njoftimin e tij, Adanaspori tha se Cikalleshi do të arrijë në Stamboll këtë të premte, ku do të kalojë kontrollet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e tij zyrtare me ekipin. Cikalleshi ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u rikthyer në Turqi, ku ka pasur një periudhë të suksesshme dhe ka fituar përvojë të çmuar.

Aktualisht, Adanaspori renditet në vendin e 19-të të Ligës së Dytë turke, me vetëm 15 pikë nga 18 ndeshje të luajtura, ndërsa diferenca me vendin e 16-të është 7 pikë. Ky është një moment i vështirë për klubin, dhe përforcimi i Cikalleshit mund të jetë një hap i rëndësishëm për përmirësimin e rezultatit dhe rikthimin në rrugën e suksesit./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara