Lajmet

​Kuvendi nesër mban debat parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Debati parlamentar vjen pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se do të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë të hënën në një seancë të jashtëzakonshme mbi paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Debati parlamentar vjen pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se do të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike, në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes KEDS dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike KESCO.

ZRrE javën e kaluar ka dalë me propozime për çmimet e rrymës. Ajo i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D, E.

Nëse jeni në kategorinë A, nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. por me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë – 18.87 euro.

Nëse jeni në kategorinë B apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro, por me subvencionim nga Qeveria, ajo mbetet e njëjtë – 27.37 euro.

Nëse jeni në kategorinë C, që do të thotë se për një muaj shpenzoni 600 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 35.86 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 38.92 euro, por me subvencionim ajo mbetet e njëjtë – 35.86 euro.

Nëse jeni në kategorinë D, nëse gjatë muajit shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës është 47.19 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. por me subvencionim ajo do të jetë 59.50 euro.

Ndërsa për kategorinë E, që do të thotë se gjatë muajit shpenzoni 1000 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 58.52 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 109.42 euro. por me subvencionim ajo do të jetë 83.14 euro.

Sipas ZRRE-së, rritja prek vetëm dy kategori të amvisërive D dhe E, përkatësisht qytetarët që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë.

Propozimi i ZRRE-së aktualisht është në konsultim publik. Në rast se propozimi miratohet ashtu siç është, fatura e muajit shkurt do t’iu shkojë konsumatorëve me rritje.

Partitë opozitare në seancën e Kuvendit të mbajtur të enjten e kaluar, kanë ngritur shqetësim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

AAK-ja propozoi një projekt-rezolutë përmes së cilës kërkohej që të mos ketë ngritje të çmimeve, por ajo nuk u miratua pasi nuk gjeti edhe mbështetjen e Vetëvendosjes që ka numrin më të madhe të deputetëve në Kuvend.

lajme

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara