Published
3 years agoon
By
Betim GashiLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan thonë se nga matjet e para në terren, kandidati i tyre për kryetar Lutfi Haziri po prin në garë për të udhëhequr komunën e Gjilanit edhe një mandat.
Shefi i Shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli tha se diku rreth 41% e qytetarëve të Gjilanit e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Sipas tij, procesi zgjedhor në këtë komunë ka shkuar pa asnjë telashe.
“Diku rreth 41 % apo mbi 21 qytetar kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 19:00 dhe deri tash deri në përmbyllje nuk kemi vërejtur asnjë incident të mundshëm gjithçka ka shkuar normale… Në matjet e para që I kemi në terren LDK prin në matjet e para, Lutfi Haziri prin kundër kandidatit dhe ju e dini që gjatë gjithë ditës që kompani të shumta gjatë gjithë ditës kanë qenë Gjilan dhe rezultat e para që kemi marr Lutfi Haziri prin“, tha ai.
Kandidati I LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka kundërkandidat kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
Lajmet
Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, po bëhen teste laboratorike
Published
19 seconds agoon
December 19, 2024By
UBTNewsAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se është duke e monitoruar situatën pasi Sistemi evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarmin për mandarinat që vinë nga Shqipëria.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë”, njoftoi AUV.
Ky institucion tha se ka shtuar masat e kontrollit dhe do të merren mostra për testim. Në këtë mënyrë, sipas AUV-it, do të përcaktohet nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara.
Ngarkesat, sipas njoftimit, janë ndaluar në pikë-kontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.
“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesor të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjor kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte”, thuhet në njoftim.
Në javët e fundit, disa shtete si Italia, Kroacia e Republika Çeke i kanë kthyer ngarkesat nga Shqipëria në kufi
Lajmet
Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë
Published
9 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTNewsBeogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizitë në Preshevë.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani njofton se ky është një akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës.
“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje. Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Lajmet
APK lanson aplikacionin për raportimin e korrupsionit
Published
13 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTNewsAgjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP ne Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit, e cila do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha ky aplikacion tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.
“Ne si agjenci, tentojmë të jemi dëshmitarë dhe shembull i mirë i përdorimit të teknologjisë në mbizotërimin e drejtësisë. Ky aplikacion, i cili do të lansohet sot dhe shumë aplikacione tjera, të cilat janë lansuar në të kaluarën, tregojnë që teknologjia mund të vihet në shërbim të sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit…Ne i kërkojmë secilit qytetar të Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë me ne, sepse pjesëmarrja qytetare është fuqia jonë”, tha Buleshkaj.
Ndërsa, kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e APK, Adnan Rrustemi shtoi se kjo platformë ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë rastet e korrupsionit.
“Lansimi i platformës ‘Raporto korrupsionin’, përfaqëson jo vetëm një mjet inovativ, por edhe një shembull të përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit të korrupsionit. Kjo platformë është si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së fuqishme e UNDP-së në Kosovë. Teknologjia gjithsesi ka një rol thelbësor në parandalimin e korrupsionit, platforma ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë raste të korrupsionin”, shtoi Rrustemi.
Gjithashtu, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit.
“Kemi një partneritet shumë të gjatë në parandalimin e korrupsionit. Kemi mbështetur agjencinë në mënyrë që të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit. Është bazuar në modelin e Republikës së Koresë”, u shpreh Tarlton.
Lajmet
Abdixhiku pret Hovenierin në takim lamtumirës
Published
17 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTNewsKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin, Jeffrey Hovenier.
Abdidhiku i ka dhuruar Hovenierit fanelat e Kosovës për gjashtë mbesat dhe nipin e tij që sipas tij t’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.
“E falënderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve! Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtares së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sepse lidhja jonë është ideologjike, është institucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet”.
Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, po bëhen teste laboratorike
Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë
APK lanson aplikacionin për raportimin e korrupsionit
Abdixhiku pret Hovenierin në takim lamtumirës
Shkupi në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Dëmet nga lufta në njerëz dhe ekonomi, ASK prezanton të dhënat për numrin e të vrarëve
“Shikon çdo kafshatë”/ Dieta e rreptë që ndjek Melania Trump
Ancelotti futet në histori, bëhet trajneri më i suksesshëm te Real Madrid
Publikohen pamje të filmit të ri të Arnold Schwarzenegger, ai duket si Santa Claus
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman