Lajmet

​LDK: Qeveria ndan lëmoshë për qytetarët

LDK-ja mbështet tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sot ndaj zotimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për punëtorët në sektorin privat e publik, pensionistët dhe studentët.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media theksoi se në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik, kjo qeveri po iu ndanë qytetarëve lëmoshë.

“Në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik afatgjatë dhe të investimeve kapitale që sjellin të mira, kjo qeveri po iu shpërndanë qytetarëve lëmoshë nga 100 euro vetëm për muajin prill. Kjo qeveri është vonuar, në fakt, nuk kishte vepruar fare për të zbutur rritjen enorme të çmimeve. Ndaj, 100 euro politike nuk i mbulojnë krizat dhe as nuk ofrojnë zgjidhje ekonomike. Ne si LDK me muaj të tërë i kemi ofruar qeverisë zgjidhje konkrete përmes zvogëlimit të tatimeve, si TVSH dhe akciza në produktet esenciale, ku në këtë mënyrë do të zvogëloheshin çmimet e këtyre produkteve, si ushqimi, energjia elektrike dhe karburantet… Qeveria po i ndanë 100 euro milionerit dhe 100 euro pensionistit”, theksoi Mustafa.

Deputeti Mustafa theksoi se LDK mbështet ndryshimet ligjore për tërheqjen e një përqindje të caktuar të mjeteve prej Trustit.

“Sa i përket Trustit, LDK e përkrah si ide në mungesë dhe paaftësi të qeverisë. LDK vlerëson se i vetmi opsion mbetet tani më që t’u lejohet qytetarëve të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve në Trust. Por, për t’u analizuar në mënyrë të qëndrueshme financiare, LDK insiston që qeveria fillimisht të përcaktojë nivelin e përqindjes së përballueshme për Trustin dhe t’u ofrohet qytetarëve një garanci që këto fonde pastaj do të rimbursohen në Trust, dhe kjo të ndodhë në plan afatshkurtër, në mënyrë që ata qytetarë që i tërheqin mjetet të mos shndërrohen në raste sociale”, theksoi ai.

Gjatë ditës, edhe parti të tjera opozitare kanë cilësuar masat e reja të qeverisë një lëmoshë për qytetarët dhe vendim populist.

Lajmet

Nissinen: Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike

Published

on

By

Me përfundimin e mandatit diplomatik trevjeçar në Kosovë, Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen, ka ndarë me The Geopost reflektimet e tij mbi përvojën personale dhe profesionale në vend.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, përmes projekteve të shumta në fushat e arsimit, shoqërisë civile, integrimit evropian dhe luftës kundër dezinformimit.

Në intervistën për The Geopost, Nissinen flet për momentet më domethënëse të misionit të tij diplomatik, për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, si dhe për shpresat e tij për të ardhmen e vendit. Derisa shprehet i bindur se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.

Ai jep mesazhe të qarta për domosdoshmërinë e investimit në njerëz, edukim dhe bashkëpunim të gjerë shoqëror si rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe evropiane për Kosovën./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Princi Salman fton Osmanin në Arabinë Saudite

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Në fokus të diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik, përfshirë nxitjen e investimeve në Kosovë, si dhe mbështetja e mëtejshme ndërkombëtare që Arabia Saudite mund të ofrojë për Kosovën. Palët u pajtuan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke theksuar përkushtimin institucional të Kosovës për thellimin e kësaj miqësie.

Gjatë takimit, ambasadori Hifzi i dorëzoi Presidentes Osmani ftesën zyrtare të Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Arabisë Saudite, Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin prestigjioz “Future Investment Initiative”, që do të mbahet së shpejti në Riad.

Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të punuar ngushtë me Mbretërinë e Arabisë Saudite në funksion të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit strategjik./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Kosovë-Suedi

Published

on

Ndeshja e radhës e kualifikimeve për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Suedisë do të drejtohet nga gjyqtari holandez Allard Lindhout. Sfida zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Allard Lindhout, i lindur më 11 shtator 1987 në Warmond të Holandës, është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2014.

Gjatë karrierës së tij ka drejtuar dhjetëra ndeshje ndërkombëtare, duke u dalluar për vendimet e sakta dhe për eksperiencën e tij në ndeshje të rëndësishme.

Asistentë të Lindhout në këtë ndeshje do të jenë Rogier Honig dhe Johan Balder, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Joey Kooij.

Për sistemin VAR do të kujdeset Clay Ruperti me asistencë nga Jeroen Manschot, të gjithë nga Holanda. Delegat i UEFA-s për këtë takim është Patrick Duffy nga Irlanda, ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Stávros Tritsónis nga Greqia.

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës, e cila kërkon kthimin në rrugën e fitoreve pas humbjes 4-0 nga Zvicra./S.K/KP/World Football/

Continue Reading

Lajmet

Rekomandohet të mos përdoret për pije uji në Vushtrri

Published

on

By

KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që të mos e përdorin për pije ujin, deri në një njoftim tjetër.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve laboratorike, pasi mostrat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të nderuar konsumatorë të Vushtrrisë. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike). Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!” – ka njoftuar KRU “Mitrovica”.

Të dielën kishte pëlcitur një gyp në rrugën “Bahri Kuqi” dhe ishte ndërprerë furnizimi me ujë i një zone./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara