Sport

​Lewandowski dhe Gnabry thyen rekordin e Ronaldos dhe Bale

Published

on

Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry kanë shënuar gjithsej 24 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët e Bayern shkatërruan rekordin e Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, të cilët arritën 23 gola në sezonin 2013/2014.

Portugezi shënoi 17 dhe uellsiani gjashtë gola, ndërsa kjo situatë, tani për tani, është disi ndryshe.

Lewandowski tundi rrjetën edhe pesëmbëdhjetë herë, dhe Gnabri nëntë herë, dhe kjo i nisi në pozicionin e parë.

Bayern do të luajë kundër Paris Saint-Germain në finale, të dielën, ora 21.00, dhe në atë duel, dueti i klubit të Munihut do të ketë një shans për të përmirësuar rezultatin e tyre.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara