Kronikë e zezë

​Lëndohen dy persona në aksidentin që ndodhi mes një kamioni dhe veture në rrugën Prishtinë-Lipjan

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksidenti.

Published

on

Dy persona janë lënduar në aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në rrugën Prishtinë-Lipjan. Aksidenti ndodhi mes një veture dhe një kamioni.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se dy persona kanë pësuar lëndime dhe se të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 09:20, në rrugën Prishtinë – Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Ahmeti.

Ajo tha se tashmë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksidenti.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, shtoi ajo. 

Lajmet

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara