Sport

​Lansohet platforma “FIFA +” në të cilën do të transmetohen ndeshjet pa pagesë

Falë kësaj, tifozët do të mund të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjet e ligave kombëtare nga e gjithë bota pa pagesë.

Published

on

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA ka njoftuar lindjen e “FIFA+”, platformës së parë argëtuese dixhitale të futbollit në botë.

Falë kësaj iniciative të organizatës më të madhe të futbollit, tifozët do të mund të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjet e ligave kombëtare nga e gjithë bota pa pagesë dhe të kenë akçes në statistika dhe përmbajtje ekskluzive.

Presidenti i FIFA-së Giovanni Infantino tha për këtë platformë se është hapi i parë drejt demokratizimit të futbollit.

“FIFA + është hapi tjetër në realizimin e vizionit tonë për ta bërë futbollin vërtetë global dhe gjithëpërfshirës, dhe është baza e misionit kryesor të FIFA-s për përhapjen dhe zhvillimin e futbollit, globalisht. Ky projekt përfaqëson një ndryshim kulturor në mënyrën se si lloje të ndryshme tifozësh të futbollit duan të eksplorojnë dhe lidhen me futbollin botëror dhe ka qenë një pjesë kyçe e vizionit tim për periudhën 2020-2023. Ai do të përshpejtojë demokratizimin e futbollit dhe ne jemi të lumtur ta ndajmë këtë projekt me fansat”, theksoi Infantino.

Nëpërmjet kësaj platforme të re dixhitale, të disponueshme sot, tifozët në mbarë botën do të kenë akçes në mbi 29,000 ndeshje futbolli për meshkuj dhe më shumë se 11,000 ndeshje futbolli për femra, me një total prej mbi 40,000 ndeshjesh. Ndeshjet e transmetuara do të jenë ato të kampionateve të gjashtë konfederatave. Përveç këtyre, një arkiv do të jetë gjithashtu i disponueshëm me të gjitha ndeshjet e filmuara ndonjëherë nga të gjitha Kupat e Botës për meshkuj dhe femra që datojnë në vitet 1950.

Përveç kësaj përmbajtjeje, do të ketë edhe lajme të përditshme nga futbolli, lojëra interaktive, kuize, gara fantazie dhe parashikime. Po ashtu, në këtë platformë do të ngarkohen gjithashtu përmbajtje ekskluzive dokumentare që tregojnë një gamë të gjerë historish, nga realitetet e vogla lokale te ekipet kombëtare dhe heronjtë e futbollit të djeshëm dhe të sotëm, të vendosura në më shumë se 40 vende.

Continue Reading

Sport

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Me një indeks vlerësimi prej 31, basketbollisti i Yllit u dallua si një nga lojtarët më efikasë të kësaj xhiroje, duke merituar çmimin MVP të javës.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

25-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 1:0 të Malishevës ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e Ibishit, duke theksuar se përveç golit vendimtar, sulmuesi u dallua edhe për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Ibishi ka merituar vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara