Sport

​Ky është stadiumi i parë që do të emërohet me emrin e Peles

“Estadio Nacional de Cabo Verde” me 15 mijë ulëse, që ndodhet pak kilometra jashtë kryeqytetit Praia, do të quhet “Stadiumi Pele”.

Published

on

Stadiumi kombëtar i Cape Verde do të riemërohet me emrin Pele, ka thënë kryeministri i vendit.

“Estadio Nacional de Cabo Verde” me 15 mijë ulëse, që ndodhet pak kilometra jashtë kryeqytetit Praia, do të quhet “Stadiumi Pele”.

Lajmi vjen pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, propozoi që çdo vend të emërojë një stadium me emrin e legjendës së futbollit që vdiq më 29 dhjetor, në moshën 82-vjeçare.

“Si nderim dhe mirënjohje për këtë figurë që na bën të gjithëve të mrekullueshëm, manifestoj synimin për ta emërtuar stadiumin tonë kombëtar “Stadiumi Pele”, në një nismë që besoj se do të ndiqet nga disa vende të botës”, tha Ulisesi.

Kape Verde dhe Brazili kanë një histori dhe kulturë që shkojnë krah për krah, duke pasur parasysh se janë dy vende simotra, të lidhura nga gjuha dhe identitetet shumë të ngjashme.

Sport

Rin Ahmeti shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Sulmuesi i Prishtinës, Rin Ahmeti, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës, duke u vlerësuar me çmimin “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Ahmeti e fitoi këtë epitet pas paraqitjes vendimtare në përballjen ndaj Ballkanit, ku realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke ia siguruar Prishtinës fitoren me rezultat 1:0.

FFK-ja e shpalli të martën sulmuesin kryeqytetas si më të mirin e javës, duke vlerësuar kontributin e tij në një përballje të rëndësishme të kampionatit.

“Ahmeti realizoi golin vendimtar të takimit, duke i siguruar Prishtinës tri pikë tejet të vlefshme. Me paraqitjen e tij dhe golin e shënuar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës kryeqytetase në një përballje të rëndësishme të kampionatit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

D.L

Continue Reading

Sport

Arda Guler, zgjidhja e mundshme për mesfushën e Real Madridit

Published

on

By

Real Madridi po shqyrton mundësinë e ndryshimeve në mesfushë, me Arda Gulerin që shihet si një alternativë për të sjellë më shumë kreativitet, kontroll dhe qetësi në organizimin e lojës, raporton gazeta spanjolle “Diario AS”.

Futbollisti turk po kalon një sezon të mirë, duke regjistruar dy gola dhe pesë asistime në 10 paraqitje. Deri më tani, ai është aktivizuar kryesisht në krahun e djathtë të sulmit, por paraqitjet e tij kanë nxitur diskutime për një rol më qendror në skuadër.

Sipas raportimeve, Guler mund të aktivizohet si njëri prej dy mesfushorëve në formacionin me bosht të dyfishtë, ku do të kishte përgjegjësi më të mëdha në ndërtimin e aksioneve, shpërndarjen e topit dhe kontrollin e ritmit të lojës.

Deri tani, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde kanë qenë ndër zgjedhjet kryesore në këtë repart, megjithëse bashkëpunimi i tyre është kritikuar për mungesë kreativiteti dhe vështirësi në përballimin e presionit kundërshtar.

Me vizionin, teknikën dhe saktësinë në pasime, Guler shihet si një lojtar që mund t’i japë një dimension të ri mesfushës madrilene.

Ndërkohë, aftësia e Valverdes për të luajtur në disa pozicione mund të krijojë hapësirë për ndryshime taktike, duke i mundësuar Real Madridit të shfrytëzojë më mirë potencialin e futbollistëve të tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Java e spektaklit në Champions League, PSG–Barcelona dhe Bayern–Arsenal në qendër të vëmendjes

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha, ku vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës, si dhe sfida mes Bayern Munichut dhe Arsenalit.

Barcelona po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke regjistruar 11 fitore në po aq ndeshje këtë edicion dhe duke realizuar plot 48 gola. Skuadra katalanase, e udhëhequr në sulm nga Lamine Yamal dhe Raphinha, synon të vazhdojë serinë pozitive edhe ndaj PSG-së.

Nga ana tjetër, parisienët vijnë pas gjashtë fitoreve radhazi dhe kanë treguar efikasitet të lartë në sulm. Përballja e së martës pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dy skuadrat, që konsiderohen ndër favoritet kryesore për trofeun evropian.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, kjo javë pritet të jetë një provë e rëndësishme për Barcelonën, e cila synon të dëshmojë se është rikthyer në mesin e skuadrave më të fuqishme të Evropës.

Një tjetër duel i madh zhvillohet të mërkurën në Munih, ku Bayerni pret Arsenalin. Gjermanët mbështeten te forma e shkëlqyer e Harry Kanet dhe fuqia sulmuese, ndërsa londinezët synojnë të ruajnë mbrojtjen e tyre solide, pasi ende nuk kanë pësuar gol në këtë edicion të Championsit.

Ndërkohë, Aston Villa synon të vazhdojë ecurinë pozitive përballë Vikingut, ndërsa Manchester City mund ta pushojë sulmuesin Erling Haaland në ndeshjen ndaj AEK-ut, pas shqetësimeve fizike.

Në anën tjetër, skuadrat italiane kërkojnë rezultate pozitive pas një fillimi të dobët në garën evropiane. Interi, Napoli, Roma dhe Como do të luajnë para tifozëve të tyre, me synimin për të përmirësuar pozitat në renditje.

Xhiroja e tretë e Ligës së Kampionëve premton spektakël, me përballje që mund të ndikojnë ndjeshëm në garën për kreun e tabelës.

D.L

Continue Reading

Sport

Muriq në qendër të kritikave pas humbjes së Sassuolos

Published

on

By

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, është vënë në qendër të kritikave pas humbjes së Sassuolos me rezultat 4:2 ndaj Frosinones.

Paraqitja e portierit 27-vjeçar ka nxitur reagime në mediat italiane, të cilat kanë kritikuar edhe trajnerin Alberto Aquilani për vendimin që ta mbajë Muriqin titullar, pavarësisht gabimeve në ndeshjet e mëparshme.

Mediumi lokal “SassuoloNews” e ka cilësuar besimin e vazhdueshëm të trajnerit te portieri kosovar si një nga vendimet e gabuara, duke theksuar se gabimet e tij ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

Muriq pati një mbrëmje të vështirë, duke u përfshirë në disa nga aksionet që përfunduan me gola për kundërshtarët. Sulmuesi Antonio Raimondo përfitoi nga gabimet në mbrojtje dhe realizoi tre gola.

Pavarësisht kritikave, trajneri Aquilani i doli në mbrojtje portierit kosovar, duke deklaruar se vazhdon të ketë besim të plotë tek ai dhe se një gabim nuk është arsye e mjaftueshme për ta larguar nga formacioni titullar.

Muriq është përballur me kritika edhe gjatë karrierës së tij në klube të ndryshme evropiane. Megjithatë, ai vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore në portën e Përfaqësueses së Kosovës, ku krahas gabimeve ka regjistruar edhe paraqitje të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara