Lajmet

​Lajçak dhe Palmer takojnë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë

Published

on

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, kanë nisur ditën e dytë të vizitës së tyre në Kosovë duke takuar përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Në një postim të bërë pak minuta më parë në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Lajçak ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm janë njoftuar për aktivitetet e tyre në terren.

“Së bashku me mikun tim të mirë, Matt Palmer, e nisëm ditën e dytë të vizitës me një mëngjes të dobishëm me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë. Si përherë, një pasqyrë mjaft e mirë për aktivitetet e tyre në terren”, ka shkruar Lajçak në postimin e tij.

Pas pak minutash, Lajçak dhe Palmer pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Të njëjtit, gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme me përfaqësuesit institucional në Kosovë, nisur nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Derisa, Palmer, i vetëm ka takuar edhe përfaqësuesit opozitarë, duke nisur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë. Në këto takime është diskutuar për dialogun, bashkëpunimin rajonal dhe agjendën europiane të Kosovës.

Pikërisht për të diskutuar çështjen e dialogut, Lajçak dhe Palmer ishin takuar më 26 maj në Bruksel.

Lajmet

Seanca konstituive ndërpritet, vazhdimi më 23 maj

Published

on

By

Për të nëntëmbëdhjetën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Vazhdimi i sotëm ishte i njëjtë me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Ishin 54 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 23 maj, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë.

Çfarë do që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike

Published

on

By

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit se nuk mund t’ia japë postin e kryeparlamentarit një partie që ka vetëm tre deputetë.

Limaj ka autoritet dhe njihet si autoritet përafrues në skenën politike. Por pesha e një lideri nuk varet nga numrat në politikë”, tha Izmaku.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja

Published

on

By

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Janë deklarata dëshirore të zotit Kurti pa dashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjika e Vetëvendosjes: imponimi, diktati ashtu siç funksionojnë brenda partisë së tyre. Mendojnë që duhet edhe subjektet politike t’i nënshtrohen. Kjo është e papranueshme. Nuk jemi për dëshira personale këtu. Jemi për t’u shërbyer qytetarëve dhe për formimin e institucioneve. Nuk ka pritshmëri. Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja”, tha Zemaj.

Continue Reading

Të kërkuara