Lajmet

​Kuvendi nis punën, të enjten debati parlamentar për grevat

Pas pushimit mbi një mujor, Kuvendi sot i është rikthyer punës, duke filluar sesionin vjeshtor.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor të enjten më 15 shtator, ku do të mbahet debati parlamentar për grevat e përgjithshme në vend.

Kjo u caktua me vendim të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi në mbledhjen e së hënës së Kryesisë së Kuvendit nuk pati kuorum për vendimmarrje për shkak të mungesës së nënkryetares nga Lëvizja Vetëvendosje dhe atij nga Lista Serbe.

Partia Demokratike e Kosovës, që inicioi debatin parlamentar, por edhe AAK kritikuan Qeverinë për mungesë të dialogut social me sindikatat, kryesisht për shkak, siç thanë të kryeneçësisë nga kryeministri Albin Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se palët duhet të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje, pasi dëmi më i madh po iu bëhet nxënësve dhe arsimit në përgjithësi.

S’ka si të fillojë ndryshe ky sesion vjeshtor parlamentar pa një debat rreth grevave në Republikën e Kosovës. Kjo është java e tretë, e hëna e tretë që do të duhej të fillonte mësimi, por si rezultat i një kryeneçësie nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, mungesë të një dialogu social me sindikatat kemi ardhur në një situatë ku greva po vazhdon dhe ata që po humbin më së shumti janë fëmijët tanë”, tha ai.

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri paraqiti disa nga prioritetet e tyre në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit. Ai tha se është i domosdoshëm miratimi i Projektligjit për paga dhe zbatimi i tij prej datës 1 janar 2023.

Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai tha se duhet të përfundojë me njohje reciproke në lidershipin e ShBA-së.

Në këtë sesion vjeshtor i kemi disa prioritete. Prioriteti i parë për ne është miratimi i Projektligjit për paga dhe fillimi i zbatimit të tij më 1 janar. Nuk ka logjikë që ky ligj të vazhdojë të jetë në konsultime publike dhe të thuhet se do të hyjë në fuqi vetëm në fund të vitit të ardhshëm. Pra, prioriteti i parë është miratimi, sjellja në Kuvend, diskutimi dhe hyrja në fuqi më 1 janar. Çështja e dytë është aspekti që ndërlidhet me energji. Ju e dini se ne kemi pasur tryeza, diskutime dhe debate. Mendojmë se ngritja e vetëdijes, debatit në Kuvend rreth kësaj teme është me rëndësi të veçantë. E treta ka të bëjë me sektorin që neve të sektorit publik na i japin rrogat, i cili është sektori privat. Ekonomia, bizneset e mesme dhe të vogla janë buzë falimentimit. Mos trajtimi i kësaj teme dhe neglizhimi i sektorit privat është problematik…Çështja e dialogut po ashtu është e një rëndësie të veçantë. Ne kërkojmë që sa më shpejt që është e mundshme që Kosova të arrijë një marrëveshje finale, e cila është ligjërisht e obligueshme dhe krijon njohjen reciproke në lidershipin e ShBA-së”, tha Tahiri.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se në seancën e së enjtes do të jenë në rend të ditës edhe tri projektligje për FSK-në.

Projektligji në lexim të parë për shërbimin në Forcën dhe Sigurinë e Kosovës. Projektligji në lexim të parë për FSK-në dhe Projektligji në lexim të parë për Ministrinë e Mbrojtjes”, tha ajo.

Pas pushimit mbi një mujor, Kuvendi sot i është rikthyer punës, duke filluar sesionin vjeshtor.

Lajmet

Gati 300 ushtarë të KFOR-it marshojnë 30 kilometra në Bondsteel në nderim të të rënëve

Published

on

By

KFOR ka njoftuar se gati 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, kanë marrë pjesë në Marshimin Norvegjez në Kampin Bondsteel.

Ky marshim që ka përfshirë 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh dhe u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke pasqyruar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it.

Gati 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, që shërbejnë nën Komandën Rajonale – Lindje brenda misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në Marshimin Norvegjez me Pajisje në Kampin Bondsteel, Kosovë.

Marshimi përfshiu 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh dhe u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke pasqyruar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe paanshmërisht. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë./EO

Continue Reading

Lajmet

Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Published

on

By

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u prit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Bislimi e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, duke përmendur rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe përpjekjet për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Në bisedat rreth integrimit evropian, Bislimi theksoi rëndësinë e pranimit të pyetësorit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i cili do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe avancimin e perspektivës evropiane.

Ai nënvizoi se integrimi në BE mbetet orientim strategjik dhe aspiratë kryesore për Kosovën, duke shtuar se mbështetja qytetare për anëtarësimin në BE është më e larta në rajon.

Po ashtu, Bislimi diskutoi mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, aktualitetin në vend, situatën në rajon dhe zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Në përfundim, Bislimi falënderoi ministrin Krichbaum për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Takimit iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti./EO

Continue Reading

Lajmet

Rama i gatshëm për takim me Kurtin e Muratin – Komuna nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, ani pse dje nuk pranuan që të jetë i pranishëm në takimin me kryetarët e sindikatave të Trafikut Urban.

Pas protestës dy orëshe të punëtorëve të transportit publik, Rama tha se gjendja e njëjtë vazhdon ende.

Ai tha se ka paralajmëruar me muaj të tërë për bllokada që po i bëhen kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Ndërkohë nesër do të mbahet seancë e jashtezakonshme në asamblenë e Komunës për të hyrat vetanake.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve private edhe sot kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Në shenjë proteste punëtorët e trafikut urban dhe sektorit publiko-privat kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit me autobusë, të cilët i kanë vendosur në rrugën “Agim Ramadani” dhe Luan Haradinaj.

Ata kanë bllokuar rrugën te objekti i komunës se Prishtinës dhe mbrapa teatrit.

Punetorët po kërkojnë borxhin që ua ka komuna për të paguar derivatet dhe punëtorët për të rifilluar punën.

Tash e dy ditë, është ndalur qarkullimi i transportit publik ne kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave se e kanë bllokuar të hyrat vetanake, derisa ministri në detyrë, Hekuran Murati ka mohuar një gjë të tillë.

Continue Reading

Lajmet

Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban

Published

on

By

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas bllokadës financiare që e la të bllokuar transportin publik në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se transporti publik falas për shumë kategori është barrë financiare për Komunën e Prishtinës duke thënë se “nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”.

Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren. Ti mundesh me liru kategori nga pagesa por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon. Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare“, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP

Continue Reading

Të kërkuara